Dita e Mirënjohjes

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 15:42
Erion Braçe

Është nje liste e gjate, do tu lutesha me perulesi te keni durimin te lexoni deri ne fund, jo per mua por per njerezit qe do permend e te cileve ju jam vertet mirënjohës. (mbase per te shtuar edhe cilindo tjeter)

NË BERAT: Ju jam mirënjohës per gjithe punen e ketij viti, perkrahjen, mbeshtetjen e militantizmin: kryetarit te PS Berat-Selman Hodajt, kryetarit te PS te qytetit Berat-Clirim Brisku, kryetarit te PS Ure-Petraq, kryetarit te PS Otllak-Nazmiut, kryetarit te PS Lumas-Perparimit, kryetarit te PS Poshnje, Petrefit, kryetarit te PS Kutalli-Fatlliut, kryetarit te PS Cukalat-Xhevdetit, kryetarit te PS Velabisht-€€Cimit, kryetarit te PS Rroshnik-Tikut, kryetarit te PS Vertop-Krenarit, kryetarit te PS Sinje-Rexhepit, kryetarit te PS Terpan-Festimit; cdo drejtuesi te organizates socialiste kudo, ne qytet apo ne fshat, cdo socialisti te perfshire ne nje proces te forte rregjistrimi te cdo votuesi, per te motivuar por edhe per te mos falur, per te mbrojtur cdo vote; dy zonjave te nderuara, koordinatore te dy KZAZ-ve te Beratit, Mireles dhe Fatimese-i dhane punes sone cilesine e duhur; te gjithe djemve e vajzave te FRESH Berat, Migenes, Alteos, Armandit, Eduinit, Erit, etj te cilet ngriten nga e para organizaten me vitale te PS; te gjithe grave e vajzave te FGS Berat, Thellenzes, Mireles, Teutes, Valbones, Vjollces, Enriketes, Xhenit, Gores, Lizes etj te cilat ngriten nga e para nje organizate thuajse te re duke plotesuar gjysmen e domosdoshme te PS; dy drejtuesit e rinj te pushtetit ne komunat Otllak e Roshnik qe kane bindur me punen e energjine e tyre ne pune te perditshme per komunitetin; dy drejtuesve te konsoliduar te pushtetit ne Sinje e Vertop te cilet me pervojen e krijuar ja kane dale te mbajne ne kembe komunat e sulmuara nga Qeveria e police gjithfaresh e ti sherbejne komuniteteve te tyre; disa njerezve te mire, xhaxhi Bardhoshit, Aliut-per te cilin nuk ka pension, Fatmirit dhe Stavrit, Feimit, perkrahja, mbeshtetja, kritika dhe terheqja e veshit ka qene e mbetet shume e rendesishme per mua; disa edhe me te rinjve, Miklorit, Albanos, Namirit, Nardit e Artit, Fredit, etj, Ladit -pak me i ri dhe se vete keta, konsulta, degjesa, informacioni, troc dhe i qarte i te cileve me kane ndihmuar te kuptoj edhe me shume e te them te verteten sic eshte, pa e mbuluar me te paverteten e rehatit;

Visit dhe Edes qe edhe pse larg, te pandikuar nga ambjenti shpesh nen presionin e ketushem, me kane ndihmuar duke me degjuar, kembyer mendime e marr vendime te drejta; Dushit, Lanit, Lefterit te cilet ne zonen me prodhuese te Beratit-Kutalli me kane mesuar se si te mbeshtetesh fort tek bujqesia, ta ndimosh e financosh punen me token, sjell mireqenien qe sot mungon anembane vendit; Resisit, Pellumbit, Luanit, Hajdarit, Isufit, Agushit, Zanit, Mitatit, Fadilit, Obonit e Sokratit etj, te cilet me kane treguar se si mund te jetosh ndershem e te mbetesh socialist;

Jane shume, nuk po i permend dot te gjithe, ju jam mirënjohës vertete!!!

NE KUVEND: I jam mirënjohes: Gramoz Rucit-kryetarit te grupit te deputeteve socialiste; eshte ai qe ma ka krijuar gjithe hapesiren e mundshme per pune, ne liri te plote e pa kufi, ne cdo rast, duke me dhene kohe me shume se cilitdo tjeter per te bere betejat e duhura politike e per te arritur ate qe secili e ka ne vemendje;

cdo kolegu deputet qe ne nje vit ka bere gjithcka; por me vete, Ilir Gjonit per punen e pafund ne mbikqyrje e kontrolll te ministrise se Mbrojtjes; Mimi Kodhelit per punen e perditshme ne analizim te ekonomise ne renie e deshtim, ndertimin e paraqitjen e propozimeve tona; Arta Dades shpirti militant e i drejte i se ciles eshte nje model per secilin; Vali Leskajt serioziteti e qendrueshmeria ne qendrime e se ciles na ka ndihmuar te bejme diferencen; Klodi Spahiut, doktoresha qe i ka dhene njohjen dhe pasionin nje grupi qe duhet ta kete te forte qasjen sociale dhe humane; Tina Gjermenin urtesia e maturia e fjales te se ciles me ka mesuar te permbahem e mos rrembehem; Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin, Bashkim Finos e Ben Isarajn, Fatmir Xhaven, kopetenca profesionale e te cileve me ka treguar cilesine si element themelor te punes; Saimirin, Taulantin, profesor Bejten, Eltarin, Paulinin, Xhovalinin, Gazin, Bertin, Asllanin, Pirron, Tanin, Xhemalin, Ervinin etj etj, te mbeshtetur fort tek njeri tjetri e krah ne cdo kohe ne Kuvend i kane dhene mend e force qe i duhet nje grupi; Kledian-qe perpak e lindi Dean e bukur ne zyren e punes, Miranden me pas, dy vajzat e vetme qe e dine si nis puna ime ne Kuvend, e organizojne ate deri ne detaj; thelbi i punes se mire nis me to; "grupin tim", "anonimet e mi te medhenj", ata qe me mua kerkojne kudo, analizojne cdo detaj, dokument apo informacion, nxjerrin nga dheu cdo leter korrupsioni, afere te treguar ne detaje per vendimmarrjen e Qeverise se Sali berishes, qe ju shqiptaret e interesuar keni pare e degjuar ne publik;

JENI EKIPI ME I MIRE! DUHET TA COJME NE FUND KETE ETAPE, TI TREGOJME CDO SHQIPTARI SE KORRUPSIONI I SALI BERISHES PO E ZHVAT, RRJEP DERI NE LEKUREN E FUNDIT! KUFI KEMI 23 QERSHORIN! PAS TIJ TE RUAJME MORALIN DHE INTEGRITETIN E ASAJ QE DO TE DUHET TE JETE ADMINISTRATA E SHQIPTAREVE, E JONA!!!

CDO SHQIPTARI TE ZAKONSHEM APO EKSPERT QE ME KA BESUAR TE VERTETEN E TIJ ZBULUAR NE DOKUMENTA QEVERIE, AKTE KORRUPTIVE GJITHFARESH; NUK DO TA ZHGENJEJ KURRE BESIMIN TUAJ.

NË PS: I jam mirënjohes: edhe Edi Rames, pavaresisht te gjithave- bashkepunimit, mosmarreveshjeve, faktit tashme te njohur te "te folurit nje jave e te mosfolurit 3 jave" (keshtu thone disa), ai eshte kryetari im, ai eshte alternativa jone per Shqiperine e ardhme, Shqiperine tone, Shqiperine tuaj; VITI ESHTE TAMAM KY!;

cdo burri e gruaje, djali e vajze qe sherben ne PS e me te cilet kam punuar cdo dite, ne organizim, aktivitet, aksion, publikim, te gjitheve, Kicos, Gezimit, Besnikut, Ladit, Endrit, Armeles, Albiones, Florit, Dhurates etj etj, jane me te perkushtuarit qe njoh;

DUA TI SHPREH MIRNJOHJEN TIME EDHE DISA NJEREZVE TE VECANTE TE KETIJ VITI:

Shpetim Gjikes-kryetarit te Bashkise se Vlores qe me beri krenar te jem shqiptar ne diten e 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise ne Vlore; po po, thelbi i saj feste qe do te mbetet ne histori ishte edhe Shpetim Gjika dhe gjithe njerezit e tij;

Profesor Rexhep Qoses, e takova per here te pare ne jeten time ne Vlore, degjova me emocion nje ligjerate te kullluar ne shqip, ne shqipen tone qe vetem ai e flet sic duhet, ne permbajtje e ne forme; edhe per kete eshte nje nga te preferuarit e mi; opozitarizmi i tij ka qene frymezues per mua;

Ambasadorit Xhon Uidhers, e takova edhe ate ne Vlore, degjova prej tij nje ligjerate te vertete, plot pasion e dashuri ekstrenme per kete vend, mbushur me te verteta te medha per Shqiperine tone, reale jo te stisura; e verteta e tij ka qene force shtese per te kerkuar me te tjere shoke te vertetat qe varros rregjimi ne Tirane;

Mero Bazes, nuk eshte mik i imi por me ka krijuar mundesi pa fund komunikimi me cdo shqiptar, lirine e duhur per te thene te verteten; por edhe manual kurajoje, kurajo qe e kam shtuar prej tij dhe fjales se tij, te perditshme e te vertete; po ketu nje tjeter lloj te vertete qe e bart nje njohje e re per mua-Bledi Manen;

Rudina Xhungen, miken time qe ka sjelle per te gjithe kete vit, ne dritaren e saj, SHQIP, mendje te ndritura ne mes te erresires se ketij vendi, te duhurat per te ndricuar e zgjuar cdo shqiptar qe do te miren per familjen e tij e vendin e tij por edhe kurajon e njerezve te zakonshem qe duan drejtesi per te vertetat e tyre;

Sokol Ballen qe me ka krijuar mundesi te them edhe ne dritaren e tij te shumendjekur te verteten time per aferat me te medhaja korruptive te kesaj Qeverie; por i jam mirënjohës edhe per gazetarine e tij e cila ka sjelle ne kete vend te verteta te tjera qe te thena profesionalisht duhet te bejne te reflektoje cilido, ne politike dhe jashte saj;

Alben e Karlon, Anilen e Rrozhanin qe krijuan tamam kete vit nje tjeter hapesire te lire, publike e profesionale, multidimensionale ne median shqiptare A1 REPORT DHE SHQIPTARJA.COM; oh sa mire qe u kthyet; te gjithe qe jeni mbledhur aty dhe prodhoni e shperndani mendim prej aty;

Adrian Thanon, ate qe ka risjelle nje Ditë tjeter, te forte prej te vërtetës qe kish kohe qe nuk shkruhej, per shumekend qe e konsideron veten te pushtetshem mbi cdo pushtet;

Filipin, Zaganjorin, Marinin dhe Klodin qe me kane treguar nje Shqiperi tjeter, realisht, ne politike e ekonomi, qe vuan, e vjedhin dhe e zhvasin, e lene ne mjerim dhe fillikat te vetme ndersa te tjere, shume pak, fare pak, pasurohen ne Shqiperine e Pushtetit;

Arlindes, per te disaten here, per librat e saj qe jane nje tjeter dritare e hapur lirie e pasioni, dije e kurajoje, drite e zgjimi, moderne dhe e hapur, qe mua me kane bere me te mire, por besoj se edhe cilindo qe i ka marre ne dore dhe i ka lexuar;

JU TE GJITHEVE, miq te ketij profili, NJE PER NJE! KENI QENE PER MUA SHUME ME TEPER SE VIRTUAL! ME KENI LEXUAR, ME KENI SHKRUAR, ME KENI MBESHTETUR, ME KENI KRITIKUAR! JU KERKOJ NDJESE NESE NJE HERE NUK U JAM PERGJIGJUR! JU KERKOJ NDJESE DY HERE NESE NDONJE STATUS APO KOMENT I IMI JU KA BEZDISUR, PROVOKUAR APO JENI NDJERE TE SULMUAR!! MBETEMI MIQ!!

Ne fund dua ti dergoj nje mirnjohje te madhe familjes sime: Edes e Anjes-dy te shtrenjtat e mia; Veres e Sashes, Mirdashit e Hilmiut!! Une jam kaq prej tyre. Me kane perkrahur e me kane mbeshtetur, me kane keshilluar e me kane kritikuar, me duan pa fund dhe i dua po aq, me kane plotesuar e me kane bere me te mire!!!

ZOT RUAJI MIQTE E MI KUDO QE JANE!!! ZOT ME JEP MUNDESINE TE JEM MIRËNJOHËS PER SECILIN PREJ TYRE!

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Fajle Zemre.Edhe ne te falenderojme Erjon.Per kurajon,ndershmerine dhe guximin.Gjithe Shqiperia ehste me ty.Te gjithe me 23 Qershor,te gjithe sebashku,do shporrim qelbesirat e ndyra qe kane vrare Shqiperine.

Submitted by Ana (not verified) on

Urime Erjon,

Jemi moshatare dhe kemi nje prespektive per nje Shqiperi ndryshe. Fitore ne 23 Qershor!

Zoti i bekofte ata qe aspirojne lirine, respektin dhe vleresimin per kedo qe ka punuar dhe eshte zhvilluar ne jeten e tij!

Gezuar gjithe Shqiptareve 2013!

Ana nga NY,

Submitted by ervin.m (not verified) on

Nuk e kuptoj arsyen e botimit  te falenderimit te nje partiaku drejtuar  gjithe partiakeve te tjere. Eshte e ngjashme , ndoshta dhe me keq, me ato kronikat partiake te lajmeve qe nuk i duron dot Mustafa Nano.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Edhe une ndaj te njejtin mendim ; nuk e kuptoj pse nje tirade e tille mirenjohje u dashka publikuar si lajm . Nderkohe " mirenjohja " ndaj E. Rames , kryetarit eshte disi " e fendosur " . E fundit , ke harruar qytetarin e thjeshte, ate pa parti, pa te cilin ti nuk i fiton dot zgjedhjet e ardhshme !

Submitted by Edor (not verified) on

sepse niveli juaj nuk arrin deri aty sa te kuptoj kete lloj mirenjohje.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Jo vetem per cilesine e kesaj mirenjohjeje te mrekullueshme, qe mrekullon kendo, por per sa keni bere, mendoj se jeni njeriu i vitit ne politiken shqiptare.

Me qendrimin, vlerat qe promovoni dhe sjelljen tuaj keni formuar standardin e deputetit perfaqesues. Gjithe sa e bartin ose e mendojne kete status, tani kane "etalonin", perkunder te cilit mund te vleresohen.

Ne kete kohe te veshtire tundimesh, blerjesh, kencenimesh deri dhe humbjesh, standardi qe keni materializuar ju ben te krahasueshem me te gjithe ata qe jo vetem koha reale, por dhe historia nuk ka munguar t'i perdore si shembuj frymezimi e perkushtimi. Meritoni respektin dhe perkrahjen time.

Qofshi i gezuar bashke me ata qe ju duan, ju respektojne dhe ju mbeshtetin ne perpjekjet tuaja!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Me duhet ta them qe ne fillim, qe, abuzimi i mediave ne formen e propogandes shteterore na ka cuar ne nje shoqeri me nje polaritet te frikshem. Pasojat negative si dhe tradita e frymes se tryshplarjes qe autoporlandi shtreteror i televizionit te shqipatreve; TVSH propogandon - eshte padyshim me i larti dhe me i rrezikshmi per shoqerine tone. Opinioni publik ndikohet dhe asnje nuk eshte imun kundra propogandes dhe, te gjithe jane ne shenjester per trushplarje. Por, tribune per trushplarje e propogande eshte dhe ky “artikull“- Trakt, qe eshte nje rast qe i kalon kerkesat dhe pritshmerite suverene te lexuesve, po i manipulon me propogande partiake. Dhe ky eshte nje pozicionim i keq, i papergjshem i kesaj faqeje qe pretendon te jete tribune eklektike, artistike e suverene. Ky nuk eshte informacion, ky eshte nje trakt partiak qe kete faqe e federon te njeanshme e partiake dhe qe e largon nga kodi i shenjte i mediave per te qene tribune ideale e lirise e se vertetes.

Submitted by Anonim (not verified) on

o zapbone, a te te bej nje pyetje? Po pse ti paske te drejte te botosh ne kete faqe apo ne nje faqe tjeter dhe Erion Brace apo cilido tjeter nuk paska te drejte?? Cfare veze te kuqe paske nxjerre ti nga bytha qe ti duhet te botohesh dhe dikush tjeter jo?? Shko mor gris breket andej nga Facebooku i Saliut dhe rri aty

Submitted by f d (not verified) on

Po te ishte ndonje 'mirenjohje' per te gjithe ne , te pakten lexuesit e ketij Web-i, dakort do te isha me sa me lart; por ta shfrytezosh kete hapesire per te pershendetur miq e shoke personal, per te cilet i lutesh zotit te te 'jap mundesine te jesh mirenjohes per secilin prej tyre', mua si individ me ofendon, ndac t'i jap voten e ndac te mos ja jap.

Kartolina, facebook, twiteer, sms, etj etj ka sa te duash t'u shprehesh dashurin e premtimet se si 'do jua shperblesh' kur te marresh pushtetin...

Ato media e gazetare qe permend nuk e di sesi do e ndjejne veten pas percaktimit 'te llogores' se pavarur qe ata pretendojne se 'germojne'...

Do thote kush 'edhe ty te ka perfshire atje nga fundi,se nuk do merrte rregjistrin e gjendjes civile', por une nuk jam dakort, sepse ne ushtri qe nje top te funksionoje e godase ne shenje objektivin, pavaresisht gradave e komandave, pa mbushesin e topit, topi nuk bene bamp, nuk goditet objektivi.

Vota ,ne fund te fundit, nje eshte pavaresisht se kush e hedh, 'komandanti a mbushesi'...

Vota e 'mbushesit' eshte me e rend e me me vlere se nuk ka interesa e nuk pret 'mirenjohje' a shperblim sic presin e luten ndaj zotit ata 'te emertuarit' me siper.

Megjithate,duke perifrazuar Bracen 'zoti me ruajt dhe mua kudo qe te jem' anipse nuk jam miku yt...

Gezuar!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Përshëndetje zoti Braçe ju urojë shëndet dhe i mbarë 2013 si për ju dhe për gjithë Shqipërinë dhe le të jetë ky vitë një rilindje për shoqërinë tonë ju urojë suksese përshëndetje

Submitted by pellumb (not verified) on

Pershendetje Erjon. Te urojme qe ne 2013 te kemi sa me shume KURAJOZE si ju dhe sa me pak vemje qe kane shitur shpirtin te vrasesi i Shqiperise. Plot nga keta i keni dhe ju ne parti. Plot te tjere ka Mustafai ketu ne faqe qe u djeg emri yt jo ato qe ke shkruar. Ndaj kercejn si gjela. Nuk ka gje, ti duhet te mbash mend dicka: Shume heshtin sot, POR ne zemra regjistrohen ata qe paten kurajon te sakrifikonin perballe bajges se mediokritetit dhe dhune qe po tenton te mbyse Shqiperine e ta ktheje ate ne nje kurve te perdale pa moral e pa vlera. Edhe njehere pershendetje ty dhe Mustafait qe na mundeson njesoj pjesemarrjen edhe neve edhe bonifikuesve te mutit qe hyjne ketu.

Submitted by Dardan (not verified) on

Erjon Braces

Jeni nje njeri shume i mire dhe luftetar i guximshem kunder rregjimit kancerrist ne Shqiperi.

Keto dhe shume cilesi te tjera e virtute njerzore tuajat, me bejne qe te shpreh respektin me te thelle per kumtesen tuaj ndaj njerzve  per te cilet ndaj edhe une opinion te njejte me tuajin, Urime per punen titanike qe po ben me shoket e tjere.

Submitted by RP (not verified) on

O Erjon,suksese edhe njehere!E ke jeten perpara dhe opozitarizmi ka shpalosur tek ty vetite me te mira, duke filluar nga guximi, kurajoja dhe natyrisht modestia.Ketyre"disave"qe s'e kuptojne dot pse Erion Braçe shkruan nje falenderim vjetor ne gazeten online, kur ne gazeta kemi lexuar edhe traplleqe me kuintale, çfare te keqe gjejne ketu?Mos duhet qe te shkruhet e milionta here bla-bla-bla, berisha hengri, berisha piu, berisha tha, berisha shau, berisha inaguroi, etj?!Ajo qe u mungon politiksave e qe jemi dakord te gjithe eshte njerezilleku(karakteri human), e ja, ketu kemi hiçasgje nga batutat, hiçasgje nga sharjet, hiçasgje nga parlamenti; thjesht njerezisht nje 40 vjeçar(me behet qejfi qe jemi moshatare) i zgjedhur diku si politikani i vitit falendetron disa persona dhe familjaret e tij.Ka thene Sokrati i madh:"Po martove nje grua te mire do gezosh tere jeten, po martove nje grua nevrike do behesh filozof, qe eshte gje e mire edhe kjo".O Erjon, "gruaja"nevrike e politikes shqiptare eshte sali berisha; pa berishen ne nuk do beheshim popull filozof dhe ju politikan i preferueshem!

Submitted by ENGJELL (not verified) on

Erion!

I thone nje fjale te urte popullore

"Llafi yt ne vesh te perendise "|

Gezuar te gjitheve ç'permend e ç'nuk mund te permendesh

Qofte 2013 pa Berishizmin dhe me mire s'besoj se do te kete deri sa te provojme te tjeret.

Submitted by eri (not verified) on

Respublica qenka kthyer si pershendetje nga ekrani per PS --- nuk kam asgje me shkrimin por postimi i tij ne  nje faqe qe pretendon te punoje ne interes te publikut dhe eshte e pavarur eshte thjesht e peshtire, mungese e plote profesionalizmi dhe tallje me lexuesit tuaj (perjashto militantet e e PS dega Berat)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.