FRD-ja dhe ish të burgosurit politikë

Ish të burgosurt politikë u rikthyen sot në vendin ku para 3 muajsh zhvilluan grevën e urisë, këtë radhë në nderim të Lirak Bejkos dhe Shpëtim Karamuçes, ky i fundit i ndarë nga jeta një javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë. Në homazhet e sotme, por edhe në homazhet e para një jave për të ndjerin Karamuça, morën pjesë edhe përfaqësues të FRD-së, partisë së re të krijuar kohëtë e fundit, për të përfaqësuar të djathtët që nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar në PD.
Dhe në qoftë se ka një shtresë që s’e ndjen më veten të përfaqësuar në PD, kjo padyshim duhet të jetë shtresa e ish të burgosurve politikë. Në kryesinë e dalë nga Kuvendi i Parë i PD-së kishte 6 ish të burgosur politikë ose bij të tyre, ndërsa sot nuk ka asnjë të tillë. Në grupin parlamentar të PD-së në vitin 1992 kishte 30 ish të burgosur politikë ose bij të tyre, ndërsa sot nuk ka asnjë të tillë.
Ndërsa përfaqësimi i interesave të kësaj shtrese mund të ilustrohet më së miri me talljen që i është bërë asaj nga PD-ja në lidhje me dëmshpërblimin për burgimin e padrejtë nga regjimi komunist. Kjo parti rierdhi në pushtet në 2005-ën, duke premtuar se brenda një mandati qeverisës do të bënte dëmshpërblimin e plotë të ish të burgosurve politikë. Dhe sot, pas 8 vjetësh, u ka paguar shumicës së tyre vetëm 1/8-ën e dëmshpërblimit...
Para disa javësh, Bamir Topi, kryetari i FRD-së, në emisionin e Alfred Pezës në Vizion Plus, deklaroi se një kusht i panegociushëm i FRD-së për pjesmarrjen në qeverinë e re të 2013-ës do të jetë shlyerja e dëmshpërblimit të ish të burgosurve politikë brenda 3 vjetësh. Por deri më sot nuk kemi parë një propozim të detajuar për mënyrën sesi do të kryehet ky dëmshpërblim.
Në kryesinë e FRD-së ka ish të burgosur politikë që konkurojnë me Mandelën për numrin e viteve që kanë kaluar në burg (si Gumeni dhe Blloshmi). Në atë kryesi ka gjithashtu edhe ekonomistë me përvojë. E pra, ata duhet të mblidhen e të dalin me një propozim të detajuar, që të përcaktojë rradhën e dëmshpërblimit (për shembull, të parët mund të jenë ish të burgosurit që janë ende gjallë e që po vdesin çdo ditë, të dytët bijtë e bijat e atyre që u pushkatuan, e së fundi, trashëgimtarët e atyre të burgosurve politikë që janë ndarë nga kjo jetë), si dhe faturën financiare përkatëse.
Bërja e homazheve dhe përkrahja morale e FRD-së është padyshim e mirëpritur nga shtresa e ish të burgosurve politikë, por një premtim serioz dhe i detajuar i saj në lidhje me dëmshpërblimin e zvarritur deri në poshtërim nga PD-ja mund të shërbejë si çimento për të çimentuar votën e kësaj shtrese për FRD-në...
Comments
Sugjerimi i autorit duhet
Sugjerimi i autorit duhet vleresuar si konstruktiv e dashamires nga FRD-ja, dhe paraqitja e nje plani realist duhet te behet publik sa me shpejt, sidomos ne se do mbeshtetje dhe te konsiderohet force politike e besueshme!
Kush jane keto te FRD qe
<p>Kush jane keto te FRD qe ngjasokan me Mandelen o Zaloshnja, jep ndonje emer konkret.</p><p>Se ne nje vend se ku degjova qe gjate kohes se tij ne presidence, Bamcja nuk kishte pasur te pakten nje ne administraten e presidences nga shtresa e te persekutuarve.</p><p>Po nejse vazhdo ti i dashur, investo "analizat" tek AK dhe FRD se do te sjelle fryte per PS me patjeter :)</p>
Add new comment