Çamët dhe pronat e shqiptarëve

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 06:09
Ben Andoni

Çështja çame është bërë kinse çështja akute, e cila ndan sot patriotët e vërtetë nga pseudo-patriotët. Në ditët e furisë patriotike, që morën zjarr nga deklaratat nacionaliste të kryeministrit Berisha, partia e cila përfaqëson faktorin çam do paraqiste rezolutën e vet, që hë-për-hë nuk i kaloi dot hallkat e parlamentit shqiptar. E me sa duket do mbetet gjatë në analet e këtij institucioni. Problemi çam është paraqitur disa herë në instanca të ndryshme, por duket se nuk do ketë sërish jetë, pikërisht për shkak të presionit të madh që bëhet direkt dhe indirekt nga faktori grek, e më shumë akoma matricave që e obligojnë Shqipërinë në strukturat evropiane. Për këto të fundit bie varaku i shqiptarizmës, që i ka kapur keqazi politikanët tanë kohët e fundit. Ndërkohë që Parlamenti Evropian po i kërkon Shqipërisë, me anë të një amendamenti të veçantë, të lehtësojë disi retorikën nacionaliste, bashkë me SHBA-në, e cila përmes zyrtarëve të saj e ka bërë të njëjtën gjë madje fare pa doreza. Po vallë ky ishte momenti për ta paraqitur këtë draft-rezolutë? Që elementi largpamës dhe strategjik mungon te partitë tona, kjo s’përbën ndonjë çudi, por të bësh lëvizje të tilla tregon vërtetë se e ke të ngushtë vizionin. Dhe komuniteti çam duket i ndarë për mënyrën e paraqitjes të Rezolutës dhe faktin nëse është apo jo një çështje me shumë rëndësi në këtë moment për komunitetin e tyre. Ngutazi sa është marrë, dhe pa asnjë diskutim me elementin intelektual çam, dhe mbi të gjitha konstitucionalistë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, duket se ajo s’është pjekur fare. Ajo që e bën disi edhe më shqetësuese idenë është se pse pikërisht çamët përdoren në këtë mënyrë, kur Shqipëria po tregon një pastabilitet qëndrimesh shtetërore në arenën ndërkombëtare. Të kujtojmë votën e munguar për Palestinën dhe ndërkohë votën e përfaqësisë së shqiptarëve (ku vetë Idrizi ishte në grup) pro regjimit të Azerbajxhanit, e cila binte ndesh me Konventën e të Drejtave Themelore të Njeriut.

Vetëm se, ndërsa çamët e kërkojnë me të drejtë problemin e tokave të tyre, që i takojnë, janë shqiptarët e Shqipërisë që prej dhjetëra vitesh nuk e gjejnë dot rrugën e pronave në atdheun e tyre nga ku nuk kanë lëvizur kurrë dhe e kanë vaditur me djersën e brezave të tërë dhe jo pak herë edhe me shumë gjak. Paradoksalisht, goditjen më të madhe pronarët shqiptarë e kanë marrë nga forca aktuale në pushtet, ku në koalicion është edhe partia e çamëve. Kjo e bën kauzën çame shumë të rrezikuar, për sa i përket prestigjit dhe e kthen gati këtë komunitet si të ishte një sekt.

Vetëm se historia s’mbaron këtu. Përfaqësues të çamëve, në këtë ardhje në pushtet, nuk duhet të harrohet se kanë rekorde jo dhe aq të mira me publikun shqiptar. Të joshur me postet e drejtimit të institucioneve ku mendohet thjesht për para, ata kanë nxjerrë një fytyrë tjetër të formacionit të tyre. Një pragmatizëm, që i ngjan pak makutërisë, e që nuk shkon me shpirtin galant të njerëzve që ruajnë emër të shquar ndër këtë komunitet. Në vend të imazhit pozitiv të tyre, nga kjo parti është përcjellë shpesh një pragmatizëm disi agresiv. Janë jo pak anëtarë të familjeve çame që kanë përfituar kudo në jug, me pa të drejtë, toka në kurriz të bashkatdhetarëve të tyre, që i pritën e që i kanë pasur tokat të trashëguara brez pas brezi. Por çamët, dhe sidomos ata që i drejtojnë, nuk ndihen për këto. Dhe, as nuk u vjen mirë t’ua kujtojnë. Për më tepër, ajo që të shqetëson është se në kauzën e tyre nuk artikulohet asnjëherë me forcë dhe deri me kushte ndaj aleatëve të tyre në fuqi, fati i dhimbshëm i pronave të shqiptarëve.

Në vend të këtyre, një dërgatë e tyre po mbledh firma me kamerat me vete dhe po na i shpalos para fytyrës, sikur qëndrimi për Çamërinë është qëndrimi i vërtetë që ndan patriotët. Në fakt, është ndryshe. Shumë nga njerëzit e privuar sot nga pronat, janë njerëzit që kanë derdhur pa fund gjak për Shqipërinë, kanë kontribuar masivisht dhe që për fatin e keq (që të falin rrjedhat e jetës) që s’kanë pasardhës, apo edhe më keq akoma nuk i kanë përfillur, sepse s’kanë qenë pjesë e klaneve. Kuptohet se për këta nuk ka zë.

Kjo e bën edhe këtë herë këtë kauzë, në thelb të drejtë, dukshëm të iniciuar thjesht për premisa elektoralë. Fakti është se qeverisë tonë, me këtë borxh publik të brendshëm, ka shumë gjasa t’i kthehet shpejt në bumerang gjithçka, që ajo e mëton si rezultat. Kjo po duket më e afërt me afrimin e datës së zgjedhjeve, ku partitë, qoftë të Maxhorancës, por edhe të Opozitës, i kanë ulur tonet për pronat, sepse e kanë katandisur vetë Shqipërinë kështu në 22 vjet demokraci post komuniste. Edhe këtu ka një kleçkë. Ndërsa partitë e mëdha i kamuflojnë dështimet me slogane dhe akuza, partizat e vogla, si ajo e Idrizit, nuk harrohen lehtë në veprimet e tyre. Është çuarja drejt fundit e një kauze, që të bën ta vlerësohesh. E kjo është e disata herë që çamët përdoren: p.sh. një lëvizje e dikurshme për një studio ligjore të huaj që do mbronte ndërkombtarisht çështjen çame është harruar dhe askush s’di të thotë asgjë për të nga zyrtarët çamë. Dhe, më shumë akoma, së fundmi Konventa “Për konfliktet e ligjeve në lidhje me formën e disponimeve testamentare”, do t’ju japë mundësinë edhe shqiptarëve për pronësitë. Në konventën ndërkombëtare të Hagës, të cilën e kemi ratifikuar, preken të gjithë emigrantët, madje përfshihen edhe pronat e shqiptarëve në Çamëri.

Që kauza çame duhet të marrë një drejtim, kjo sot është një e vërtetë, e cila në vende demokratike dhe sidomos në ato vende të BE-së, si Greqia, është një obligim edhe pse grekëve u vjen hidhur. Anipse, kjo si ka penguar fqinjët të luajnë si u ka dashur qejfi me kukullat që kanë ardhur shpesh në krye të shtetit shqiptar. Madje, kanë manovruar shumë bukur me veton e tyre kudo. Duket se asgjë  nuk ka lëvizur që nga 1995, kur Greqia dhe Shqipëria kanë nënshkruar Traktatin e Miqësisë, firmosur prej ish-presidentit Berisha dhe ish-presidentit Stefanopulos të Greqisë, ku në një klauzolë thuhet se çështjet e pronësisë së shqiptarëve në Greqi dhe të grekëve në Shqipëri do të zgjidhen mbi bazën e procedurave teknike.

Bash aty duhej kanalizuar energjia e lëvizjes çame dhe jo me marifete për të përfituar në Shqipëri, ose për të bërë gafa prestigji si ajo me heqjen e emrit të sheshit “Avni Rustemi”. Jo më kot, lëvizja e re Çame, i vuri këmbët më në tokë për problemin, kur artikuloi se: Ne jemi bijtë e atyre që pritën me dekada për të riparë shtëpitë, ullinjtë, rrugët e burimet ku ata pinë ujë të vegjël. Nuk ka asnjë lidhje mes detyrimit, mallit të papërshkruar dhe zgjedhjeve të 2013. Kështu duhet të vazhdonte kauza, që njerëzit të mos thonë siç thonë jo pak herë: e morën edhe këtë ata çamët e m...

GSH

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Kujdes Ben! Mos perziej gjera qe i sheh dhe qorri . Nuk ka asnje lidhje ndermjet disa aventuriereve, te vetquajtur "politikane qe perfaqesojne bashkesine çame" - PDIU a ndonje tjeter qe mund te lançohet ne vijim, me qytetaret, qe kane lindur vete ose prinderit u kane lindur ne Cameri. Askush nuk ka te drejte te trafikoje identitetet, pa qene i fuqizuar ligjerisht per kete. Politikanet qe pretendojne se artikulojne e mbrojne interesat e bashkesise çame - individe qe fituan permes rrugeve pista, here me droge e pislleqe, e here me puthadotje te tipit klientelist, do shitnin gjithe sa ka te shtrenjte njeriu, per nje dore para. E kane bere dhe do ta benin serish, nese u jepej mundesi, thjeshty pasi kete dine te bejne.

Bashkesia çame pret qe qeverite shqiptare te mund ta ndihmojne ne zgjidhjen e ketij nonsensi historik. Sikunder priten 65 vite, mund te presin po kaqm qe ajo qe u takon, te behet e tyrja. Ndaj, Ben, ate shprehjen e fundit, do mund ta kurseje, qe te pakten te mos beheshe autoparlant i atyre, qe jo pak e kane denigruar bashkesine çame dhe kauzen e saj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po mire ,le te vijoje te prese nga qeveria me te cilen luan PDIU se e ka ne terezi ,prona kerkon t'i njihen ne çameri , por prona xhvat nga shqiptaret e shqiperise,e gjithe loja ketu vertitet ,nuk ka marre malli asnje çam per varret e te pareve sepse kane varrosur plot ketu ne Shqiperi ,le te ç'mallohen me keta ketu nje here ,qysh nga 45 po behen 67 vjet dhe te gjithe ata çamer qe kane ardhur ne bark te nenave sot jane nga 67 vjeç ,keshtu qe te hapen qarte kartrat jo te llomotisin per gjoja patriotizem, gjithe zhurma qe behet piksynon per pronat dhe mire behet por eshte babezia ne mes ata duhet te lene ato qe kane marre padrejtesisht ketu ne Shqiperi se pari ,

Te zgjidhe kjo qeveri drejt pronat e vendasve ,pastaj gjoja te merret edhe me te çamerve ne Greqi ,sepse vetem per Vloren jane qindra dosje qe gjoja presin radhen te shqyrtohen per tokat ne bregdet e kudo tjeter  (ku çamet sot jane bere pronare para vendasve ,pyesni Dashin e Havase se si  ,deputetin ), shume çamer te ardhur pas 1945 per çudi jane bere pronare me dokumenta "te rregullta " aty ku vendasit po presin qeverrine si ariu per gorrica ..Kjo nuk ka se si te vijoje gjate ........

Submitted by Journalist (not verified) on

Çështja çame është përdorur gjithmonë nga aktorët e grupeve të ndryshme politike për të vjelë vota. Në këtë kohë Sali Berisha e kupton se mundësitë  për të fituar zgjedhjet e ardhshme të 2013 janë shumë te vogla dhe e shikon se shumë pseudopatriotë po shkojnë drejt AKZ dhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë ka bërë një kthesë dha na u paraqitka tani në patriot i flaktë duke i ngritur shumë tonet nacionaliste. Me këtë rast kanë marrë flakë dhe Idrizi me shokë dhe e shtron përsëri në tryezën politike  çështje e pronave çame në Greqi. Nuk jam ekspert i kësaj çështje , por meqenëse gjyshërit e mi kanë jetuar në periferinë e Epirit në Greqi dhe tregonin se çamët kanë kryer masakra nga më çnjerëzoret në familjet e grekërve ndërsa  burrat luftonin në male dhe shumë persona nga komuniteti çam vrisnin gratë shtatëzanë. Këto nuk i tregon asnjë , medalja ka dy anë gjithmonë dhe secili shikon atë anë që i intereson. Pasi u kryen shumë masakra atëherë filloi dëbimi masiv i camëve.

Submitted by besianiAnonim (not verified) on

Ore ti, jurnalist i grekeve (DELETED), pse i kthen permbys gjerat? Ato qe thua ti i ka bere greku ndaj nenave çame. Ti (DELETED), qe s'ke haber nga historia, lexo te pakten historianet greke... Ti, nipi i atij gjyshit  "i rritur ne periferi te Epirit" e di shume miretw verteten, por (DELETED) s'ke kurajo te dalesh hapur, por del me pseudonime. Kur gjermani hyri ne Greqi dhe hapi burgjet(kryesisht politike), ç'qene greke i vrau te gjithe, ata qe qene shqiptare i la te lire, sepse i mbante si rrace superiore, te ngjashem me veten dhe ju greket per kete i quat "spiune" te gjermaneve dhe bete reprezalje mbi grate e femijet. Une kete kam mesuar ne Greqine e pas 1990 (DELETED). Nuk jam çam, por me lidh gjaku shqiptar, kombesia, flamuri dhe me ti s'kam asgje te perbashket, se je grek i fshehur pas pseudonimeve. Turp(DELETED).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.