Opozita serbe futet në Televizionin Publik (Video)

Postuar në 17 Mars, 2019 00:28

Situatë e tensionuar politike edhe në Serbi, ku mbështetës të opozitës tentuan të hyjnë në Televizionin Publik. Reagimi erdhi pasi protesta e opozitës nuk gjeti asnjë pasqyrim në Televizionin Publik, që akuzohet se është i kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe presidentit Vuçiç.

Kujtojmë që opozita serbe proteston prej javësh kundër Vuçiç dhe politikave të tij. Ajo kërkon dorëheqjen e presidentit dhe zgjedhje të lira. Opozita thotë se në Serbia nuk ka liri, mediat janë nën censurë dhe ka totalitarizëm e partitokraci.

“Për të jetuar në Serbi kemi nevojë që të lirohemi nga frika dhe të inkurajojmë edhe ata të rinjë që mendojnë vetëm të mbarojnë studimet dhe të ikin sa më parë nga Serbia. Mendoj se Vucic është politikan që nuk është burrështetas, pork a kthyer gjithcka në shërbim të partisë së tij, vëllezërve, kumbarëve dhe ka kthyer shtetin në një pronë private”- thotë  Jellena Anasanovic, një prej organizatoreve të protestës.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Kjo tregon se Shqiperia ka bere nje polici per tu marre per shembull. As policia serbe e as policia franceze nuk po ia dalin me protestuesit, sic ia del policia jone! Bllokon protestuesit ne cdo iniciative te tyren dhe i demoralizon shume shpejt aq sa protestat sado te medha qe duken, sfumohen per 30 minuta! Kjo eshte tamam policia qe duam!

Sikur te mos jete e sakte kjo qe shpreha me siper, atehere del se ne shqiptaret jemi shume me frikacake se serbet apo francezet, gje qe nuk mund te pranohet si e vertete, kurrsesi! Populli yne njihet per trimeri te rralle nder shekuj! Por i kemi edhe policet shume trima! Ndoshta duhet te marrin shembull nga "Policia qe duam", edhe te huajt!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.