Veliaj pati të drejtë. "Populli" nuk feston dot pa Partinë

Postuar në 14 Mars, 2019 16:56

Erjon Veliaj tha se nuk do ketë festime të Ditës së Verës më 14 mars, sepse do binte shi. Në fakt shi nuk ra, ose ranë disa pika që thanë veten. Ndaj shtyrja e festimeve “kur të dalë Dielli“, nuk eci siç pritej. Zotit Veliaj nuk i ecin skenarët entuziastë, pasi hileja e tyre është kaq banale saqë i nënshtrohet lloj lloj rastëisve. Si kjo e sotmja që nuk ra shi.

Nuk është hera e parë që z. Veliaj e bashkon datën festive me organizimet që ka përgatitur vetë. Vitin e kaluar, kryebashkiaku i Tiranës përuroi festat e fundvitit që në fillim të nëntorit. Vendosi dekorin dhe nis ahengun. Megjithatë loja me motin për festën ka për të mbetur ndër ato karagjozllëqe që vështirë se do parakalohen. Nga ana tjetër duhet të pranojmë se z. Veliaj ka të drejtë në intuitën e tij. Përvit kemi parë njerëz që dynden në bulevard më 14 mars, pavarësisht se çfarë ka përgatitur Bashkia. Apo që popullojnë kodrat e Liqenit Artificial duke ngrënë e duke kaluar kohën.

Sot Tirana ishte bosh si për të na konfirmuar se populli nuk e kupton dot festën pa Partinë. Ndaj pavarësisht vërejtjeve që mund të kesh, z. Veliaj e njeh më mirë popullin. I do njohur kjo meritë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.