Pyetje vetëm nga RTSH... Zaev "çan izolimin" me një intervistë me 16 pyetje
Vizita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Zoran Zaev do të duhej të kishte patur tjetër pasqyrim mediatik nga ai që pati sot. Një arsye për këtë është edhe kufizimi në dy pyetje, të njëjtat për të dy kryeministrat, që u bë nga zyra e Protokollit për mediat në konferencën e përbashkët për shtyp. Një pyetje u bë nga RTSh-ja për nivelin e marrëdhënieve mes të dyja vende, kurse një tjetër nga Vizion Plus për rrezikun rus. Ishte parashikuar në fakt vetëm një pyetje, por siç u tha nga njerëzit e kryeministrit, pyetjen e Vizion Plus “e negocioi Koli”.
Kjo është Shqipëria politike e Hallexhiut Edi Rama, njësoj si PS-ja e tij: një mjedis ku sikundër Shqipëria që Duam, Bashkia që Duam, Policia që Duam, edhe pyetjet duhet të jenë sipas këtij modeli: Pyetjet që Duam.
Për z. Rama nuk është se ka shumë pyetje për t’u bërë, sepse ai nuk përbën më lajm dhe kureshti për kënd, pasi e ka vrarë edhe këtë të fundit me përgjigjet shabllon që jep. Por për z. Zaev ka boll pyetje sidomos kur elementi shqiptar në shtetin e tij ende lufton për disa të drejta.
Atë që ia mohuan në Konferencën për Shtyp Zaev e ka përcjellë në një intervistë për Top-Channel që i ka drejtuar kryeministrit maqedonas 16 pyetje.
Le të mbetemi te pyetja e preferuar për Hallexhiun e Tiranës, rrezikun rus. Në të gjitha dokumentet e organizatave ndërkombëtare perëndimore që janë publikuar vitin e kaluar, Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia përmenden thuajse përherë si vende ku Moska ka tentative të shtuara për depërtim dhe ndikim. Shqipëria nuk përmendet asnjëherë, asnjëherë si vend që i është ekspozuar këtij ndikimi. Një arsye për këtë na e jep edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Borchard që thotë se 93% e shqiptarëve duan integrimin në BE-. Pra ndikimi opinional në një shoqëri të tillë nga Rusia është thuajse zero.
E megjithatë, nëse sheh atë që thotë kryeministri maqedonas kupton se realizmi është një mënyrë objektive për të menaxhuar problemet pa eksese:
Ne jemi miq të mirë me Republikën Federale Ruse. Nuk ka ndonjë gjë kundër integrimit tonë në BE, por janë kundëra zgjerimit të NATO-s dhe për këtë kanë pasur komente publike. Por, ne nuk kemi ndonjë alternativë tjetër përveç NATO-s dhe ata duhet ta kuptojnë këtë. Ne do ta vijojmë bashkëpunimin me Rusinë, pasi kemi interes të bashkëpunojmë, sikurse ata me ne. Ne si vend i vogël kemi interes të jemi miq me të gjithë
shprehet Zaev.
Dallimi është i qartë në qëndrime dhe në raport me opinionin. Është dikush që ka interes të gënjejë e të shpikë, dikush që drejton një vend të certifikuar si të korruptuar në të gjitha nivelet.
Rusisë si forcë që presupozohet malinje nuk i duhen as portalet dhe as agjentët sabotatorë. I duhen vetëm paratë se adresën e dorëzimit në harmaqellon me emrin Shqipëri e ka kollaj të gjejë.
Comments
E kam porosi nga Fuga:
Te fala Putinit...
y
Te bejne pershtypje keto reagimet e militanteve te PS! Duke lexuar mesazhet tek nje koment i znj. Vokshi te PD e cila po denonconte qe librat shkollore per femijet trajtonin drogen (hashashin), ne komentet e njerezve shihej: Ik moj qelbesire, shko moj e poshter, ik moj bullice, etj etj! Asnje koment mbi ceshtjen vetem ca sharje banale! Keshtu edhe ketu: ne mungese te argumenteve qe te hedhin poshte denoncimet apo analizat, dalin mesazhet e tipit: Te fala Putinit! Nuk e di a ia vlen ketij lloj mesazhi ti pergjigjet njeriu me shprehjet: Ik mor pleh, ik mor mizerje, ik mor i peshtire apo edhe te fala Spiropalit! Ne kete rast, jo se nuk ka argumente per pergjigje kualitative, por se ato sharje i shkojne tamam ketij lloj komentuesi! Sepse ndotin faqet e portaleve, facebook-ut e kudo qe komentojne, keto specie gjirizesh!
Add new comment