Eda Zari e Atifete Jahjaga, dy ofenduese me “klas”

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 04:44
Arben I. Kastrati

Nje publik madhor e shume i mire ishte mbledhur ne Teatrin Oda, te degjonte promovimin e albumit te ri te Eda Zarit. Koncerti i se premtes, ishte paraparë te fillonte ne oren 20:00. Miqte e mi dhe une arritem ne 19:30, qe te zinim vendet me kohe, por sapo hyme brenda ne salle, konstatuam se s’kishte karrige. Do qendronim ne kembe. Takova shume miqe te tjere qe kisha vite pa i takuar. Ishte bere shkas Eda, ajo qe na kishte mbledhur. Me siguri salla do qe mbushur plot, sikur bileta te qe me e lire dhe do takoja dhe te tjere miq, por ja qe gjendja jone materiale, shpeshhere na pamundeson pjesmarrjen ne ngjarje te tilla kulturore.

Nderkohe qe ora 20: 00 kishte vajtur, ne skene filluan te vendosnin ca karrige. Disa gra u ulen me shpejtesi, qe te pushonin pakez nga lodhja e te qendruarit me kembe. Ca te uniformuar me degjuese ne vesh u shfaqen tek karriget. Ngriten me shpejtesi dhe arrogance grate. Lajmi me shpejtesi u perhap, se do vinte Kryetarja Jahjaga. Tani me e kuptuam per ke ishin vendosur karriget.

Kaloi mese gjysme ore dhe as Eda e as Presidentja nuk po shfaqeshin. Thashethemja thoshte se koncerti do fillonte kur Kryetarja te arrinte. Publiku filloi te humbiste durimin. Duke njohur pervojen nga e shkuara, nuk habiteshin per vonesen e Kryetares Jahjaga, por habiteshin me dinjitetin artistik te Edes. Ne shenje revolte, ca filluan te dalin nga salla, ca filluan te fishkellejne, ca therrisnin me sa ze kishin: turp.

Nuk dija se ku ndodhesha (ndodheshim) tashme. Ne Korene e veriut, apo ne Jugosllavine e dikurshme ku asgje s’fillonte pa ardhjen e kryetarit te partisë komuniste? Ishte ky nje turp dhe ofendim aq i madh per ne sa s’pershkruaj dot komentet e publikut nga turpi. Ndersa turp s’kishte Eda si artiste qe ta fillonte koncertin. Ja qe ende nuk ishim liruar nga e shkuara.

Kam shikuar shume koncerte te artisteve e bandave muzikore ne bote, qe nga Rolling Stones, U2, Simple Minds, Ennio Morricone…por nuk me ka ndodhur asnjehere qe koncerti te fillojë me mese nje ore vonese.  E kishte kaluar mese nje ore kur Eda erdhi me disa truproje. Dhe nje ofendim i radhes. Erdhi me truproja ne salle teatri, qe ta ruanin nga publiku qe kishte paguar bilete te shtrenjte ta nderonte, e te cilit do t’i kendonte!

Dhe pa fije turpi, doli ne skene, dhe as nuk kerkoi falje per vonesen, as qe e permendi fare. Kenga e pare: …une mbledh lule, ti ha bar…Dhe ne me te vertete po hanim bar. Se po na trajtonte si kafshe. Nje pjese e madhe e publikut doli nga salla se s’deshironin te vazhdonin te ishin te ofenduar. Dhe kur po fillonte kengen e trete, vjen Kryetarja Jahjaga me stafin e saj dhe me nje dyzine truprojash qe duke shtyre turmen i benin vend te mjaftueshem te hynte me komoditet dhe te ulej ne karrigen (karriget) e vendosura ne skene (ne bine).

Keshilltaret mund ta kene keshilluar Kryetaren te vinte ne nje koncert Jazz-i. Por do duhej ta kishin keshilluar te qendronte ne kembe si te gjithe te tjeret. Dhe me asnje kusht te mos pranonte te ulej ne karrigen e vendosur ne skene (ne bine).

Paramendova veten time ne skenen e teatrit kur performoj. Asnjehere, asnje njeri, nuk do te prisja për më shumë se nje orë për të filluar shfaqjen. Nuk do te kisha pranuar askënd të ulej ne skene, edhe sikur te me shantazhonin qe ajo do te qe shfaqja ime e fundit... Asnje njeri ne bote, as kryetaren s’do lejoja. Se ne shfaqje jam une Zot i skenes. Dhe Kryetarja eshte shikuese.

Shume nga ne u zhgenjyem dhe dolem nga salla. Tani me s’kishte asnje kuptim te qendronim. Vazhdimi i koncertit mund dhe te kete qene i mire, por per ne qe dolem, na la shije te keqe. Shume te keqe. Aq te keqe, sa ishte hera e fundit qe po degjoja (degjonim) Eda Zarin. Ne nuk ishim ne salle per te sheruar komplekset e artistes (e Kryetares), por per te nderuar artisten qe na kishte fyer.

Ndersa Kryetarja, jo vetem qe do te mund te kishte mundur te vinte me kohe, por te linte anash logjiken se me vonesen e saj na deftonte madheshti e autoritet. Ajo me vonesen e saj, nuk deftoi madheshti por primitivizem e turpesi.

Fundja, prej andej nga vjen Kryetarja, nuk e kane madje as te njohur termin Jazz. Nuk flas per ardhjen nga zarfi, por nga origjina, fshati i saj. Fshataret e se ciles, kur u zgjodh kryetare, e festonin me pizga e tupana. (Qe kur e pame kroniken ne TV, na shokoi…)

Ne te gjithe e dime se Kryetarja ka pesuar torture nga jazz muzika qe ka degjuar ate nate. Se i eshte thene te marre pjese. Por sjellja e saj, na deftoi se s’ka asnje perparim ne sjelljen e saj karshi artisteve e punes se tyre (edhe pas kaq kohe ne kryetarllek). Por edhe me shume se kaq, duhet keshilltaret e kryetares te mesohen dhe edukohen. Se as publiku i asaj nate e as populli nuk meriton nje trajtim te tille.

Keto gjera ndodhin vetem ne KS. Vetem ketu mund te bashkëjetojne ne harmoni mosdija dhe pozita. Edhe pse mosdija dhe pozita jane nje.

P.S. - Dite me pare, lexova se Rolling Stones, ishin denuar me qindra e mijera dollare per zgjatje te koncertit per disa minuta. Ndersa tek ne, koncerti filloi kur ishte parapare te mbaronte. Dhe u denuam ne (publiku) qe kishim shkuar te nderonim...

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Imagjino injorancen e cila tashme ka gjetur nje surrat, ne fytyren prej idioti me pozite te Ahtifetes, duke degjuar jazz! Duhet t'i kene dale lytha prej merzise.."Ku jane tupanat?"- do kete pyetur.

Submitted by loni (not verified) on

Eshte thjesht per keqardhje krejt kjo qe lexohet. Jo pse nuk e njohim Atifeten dhe koleget e saj ne Prishtine e Tirane, Shkup e Shkoder... Jane keta njerez pra qe edhe evenimentet kulturore i shenderrojne ne bagatella truprojash e paturpesie qe s'ua gjen shoqen edhe ne Afrike e lere me ne ne bisht te Evropes - tek ne... Ajo qe frikeson: kur na vijne keta ose thene dhe me mire "keto" artistet nga "Evropa" ... qe atje gjoja po shkelqejne dhe po "pushtojne" miliona shikues e degjues... Si e bejne kete? Duke derguar cdo jave nga nje "lajm" per koncertet e prezantimet e tyre katundeve te Evropes e ne... pa asnje selekcionim as hulumtim i shijojme ato genjeshtra dhe mepas harlisemi kur "Eda" na vjen. Kush eshte Eda? Nje artiste "egzote" qe kendon kafeneve te nje landi gjerman... dhe ne na genjen qe "eshte e njohur" ne Gjermani... dhe priteni o burra e gra se na erdhi Eda... Eda- rri aty ku je- ne katundet tua ne Gjermani se atje ku kendon ti jo vetem qe s'paguan kush bilete- por edhe pa leke nuk te vijne ne koncerte. Po mire na e ben- se e ke gjet but. Nje bote injorante e cila ngazellehet me injorante si ti... Sa tmerr. Autorit: flm per pershkrimin e qelluar. Kurse e pash te nevojshme ta jap kete shpjegim per preckat qe keta "te suksesshmi/et" na i shesin. Summa Summarum: ata/ ato artiste qe jane te sukseshem/me nuk kane kohen te vijne ta na mbajne iso koncertesh ne Prishtine e Tirane. Shendet!

Submitted by anonim (not verified) on

uronj qe te kemi sa me shume veshgime e shkrime te tilla guximtare.

Submitted by RP (not verified) on

Jahajaga lindi si presidente me poste e do iki si presidente me pako.

Submitted by J.D. (not verified) on

Falënderoj Arbenin që bëri publik këtë ngjarje. Si ish-simpatizues (që nga momenti që lexova këtë shkrim) i Eda Zarit, ndjejë keqardhje dhe neveri për këto gjeste që janë bërë tashmë "normale" në Kosovë.

Submitted by EnSaMo (not verified) on

Neveria kur vjen nga arti është tmerrësisht zhgënjyese! Në rrjedhën e guximit intelektual vjen edhe ky përshkrim! Rrëfim që vjen si një vërejtje, vjen si një mesazh, vjen si një këshillë prej një artisti, krijuesi. Autori i filmave ““E di se kam pasur një titull më të mirë, por e kam harruar” dhe “Në tokën mes kufijve” s’mund të jetë indiferentë ndaj gjithë asaj që ka ndodhur ne “oden” e krijimtarisë së tij në të cilën shteron e gjithë uni krijues i një artisti. Në mes dilemës se personalitetes Eda Zari (që tashmë pas leximit te këtij shkrimi ka humbur një adhurues të saj) dhe presidentes Atifete Jahjaga më këtë shkrim gjithçka është shthurur në pamjen më të mirë! Arbeni është nisur dhe ka arritur në majën e një momentumi, në këtë rast te marrjes së biletës dhe arritjes me kohë në koncert! Dhe rrjedhshmëria shkëputet jo vetëm me vonesën prej një ore po me prezencën e presidentes e cila së pari ajo duhet të shkoj në një kurs mësimi për lexim (60 vite më parë kam dëgjuar se kishte qenë një lëndë mësimore në mësimin fillor: bukurshkrim)! Vet prezenca e Atifete Jahjages është një ironi e dhimbshme sepse ajo me asnjë sjellje dhe veprim deri me tash nuk na ka dhënë individin që di ta dëgjoj artin e muzikës, që di të shoh një krijimtari artistike. E bën këtë sepse “duhet”!? Nga posti që mban! Sepse siç thua  “vetëm në Kosovë mund të bashkëjetojnë në harmoni mosdija dhe pozita”.

Arben të përgëzoj për një shkrim të tillë! Më shumë se kaq shpreh keqardhje për gjendjen e organizimit të një manifestimi si të tillë edhe qoftë ajo Eda Zari! Dhe si fund fotografinë me aktoren e mirënjohur Tinka Kurti do e kesh si “shpërblim”, sepse ke bërë një shkrim të mirë dhe më kujtove atë fotografi që ta bëra në Durrës (në Festivalin Ndërkombëtar Veror të Filmit)!

Submitted by Mal osdrimi (not verified) on

Eshte per te qeshur dhe qare. Do marr ciften do dal per gjah, motiv jazzi dhe blues. Zari bashke me Dunin cnuk po heqin ne skene per te na percjelle mistiken, ritmin magjik dhe pezmin e xhevo avdallit nga sokaku te marreve. Na marrte lumi qe jo vetem I degjojme por edhe I komentojme keto naivitete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.