Hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi??? Cila liri i mungoi këtij Urdhëri?
Ka reaguar sot Kryegjyshata Botërore me një deklaratë sipas së cilës i quan thashetheme ato që shkruhen në media. Në linjën e Baba Kryeministrit që e urdhëron, Kryegjyshata, përpara se të sqarojë nëse ia ka haberin asaj që po i thonë të bëjë, merret me mediat të cilat po do t’i quajë kazan.
Në intervistën e tij ekskluzive me The NewYork Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: “Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat tona të paqes dhe tolerancës mund të lulëzojnë në një shkallë globale.”
Pasditen e sotme do të ketë një deklaratë zyrtare në emër të Baba Mondit dhe Urdhrit Bektashi, duke dhënë detaje dhe sqarime të mëtejshme për këtë çështje. Ju lutemi vini re se çdo koment ose deklaratë tjetër që i atribuohet Urdhrit Bektashi është e rreme dhe në përputhje me rrethanat do të lëshohen tërheqje
thuhet në deklaratë.
Mesa duket për të mbrojtur Baba Mondin nga prrallisjet në media të bëra në vetë të parë nga Edmond Ibrahimaj, Kryegjyshata rend të sqarojë se është institucion serioz. Dhe imagjino çfarë krenarie: intervista në NYW ka qenë ekskluzive! Çfarë nderi! Intervistat për Report Tv dhe A2, nuk ishin ekskluzive?
Po cila liri dhe cila hapësirë i ka munguar kësaj Kryegjyshate në ushtrimin e misionit të saj shpirtëror? Cila premisë e justifikon kalimin drejt një paçavureje që do të quhet shtet, kur këtu nuk ka shtet prej 110 vjetësh? Po si mund të besohen seriozisht këta që drejtojnë religjionin në Shqipëri?
Comments
Vini re,
Vini re,
Kryegjyshate Boterore!
Keni harruar titullin Megalloman qe ky sekt mban. Ne si shqiptare nuk ishim te fuqishem e nuk dinim te benim shtet, na e bene te tjeret. Duhet te jemi te lumtur qe po krijojme nje shtet, vet.
C'kini me baba Mondin?
Kur flasim per ngrenie haku te minoritareve a nuk kemi parasysh edhe kryegjyshin? Edhe ay pakice e vockel eshte. Mbase i shkreti baba nuk ka aq leke sa te mbaje rreth vetes dejtore gazetash qe te shkruaje per te sa here pjerdh ai. Une mendoj se i eshte ngrene haku. Ta marre edhe ai nje cope shtet. Mbase edhe evropit i pelqen kjo pune dhe e ben zv/europarlamentar :)
Ka tipa si ty ai që llapin sa
Ka tipa si ty ai që llapin sa herë pjerdh, siç bën edhe ai sa herë i thotë pisi i qeverisë.
Add new comment