Intelektualët

Postuar në 26 Janar, 2013 07:17
Dr.Adem Harxhi

Tani që po shkruaj këto rreshta për gazetën DITA, në tavolinë kam të hapur librin e Paul Johnson-it INTELEKTUALET. Për ata që nuk e kanë lexuar këtë libër të mrekullueshëm, po rreshtoj emrat e atyre personaliteteve që autori i quan Intelektualët. Ata janë: Rusoi, Shelli, Marksi, Ibseni, Tolstoi, Heminguei, Bertrand Rasëll, Brehti, Sartri, Edmund Uillson, Viktor Golanc, Lilian Helman, Sirill Konëll, Norman Mailer, Xhejms Balduin, Keneth Tinën, Noam Çomski  e të tjerë. Në biografitë   e  tyre, Johnsoni, zbulon të gjitha mëkatet që kanë bërë këta mendimtarë të mëdhenj  dhe leximi i “mëkateve” në libër është shumë dëfryes.
Sigurisht, ka edhe shumë intelektualë të tjerë në botë, që shquhen për veprimtari të ndryshme, por, me siguri, askush, nga ata, nuk është përfshirë në peticione pro-qeveritare. Intelektualët e vërtetë e kanë ngritur zërin fuqishëm kundër veprimeve të padrejta të qeverive. Tek ne, gabimisht, intelektualë quhet çdo profesionist që ka mbaruar një shkollë të lartë. Kjo ka mbetur që nga koha e diktaturës, kur quheshin intelektualë të gjithë njerëzit e shkolluar. Për pushtetin,  përfaqësuesit e kësaj shtrese janë akoma “lakej”. Edhe pse, sot, kjo nuk thuhet aq hapur, sa Lenini ia shkruante Gorkit, në vitin 1919. Ky vlerësim nuk është i rastësishëm. Kjo tregon se oligarkia në pushtet, ka përqafuar traditën bizantine të bashkëpunimit  me shtresën që mendon.
Shpesh, nga sociologët, politikanët dhe nga shoqëria civile, flitet për “Brain Loss”. Mendoj, se kjo nuk duhet parë vetëm si largim fizik jashtë vendit i të shkolluarve. Çfarë rëndësi ka numri i të larguarve, kur në vend, askush, nuk e llogarit mendimin e kësaj të ashtuquajture inteligjencë, që jeton e punon brenda vendit? Nuk kam parë studime sociologjike shqiptare lidhur me këtë temë, por mendohet, se në vendet ish-komuniste, vetëm 3% e popullatës mendon se “inteliktualwt”  ushtrojnë influencë të madhe në zhvillimet e vendit, ndërsa, shumica dërmuese (më shumë se 70%) besojnë se kjo influencë thuajse është inekzistente, ose e parëndësishme.

Në numrin e nënshkruesve të peticioneve, bije në sy prania  e shumë mjekëve. Nuk di ekzakt të them pse ndodh kjo. Çdo njëri ka arsyen e vet, por që me siguri, lidhet me personin, interesat e tij edhe të familjen e tij. Lidhet me ruajtjen e postit, të përfitimeve, emërimet e privilegjuara dhe me marrjen e Dekoratave nga Presidenti. A vlejnë këto përfitime, aq sa të dorëzosh dinjitetin?.

Për këta mjekë, Profesorë e Doktorë të shkencave mjekësore, që drejtojnë sot shëndetësinë, klinikat e spitalet, do të kisha disa pyetje të thjeshta:

A keni parë gjëkundi në Europë, spitale dhe poliklinika si këto publiket në Shqipëri?.
A keni parë gjëkundi nëpër botë spitale, salla operacioni dhe reanimacioni pa sistem ajri të kondicionuar?
A keni parë ndonjë spital në Europë që nuk ka ujë të ngrohtë për t’u larë të sëmurët?
A keni parë ndonjë spital shtetëror dhe privat në botë ku të sëmurët t’u futin lekë në xhep doktorëve, infermierëve, sanitareve dhe portierëve?
A keni parë kund spitale ku nuk ka barna, por të sëmurët, kur kanw mundwsi, shkojnë i blejnë ato vetë në farmaci?

Pyetje tilla mund të bëhen pafund.
Atëherë, pse ju Profesorë, doktorë e mjekë nuk i keni dërguar kërkesa, apo peticione Qeverisë për të rregulluar këto probleme jetike me tww cilat ndesheni por ditë, dhe pasi këto të jenë rregulluar, të kërkoni të na çoni në Europë.

Atyre që u dhëmb vendi dhe njerëzit e vuajtur të këtij vendi, nuk bëjnë peticione në mbrojtje të qeverisë, por i kërkojnë asaj të bëjë ato që nuk ka bërë dhe që duhet t’i bëjë për njerëzit dhe punën. Si nuk foli asnjëri prej nënshkruesve të peticioneve për reformën në shëndetësi, që denigron rolin e mjekut dhe përjashton nga vendimmarrja mjekësore pacientin? Si nuk foli asnjëri për mjekësinë e inshurancave, të cilat rrëmbejnë pjesën më të madhe të fondeve, që duhet të shkojnë për të sëmurët?

Në këto rreshta do të sjell shembullin e shkëlqyer të mjekut, shkencëtarit dhe aktivistit të shquar amerikan, Sidney Farber:

Në 9 Dhjetor të vitit 1969, në një të Diel të akullt, në Gazetën “Washington Post” u çfaq një njoftim që zinte të gjithë faqen . Ky njoftim u vendos  edhe në gazetën “New York Times”  në 17 Dhjetor 1971. Artikulli ishte titulluar:

“CFARË DO NA SJELLË MË VONË SANTA NIKSON?”

Ja njoftimi:

Zoti Nikson: Ju jeni personi  që mund ta kurojë kancerin.
Në qofte se lutjet janë dëgjuar vërtet në Parajsë, njëra prej tyre do të jetë dëgjuar më shumë:
“I dashur Zot, të lutem. JO më Kancer”
Akoma, çdo vit vdesin nga kanceri 318,000 amerikanë.
Këtë vit, Zoti President, është në fuqinë tuaj të filloni t’i jepni fund këtij kursi.

Ndërkohë që rishikoni  Buxhetin, ne u lutemi të kujtoni agoninë e këtyre 318.000 amerikanëve dhe familjeve të tyre.

…….Ne u kërkojmë një perspektivë më të mirë, një mënyrë më të mirë për të harxhuar  paratë tona,  që ato të kursejnë qindra mijëra jetë çdo vit.

…….Dr. Sidni Farber, Ish Presidenti i Shoqërisë Amerikane të Kancerit, beson: “Ne jemi shumë afër për një kurë për kancerin. Na mungon dëshira dhe  paratë, që ju i keni  planifikuar për të dërguar një njeri në Hënë.”

…….Në qoftë se do të na lini të dështojmë, Zoti President, me siguri,  pasojat do të jenë shumë të rënda:

Njëri në gjashtë amerikanë që tani jetojnë, do të vdesë nga kanceri, pra 34,000.000 njerëz do të vdesin nga kanceri në qofte se kjo kurë nuk do të gjendet.

Një në katër amerikanë që tani jetojnë, pra 51.000.000 njerëz, do të vuajnë nga kanceri në të ardhmen.

E thënë thjesht, ne nuk mund ta pranojmë këtë.

Me këtë letër, kanceri, deklaroi urgjencën e tij dhe largoi hijen që e mbulonte, në kuadrin e mjekësisë plot shkëlqim. Ai u vu nën vëzhgimin publik dhe u kthye në një sëmundje me përparësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Me Farberin filloi një gjeneratë doktorësh dhe shkencëtarësh, që për kancerin nuk pëshpëritej, por flitej hapur. Kancerin e gjejmë në gazeta, në libra, në filma dhe teatër.

Niksoni, nuk kishte shumë besim tek shkencëtarët, të cilët shpesh i quante “nuts” ose “bastardë”. Ai nuk donte ta jepte  kontrollin e shkencës në dorë të burokratëve shkencorë. Atij  i ishte sosur durimi, sepse zgjedhjet e vitit 1972 po afronin. Më herët, po atë vit, Bob Wiedrich komentator në gazetën “Chikago Tribune” pat thënë: “Në qoftë se Richard Milhous Nixon…do të arrijë këto dy qëllime gjigante – dhënies fund të luftës në Vietnam dhe të fitonte mbi kancerin – atëherë, ai, do ta gdhendë emrin e vet në nishen e historisë kombëtare, në proporcione linkolneske. Ai do të ketë bërë më shumë se dërgimi i njeriut në hënë.”

Në 23 Dhjetor të vitit 1971, në një mbrëmje të ftohtë në Washington, Niksoni firmosi Aktin Nacional të Kancerit, në një ceremoni të vogël në Shtëpinë e Bardhë. Niksoni u përkul mbi tavolinë dhe firmosi me pamje të gëzuar. Mary Lasker, nënshkruesja e letrës, një bashkëluftëtare e shquar e S.Farberit,  rrëzëllente  në karrigen e saj.  Farberi, shkencëtari, intelektuali, me gjithë se kryesori, zgjodhi të mos merrte pjesë në këtë ceremoni.

Ja çfarë bëjnë Intelektualët, doktorët dhe shkencëtarët luftëtarë, që u dhëmb jeta e njerëzve. Ata nuk merren me peticione pa asnjë vlerë.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Dr. Harxhi ka harruar ti pyese "firmosesit":

Ne cilin vend te Europes, MJEKET jane te gjithe, e theksoj TE GJITHE, ne liste pagesat e kompanive farmaceutike ne vend, dhe nuk u japin pacienteve Ilacet e domosdoshme per ta, por ilacet per te cilat Kompanite Farmaceutike u japin bonuse parash, per sasine e recetave te leshuara?

Submitted by Kafshist Kritik (not verified) on

Kjo është një akuzë mjaft e rëndë!.

Hera e parë që e dëgjoj. Nuk e di nëse ka ndonjë ligj që e ndalon këtë.

Në vendet europiane më kanë thënë se ka një ligj që i detyron mjekët të japin në receta emrin e proincipit aktiv dhe jo emrin komercial të ilaçit.Kështu kur pacienti vete tek farmacisti edhe ky ka detyrimin ti japi ilaçin, që përmban principin aktiv në fjalë, më pak të shtrenjtë. Sepse principi aktiv është i njëjtë, por nga një kompani tek tjetra ndryshojnë vetëm "ngjyruesit" apo shija që i jepet për ta bërë më të gëlltitshëm.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Thjesht dhe mjaft bukur, doktor Harxhi!

Por, vetem keshtu si i ka katandisut doktori i djeshem spitalet e sotme, do mund te behet biznes nga keta "palo mjeke" që vetem politika u paskesh mbetur mangut.

Nese do ishin ashtu sikunder i pershkruan Dr. Harxhi mjediset spitalore, nuk do te kishte me rryshfete, te cilet doktorka i djeshem e di si derri, por ua toleron doktoruceve te sotem, qe t'i terheqe nga hunda, sidomos ca si Nestorka e Co/

Submitted by RP (not verified) on

me pelqeu shume logjika e shkrimit.Tamam si ai shkencetari qe i thote Niksonit se duhen shpenzuar parate per te sheruar kancerin ne vend qe te hidhen kot para ne ere per te derguar njeriun ne Hene,ashtu edhe keta te punesuarit me diplome duhet ti kerkojne fillimisht qeverise te mos vjedhe,te mos shperdoroje,te sistemoje e te beje te jetueshem spitalet,shkollat,kopshtet;sepse po jane keto gjera te vena ne rregull vetvetiu arrijme disa standarte me humane,qe quaji standarte evropiane,amerikane apo jo,jane keto qellimi i nje jete me te mire.Jo thjesht"voto keto tre ligje"se Evropa qenka endrra e shqiptareve.Sinqerisht,kam pare endrra sa i kam luajtur fene,edhe"endrra ne diell",por ndonje enderr me Evrope s'mbaj mend te kem pare.Te ngreje doren kush ka pare enderr me Evrope;si e ka ndjere veten?Ka ndonje gje te jashtezakonshme endrra me Evrope?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.