Baba Derziut i shkruajnë Azhanset
Nëse do të kërkohet në media në këto vite nuk do të gjendet asnjë ankesë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ndaj qeverive shqiptare. Titullari i saj është kudo i ftuar dhe begenisur.
Sot megjithatë, Kryegjyshata ka dalë me një njoftim përmes të cilit “mirëpret idenë e sovranitetit të urdhërit” sepse ky sovranitet do ndihmojë në çuarjen përpara të misionit.
Po pse vallë urdhëri nuk e kërkoi një gjë të tillë më herët? Urdhëri ka patur edhe më herët probleme, por i ka zgjidhur ato me iniciativë. Nga ana tjetër Kryegjyshata ka dalë me një Njoftim miratimi, por nuk ka asnjë Vendim.
Ajo përbëhet nga nëndë Gjyshata dhe ne nuk e dimë në fakt çfarë mendojnë këto. Sepse siç thotë Baba Derziu që drejton Kryegjyshatën, por jo fjalët e veta, “mendja na është dhënë të mendojmë”.
Shikoni njoftimin: në fund jepet një adresë e-maili për çdo kërkesë, meqenëse Baba Derziu mund të këpusë brroçkulla siç bëri këto 24 orë.
Baba Derziu që drejton një Urdhër me histori, për traditën e të cilit janë vrarë njerëz, sot i vuri kazmën edhe dinjitetit formal teksa i bën hosana pisit të qeverisë që po plaçkit një vend të tërë.
s.zaimi
Comments
Dy fjale
Forca historike e tarikateve si bektashinjte ka qene decentralizimi i lejuar nga interpretime sufi qe pranonin variacion. Ndersa kishte qendra te lidhura me pushtetin imperial si ato te jenicereve ( te kuptuhemi, ishin jeniceret bektashinj,, jo bektashinjte jeneicere) ka patur historikisht qendra te distancuara qe shpesh jane bere strehe e revoltave ne rast padrejtesish sociale dhe kane sherbyer si mburoja edhe per tarikate te tjera "rebelesh: si kalanderet apo ndonjehere edhe alevitet.
Kjo ka lejuar edhe mbijetesen morale te tarikatit se kur "rridhte" qendra dhe rreshqiste drejt "kazanit" si ky rasti tani, kishte te tjere qe arrinin te mbanin nje kohezion ne lidhje me kerkesat dhe problemet reale te popullates ku sherbenin, ose me boshtin etiko-fetar te tarikatit si rasti i vitit 1947 ne Shqiperi.
Ndjese per zgjatjen, por kjo do sjelle ose fundin e Baba Mondit, ose fundin e bektashizmes si orientim religjioz pro-shqiptarizmes, bashke me popullaritetin e perfituar nga ky epitet. Shpresoj te jete e para.
Ou!
Me falni or zoteri, por cili orientim religjioz eshte anti-shqiptarizmes? Na e thuaj ta dime qe te marim masat perkatese.
Pergjigje
Bektashinjte etiketimin si pro-shqiptarizmes e fituan ne shekullin e XIX. Ne ate periudhe, struktura e larte e te tre besimeve te tjera (njerit nga te cilit i perkas dhe une) ne territoret shqiptare, e shihte te lidhur fatin e kater vilajeteve me shtete te tjera. Ky perkufizim i bektashinjve u kurua edhe gjate shekullit te XX dhe eshte propaganduar vazhdimisht si besimi i vetem i madh ne Shqiperi, i pa lidhur me ndikime te huaja.
Nuk thashe qe ka ndonje orientim religjioz anti-shqiptarizmes, por brenda te tre besimeve te tjera fatkeqesisht ka patur dhe ka elemente te zeshem publike te ndikuar nga shtete te tjera dhe me qellim, mbi identitetin kombetar shqiptar kane tentuar aktivisht te vene identitetin kombetar te nje vendi tjeter, nen petkun e punes klerikale.
Ti ne dac merr masa, ne dac merr kredi, po flasim tani qe rreth 95 % e popullsise vete-identifikohet si shqiptare, se kur te shkoje 60%, me moshe mesatare 64 vjec, mos u habit qe shqipen ta vene gjuhe me zgjedhje neper shkolla fillore.
Eh!
Ajo qe thoni ju eshte nje gjysem e vertete. Bektashinjte nuk mund te ishin pro-shqiptarizmes ne princip, sepse bektashinjte e pare NUK ISHIN SHQIPTARE, ishin turq qe i ndoqen e persekutuan nga Turqia. Ne vilajetet shqiptare ata gjeten strehe dhe sigurisht qe u interesonte te vendoseshin ne keto vende larg qendres se perandorise ku mund te fshiheshin me kollaj. "Shqiptarizma" e tyre lidhej me sigurine personale dhe aspak me "shqiptarizmen", sepse po ta perseris ATA NUK ISHIN SHQIPTARE. E kam fjalen te mos ngaterojme "PATRIOTIZMEN" apo "SHQIPTARIZMEN" e bektashinjve te shek XIX me arsyen e forte pragmatike per ta pasur ate. Per te bere nje analogji jo perfekte, kjo puna e bektashinjve ne Shqiperi eshte njelloj siku BALLISTET pas luftes se dyte te ishin arratisur ne Bullgari dhe sot Bullgaret te mburreshin me BULLGARIZMEN e Ballisteve. Prania e Bektashinjve ne Shqiperi, e aq me keq nje shtet i tyre brenda Shqiperise nuk deshmon gje tjeter pervec faktit qe nje pjese e mire e atij qe sot quajme KOMBI SHQIPTAR ka nje perberese jo te vogel te vjeter TURKE.
Nuk dua te nderhyj por vetem
Nuk dua te nderhyj por vetem dicka meqenese u hap si diskutim. Se fundmi me ra ne dore nje monografi e Syrja Xhelaj - njeri i afert me ekipin drejtues te Kryegjyshates - per Baba Zalon e Teqese se Turhanit ne Korce. Vrare me 1943 brenda ne Teqe nga Stavri Stajo, i cili figuron si nje nder aktivistet e pare anti-italiane ne arkiva.
Ne monografi sillej ne menyre te percipte(referuar studiuesve turq te cilet e cilesojne Urdherin e Bektashinve Shqiptare si Vellazerine me te madhe ne Perandori) shkaku i divergjencave mes Bektashinjve shqiptare dhe atyre turq, divergjenca qe u fermentuan ne Anadoll ku sipas ketij autori dervishet dhe Babate shqiptare kontrollonin nje pjese te mire te teqeve.
Arsyeja kryesore eshte Myxhereti - nese nuk gaboj me termin - ose virgjeria e atyre qe nisnin udhen mistike. Shqiptaret ishin te idese se dervishet dhe ata qe nisnin udhen e misticizmes duhet te ishin te virgjer. Kleriket turq mendonin te kunderten. Kjo u shpreh mandej edhe ne statutin e Kryegjyshates ne Shqiperi.
Sipas te njejtit autor, referuar perhere studiuesve turq, shkak tjeter ka qene perdorimi i alfabetit latin qe me 1889 nga bektashinjte shqiptare, cka coi ne perplasje te madhe.
Thene keto dhe shtuar faktit se Bektashizmi si urdher u perhap me Ali Pashe Tepelenen ne Jugun e Shqiperise, kryesisht ne zona rurale(jo me kot Teqeja e Prishtes, Frasherit dhe Sukes ishin jashte qyteteve) eshte pak e veshtire te konfirmohet natyra turke ne perberjen e urdherit. Po flasim te BESIMTAREVE. Edhe pse mesa di nena e Frasherllinjve ishte turke.
Nga ana tjeter, po ky autor na thote se gjate Levizjes se Haxhi Qamilit, kryengritesit e Shqiperise se Mesme - sunite - dogjen 48 teqe ne jug dhe e terhoqen zvarre ne Berat Babe Dude Karbunaren mos gaboj, i shkulen edhe mjekren teksa Musa Qazimi e pyeste me cinizem: Shqiptar je apo turk?
Pyetja zbulon edhe nje lufte identitetesh fetare dhe ndoshta jep nje pergjigje sado siperfaqesore per sa me siper. E megjithate eshte emblematike qe ky Baba Zalo, ne diten e mbrame te jetes se vet do te citonte pikerisht Musa Qazimin- ("Turkun" e Tiranes) kur do te thoshte se: Nuk ka Fe kush nuk ka Burreri. Ndoshta ky eshte problemi sot me kete shtetin e Poligrafikut.
Babe Dude Karbunara nuk ishte
Babe Dude Karbunara nuk ishte bektashi.
Ishte patriot beratas i besimit ortodoks.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Bab%C3%AB_Dud%C3%AB_Karbunara
Dakord, gabimi im.
Dakord, gabimi im. Falemnderit. Megjithate incidenti i pershkruar qendron. Jepet edhe ketu: https://en.wikipedia.org/wiki/Bab%C3%AB_Dud_Karbunara
Nuk e di po....
Me falni, por pyetja qe nuk ka mare as nje here pergjigje shteruese eshte "Cila eshte origjina e shumices muslimane ne Shqiperi", qofshin sunite a bektashinj?
Lidhur direkt me kete as nje here nuk ka mare pergjigje shteruese pyetja tjeter kriktike:
Cila ishte arsyeja qe Etnonimi i popullates qe jetonte ne trojet arberore nga ARBER u kthye ne SHQIPTAR, dhe cfare dreqin domethen SHQIPTAR xhanem? Ato perrallat me Shqiponja mund te vlejne per kalamajte e shkollave fillore. po nuk kane as nje lidhe me realitetin, i cili ne kete rast as nje here nuk tregohet ashtu sic eshte edhe na ata qe e dine mire.
Faleminderit
Faleminderit per nderhyrjen, me shume vend.
Per ta mbyllur nga ana ime do thosha qe nese ky nuk eshte gur ne fund te lumit i KM, shpresoj shume qe te kete fatin e liderve qe bene konkordate me Papatin ( Napoleoniin I, Napoleonin III, Ducen, etj.).
Add new comment