Sashenka, Toma dhe një gjyqtar pa emër

Postuar në 06 Janar, 2013 07:28
Ilir Yzeiri

Viti 2013 nisi keq, shumë keq. Pas një viti të mërzitshëm siç ishte ai i 2012-s, nisi një tjetër që, sipas bathëve, duket se do të jetë jo vetëm i mërzitshëm, por edhe i vështirë, madje jo vetëm i vështirë, por edhe i rrezikshëm. Pse? Sepse janë ngjallur përsëri fantazmat e Sashenkës dhe të Tomës, dy gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet për pushtetin vendor dy vjet më parë. Këtë radhë një djalosh i ri me tre gjyqtarë të tjerë lexoi një vendim që mori Kolegji Zgjedhor dhe vulosi kështu përsëri kalbëzimin e pushtetit të drejtësisë në këtë vend. Ai djalosh nuk bëri tjetër, por hodhi disa duar dhé mbi varrin e sapombyllur të drejtësisë shqiptare. Duke parë fytyrën e atij djaloshi m’u kujtua gjyqtari Neritan Tabaku që nuk e ka zbardhur ende vendimin gjyqësor që liroi vrasësin e komisarit të Shijakut, pastaj përsëri më erdhën në përfytyrim ata gjyqtarët e Durrësit që paskëshin kërkuar 15 mijë euro për të liruar shoferin e komisarit që u masakrua nga Ilir Xhakja. Gjithë këta emra gjyqtarësh m’u përzien me atë të Apelit që, në mos gaboj, ishte Gjin Gjoni, gjyqtari që dënoi një deputet të PS-së pse kishte folur në Parlament dhe kishte akuzuar fëmijët e Kryeministrit që kishin përfituar në mënyrë të padrejtë. Dhe në fund, më mbeti në sy një nga ato femrat që Berisha i nxjerr pa doganë që të lexojnë tekste horror dhe erotikë për hajdutë xhepash dhe për opozitë. Si të mos mjaftonte kjo, për dreq, po shihja një reportazh në një nga televizionet e qeverisë dhe ja gazetarja tregonte që Durrësi ishte mbytur nga plehrat, ndërsa Shkodra shkëlqente dhe kryetari i bashkisë, njësoj si sekretari i parë dikur, ecte rrugëve dhe përshëndeste banorët, pastaj ishte filmuar në vilën e tij me oxhak dhe me luks venecian. Mirëpo, sapo hapi gojën m’u dhimbs se tha pak a shumë se sa hap sytë mendoj për popullin. I shkreti thashë, unë e dija se nga Shkodra ka marrë ujë vetëm Jozefina, po paska dhe më keq. Po le të kthehemi te vendimi që dha ai djali i ri që iu shtua tipologjisë së Sashenkës dhe të Tomës. Nuk është rasti dhe as vendi që të marr përsipër të analizoj nëse ai vendim ishte i drejtë apo jo. Mua më shqetëson një gjë tjetër. Ajo trupë gjyqësore dhe ai djalosh që lexoi vendimin varrosën përfundimisht besimin e më shumë se gjysmës së popullsisë për drejtësinë. Ky sistem që kemi ne për të organizuar e administruar zgjedhjet është tipik shqiptar dhe forcat politike që vijnë në pushtet e ndërtojnë në mënyrë të tillë që zgjedhjet t’i fitojë partia që është në pushtet. Partia Socialiste, që sot është në opozitë, ka bërë të njëjtën gjë me KQZ-në dhe me Kolegjin Zgjedhor. Kjo mua nuk më impresionon aspak. Pra, nuk nisem nga ideja që kjo opozitë është engjëlli dhe PD-ja është djalli. Për fat të keq, për sa u takon zgjedhjeve, të dyja i kanë përdorur në mënyrë brutale si KQZ-në ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor në kohën e PS-së ishin në favor të PS-së që ishte në pushtet dhe në dëm të PD-së që, në atë kohë, ishte në opozitë. Unë këtë gjë e di shumë mirë dhe nuk më bën përshtypje. Ndaj edhe në këtë shkrim nuk e paragjykoj vendimin e atij djaloshit që iu shtua modelit të Sashenkës dhe të Tomës pse dha një vendim në dëm të opozitës. Jo dhe jo. Ajo që më shqetëson është vetëdija se si ka mundësi që nuk po shohim të lindë një gjykatës kurajoz që t’i thotë jo presionit politik ose që ta refuzojë ofertën e pushtetit. Si ka mundësi që nuk ka dalë një prokuror apo një gjykatës që të na tregojë se si shkelet me këmbë drejtësia në këtë vend. Si ka mundësi që ende nuk kemi engjëllin tonë mbrojtës. Kjo më shqetëson dhe në këtë rast, më vjen ndër mend një histori e pas Luftës së Dytë Botërore. Tregojnë se kryetari i Dhomës së Avokatëve të Gjermanisë ishte një hebre që ishte martuar me një gjermane. Pasi Hitleri filloi vrasjen dhe asgjësimin e hebrenjve, natyrisht që edhe këtij do t’i vinte radha. Dhe ai ishte ndër të fundit që u largua nga Gjermania dhe iku në Zvicër. Pas mbarimit të luftës kthehet përsëri në Gjermani dhe bëhet përsëri kryetar i Dhomës së Avokatëve. Tani historia do ta vinte përballë një prove të vështirë. Gjyqi kundër kriminelëve nazistë kërkon nga Dhoma e Avokatëve të Berlinit avokatë që do të mbronin kriminelët nazistë. Ai duhet të caktonte avokatët. Mirëpo, shumica refuzonte dhe ai zgjodhi të bëjë të paimagjinueshmen. Pra, nga njëra anë ishte vetëdija etnike dhe, nga ana tjetër, vetëdija profesionale, betimi si jurist. Dhe ai zgjodhi që të ishte vetë avokat i njërit prej nazistëve që akuzoheshin për krime ndaj hebrenjve. Kjo vetëdije e lartë për të respektuar drejtësinë i kushtoi shtrenjtë. Shoqatat e hebrenjve anekënd botës nuk e miratuan këtë qëndrim dhe ai vdiq i harruar e në varfëri, por i dha drejtësisë një shembull gjenial. Natyrisht ky shembull nuk vlen dhe nuk duhet të shërbejë për atë djaloshin me flokë të rënë që lexoi vendimin në emër të Kolegjit Zgjedhor.

gazeta Shqip

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Te vjen keq kur lexon shkrime te tilla.

Se pari, tw barazosh krimet elektorale te PD me  gabimet e PS, pa treguar faktet qw provojne analogjine, kesaj i thone te nisesh vitin e ri "dejshëm", o Ilir. Gjithashtu, a nuk iu thua atyre studenteve te tu ne Elbasan se, edhe ne shoqeritë primitive si kjo jona, vepron parimi i ndryshimit, pra, PS e diteve tona, edhe sikur te donte, nuk mund te jete si PS e nje dekade me pare, pasi edhe ti, apo dhe une, nuk mund te jemi ata qe kemi qene.

Se dyti, publikut nuk i vlejne sot hartime si ky juaji.

Se treti, nuk perben vlere analogjia me nje jurist "te pjerdhur" hebre, gjithnjë nese eshte e vertete, pasi ju nuk jepni referencën.

Submitted by Rilind (not verified) on

Keta gazetaret vertete jane shume oportuniste ndonjehere. Shih cfare shkruan ky Ilir Yzeiri. Po te ishte sic shkruan ky ne artikull e me poshte , shume deputete te PS, bile edhe ministra te saj humben gjyqet ne Kolegj edhe kur vjedhjet nga ana e PD ishin evidente. Psh rasti i Ministrit te Rendit te PS ne ate kohe, ose rasti i Makbule Cecos se PS qe ishte n/kryetare e Kuvendit. Dmth se Kolegji funksionte atehere edhe ne favor te PD-se.

"Pra, nuk nisem nga ideja që kjo opozitë është engjëlli dhe PD-ja është djalli. Për fat të keq, për sa u takon zgjedhjeve, të dyja i kanë përdorur në mënyrë brutale si KQZ-në ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor në kohën e PS-së ishin në favor të PS-së që ishte në pushtet dhe në dëm të PD-së që, në atë kohë, ishte në opozitë. Unë këtë gjë e di shumë mirë dhe nuk më bën përshtypje. Ndaj edhe në këtë shkrim nuk e paragjykoj vendimin e atij djaloshit që iu shtua modelit të Sashenkës dhe të Tomës pse dha një vendim në dëm të opozitës. Jo dhe jo. "

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.