Vlora, qyteti i atentateve ndaj gjyqtarëve
Një gjyqtare e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, është sulmuar nga një person i paidentifikuar ende i cili i ka hedhur acid në fytyrë. Sipas televizionit TCH ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndersa gjyqtarja 40-vjecare Mirela Mishgjoni po dilte nga banesa e saj per te shkuar ne pune.
Sipas deshmise se dhene policise gjyqtarja eshte perballur me nje te ri, pa maske qe i ka zene rrugen dhe ka nisur ta sperkase ate ne trup me acid qe mbante ne nje shishe. Me pas eshte larguar me shpejtesi. Pas incidentit gjyqtarja eshte derguar ne spital.
Pas ngjarjes ne shenje proteste gjyqtaret e Vlores pezulluan te gjitha proceset nderkohe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin. Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës.
Gjyqtari Skerdilajd Konomi 35-vjec, u ekzekutua në Vlorë në shtator 2011. Makina me të cilën lëvizte u hodh në erë. Konomi kishte një çështje të hapur gjyqësore lidhur me pronat e familjes së tij në Gjirin e Lalzit, vend ku eshtë mbledhur elita politike e vendit. Re.Pu.
Comments
Shkodra me gjak-marrje, Vlora

Shkodra me gjak-marrje, Vlora me vrasje gjyqtarsh, Tirane me te vetat. Kjo asht ekspozita SHQIPERIA SOT.

Shteti ligjor i Saliut, ca ti

Shteti ligjor i Saliut, ca ti besh.

Per fat te keq keshtu ishte

Per fat te keq keshtu ishte edhe ne kohen e rrugaqit Nano. Dhe do te vazhdoje te jete keshtu edhe per shume kohe nese Rama nuk punon me ndershmeri . Per mua Rama eshte shpresa e fundit dhe po filloi ta beje Shqiperine te jetueshme do te ishte ishte nje mrekulli. Por sa te verteta jane mrekullite? Te shohim. Brenda vitit te pare duken shenjat

Çdo gjë që ndodhë në Vlorë të

Çdo gjë që ndodhë në Vlorë të kujtonë Siçilinë Italiane sa sështë vonë drejtësia duhet të përgjigjet me një dorë të fortë

Drejtesia duhet filluar te ai

Drejtesia duhet filluar te ai qe provokon krimin, te ai ''motivi i dobet'' qe te acaron nervat kur e degjon. Dhe ato qe punojne ne (zh)drejtesi kane pjesen me te madhe te fajit

T'i gezoje tani leket e marre

T'i gezoje tani leket e marre duke shitur ate qe si rregull njerezit duhet ta marrin falas: Drejtesi

Drejtesi Leonardo, por nga

Drejtesi Leonardo, por nga e kerkon kur edhe gjukatesit behen pale me krimin sepse ne qoftese nje gjykates nuk vendos drejtesi pavaresisht se kush jane palet ne nje ceshtje, atehere ai automatikisht behet pale me krimin dhe korupsionin. Pavaresisht kesaj un nuk jam dakort qe gjykatesit te sulmohen duke iu hedhur acid apo vrare vecanerisht nje gjykateseje simpatike si Mirela. Ti na kujton Siciline e Italise por te keqen e Sicilise sepse atje Borselino apo te tjeret gjykates qe u vrane nga mafia, nuk u vrane per nje vije uji apo nje pellembe toke por lufta e tyre ishte me strukturat e shtetit dhe politikanet e koruptuar, prandaj e keqja ne na vine nga politika dhe jo nga gjyqtaret sepse ketu tek ne nje gjyqtar qe te beje karriere duhet medeomos te jete ne njerin krah apo tjetrin te politikes. Qe te marrin fund keto gjera me e mira do te ishte qe gjykatesit dhe kryetaret e gjykatave gjithashtu edhe prokuroret te zgjidheshin nga populli sipas sistemit amerikan dhe ne kete menyre influenca e politikes nuk do te ndikonte ne vendimet e ketyre gjykatesve qe me te vertete jane kthyer ne vampire.

Edhe une jam vlonjat por NUK

Edhe une jam vlonjat por NUK perkrah asnje akt kaq kriminal edhe pse te kryer ndaj “Sashenkes” se radhes!
Krimi NUK luftohet me krim, sy per sy e dhembe per dhembe eshte parim shume kafsheror qe nuk zgjidh gje, perkundrazi…!
Reagimi me i ndershem dhe i denje per nje qenie njerezore te demtuar nga abuzimet e zhdrejtesise berishiane, do te ishte mosbindja dhe rezistenca civile, solidariteti mes njerezve te demtuar nga ky gjyqesor i korruptuar, protestat e perditshme perpara organeve pergjegjese e rruge te tjera te pahulumtuara nga i ashtuquajturi njeri i ketij atentatit te ulet.
Keto atentate e shpien Vloren dhe Shqiperine edhe me afer kaosit dhe askush qe i do te miren kryeqytetit te pavaresise dhe mbare Shqiperise, duhet te gjeje guximin te aprovoje kete dhune ekstreme!
Berishet dhe kafshet primitive qe i rrethojne e mbeshtesin, shkojne e vijne, por ne mos te harrojme nje “detaj” ne kete meselè te quajtur “jete”: NE RADHE TE PARE JEMI NJEREZ!
Respekt,
Pirro S.

Po cila drejtesi do

Po cila drejtesi do pergjigjet me dore te forte?!!! Eshte pikerisht drejtesia (oe me sakte mungesa e saj) qe i ka sjelle punet deri ketu...Drejtesia ne Shqiperi eshte krahu me i forte i pushtetit kriminal. Nuk mund te presesh drejtesi kur edhe prokurori eshte i varuar pale me gjykatat qe jane mbushur me gjyqtaret e kursit te plepave dhe te afermit e tyre...

Add new comment