Vlora, qyteti i atentateve ndaj gjyqtarëve

Postuar në 16 Janar, 2013 07:32

Një gjyqtare e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, është sulmuar nga një person i paidentifikuar ende i cili i ka hedhur acid në fytyrë. Sipas televizionit TCH ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndersa gjyqtarja 40-vjecare Mirela Mishgjoni po dilte nga banesa e saj per te shkuar ne pune.
Sipas deshmise se dhene policise gjyqtarja eshte perballur me nje te ri, pa maske qe i ka zene rrugen dhe ka nisur ta sperkase ate ne trup me acid qe mbante ne nje shishe. Me pas eshte larguar me shpejtesi. Pas incidentit gjyqtarja eshte derguar ne spital.
Pas ngjarjes ne shenje proteste gjyqtaret e Vlores pezulluan te gjitha proceset nderkohe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin. Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës.

Gjyqtari Skerdilajd Konomi 35-vjec, u ekzekutua në Vlorë në shtator 2011. Makina me të cilën lëvizte u hodh në erë. Konomi kishte një çështje të hapur gjyqësore lidhur me pronat e familjes së tij në Gjirin e Lalzit, vend ku eshtë mbledhur elita politike e vendit. Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shkodra me gjak-marrje, Vlora me vrasje gjyqtarsh, Tirane me te vetat. Kjo asht ekspozita SHQIPERIA SOT.

Submitted by drini (not verified) on

Per fat te keq keshtu ishte edhe ne kohen e rrugaqit Nano. Dhe do te vazhdoje te jete keshtu edhe per shume kohe  nese Rama nuk punon me ndershmeri . Per mua Rama eshte shpresa e fundit dhe po filloi ta beje Shqiperine te jetueshme do te ishte ishte nje mrekulli. Por sa te verteta jane mrekullite? Te shohim. Brenda vitit te pare duken shenjat

Submitted by Leonardo (not verified) on

Çdo gjë që ndodhë në Vlorë të kujtonë Siçilinë Italiane sa sështë vonë drejtësia duhet të përgjigjet me një dorë të fortë

Submitted by drini (not verified) on

Drejtesia duhet filluar te ai qe provokon krimin, te ai ''motivi i dobet'' qe te acaron nervat kur e degjon. Dhe ato qe punojne ne (zh)drejtesi kane pjesen  me te madhe te fajit

Submitted by Bard (not verified) on

T'i gezoje tani leket e marre duke shitur ate qe si rregull njerezit duhet ta marrin falas: Drejtesi

Submitted by Beni (not verified) on

Drejtesi  Leonardo, por  nga  e  kerkon  kur  edhe  gjukatesit  behen  pale  me  krimin  sepse  ne  qoftese  nje  gjykates  nuk  vendos  drejtesi  pavaresisht  se  kush  jane  palet  ne  nje  ceshtje, atehere  ai  automatikisht  behet  pale  me  krimin  dhe  korupsionin. Pavaresisht  kesaj  un  nuk  jam  dakort  qe  gjykatesit  te  sulmohen  duke  iu  hedhur  acid  apo  vrare  vecanerisht  nje  gjykateseje  simpatike  si  Mirela.  Ti  na  kujton  Siciline  e  Italise  por  te  keqen  e  Sicilise  sepse  atje  Borselino  apo  te  tjeret  gjykates  qe  u  vrane  nga  mafia, nuk  u  vrane  per  nje  vije  uji  apo  nje  pellembe  toke  por  lufta  e  tyre  ishte  me  strukturat  e  shtetit  dhe  politikanet  e  koruptuar, prandaj  e  keqja  ne  na  vine  nga  politika  dhe  jo  nga  gjyqtaret  sepse  ketu  tek  ne  nje  gjyqtar  qe  te  beje  karriere  duhet medeomos  te  jete  ne  njerin  krah  apo  tjetrin  te  politikes. Qe  te  marrin  fund  keto  gjera  me  e  mira  do  te  ishte  qe  gjykatesit  dhe  kryetaret  e  gjykatave  gjithashtu  edhe  prokuroret  te  zgjidheshin  nga  populli  sipas  sistemit  amerikan  dhe  ne  kete  menyre  influenca  e  politikes  nuk  do  te  ndikonte  ne  vendimet  e  ketyre  gjykatesve  qe  me  te  vertete  jane  kthyer  ne  vampire.

Submitted by Pirro (not verified) on

Edhe une jam vlonjat por NUK perkrah asnje akt kaq kriminal edhe pse te kryer ndaj “Sashenkes” se radhes!
Krimi NUK luftohet me krim, sy per sy e dhembe per dhembe eshte parim shume kafsheror qe nuk zgjidh gje, perkundrazi…!
Reagimi me i ndershem dhe i denje per nje qenie njerezore te demtuar nga abuzimet e zhdrejtesise berishiane, do te ishte mosbindja dhe rezistenca civile, solidariteti mes njerezve te demtuar nga ky gjyqesor i korruptuar, protestat e perditshme perpara organeve pergjegjese e rruge te tjera te pahulumtuara nga i ashtuquajturi njeri i ketij atentatit te ulet.
Keto atentate e shpien Vloren dhe Shqiperine edhe me afer kaosit dhe askush qe i do te miren kryeqytetit te pavaresise dhe mbare Shqiperise, duhet te gjeje guximin te aprovoje kete dhune ekstreme!
Berishet dhe kafshet primitive qe i rrethojne e mbeshtesin, shkojne e vijne, por ne mos te harrojme nje “detaj” ne kete meselè te quajtur “jete”: NE RADHE TE PARE JEMI NJEREZ!
Respekt,
Pirro S.

Submitted by roberta (not verified) on

Po cila drejtesi do pergjigjet me dore te forte?!!! Eshte pikerisht drejtesia (oe me sakte mungesa e saj) qe i ka sjelle punet deri ketu...Drejtesia ne Shqiperi eshte krahu me i forte i pushtetit kriminal. Nuk  mund te presesh drejtesi kur edhe prokurori eshte i varuar pale me gjykatat qe jane mbushur me gjyqtaret e kursit te plepave dhe te afermit e tyre...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.