“Bombardimi ajror” dhe “këmbësoria” elektorale

Në fushatën e 2009-ës, Edi Rama ndoqi qartazi shembullin e idhullit të tij politik, Obamës. Fushata e Ramës kishte në epiqendër “bombardimin ajror” me kronika telvizive që e tregonin atë në takime të ngrohta me përkrahësit anembanë vendit dhe me reklama televizive që jepnin mesazhe optimiste për të ardhmen, të ngjashme me të Obamës së 2008-ës, si “T’i hapim rrugë politikës së re (ndryshe nga ajo e vjetra e Berishës dhe Nanos)” dhe “Të shohim përtej së majtës e të djathtës”.
Në përfundim të asaj fushate, koalicioni i udhëhequr nga Rama mori 124 mijë vota më shumë se në 2005-ën (kur udhëhiqej nga Nano), edhe pse numri i partive përbërëse të tij nuk u shtua. Ndërkohë, rritja e numrit të zgjedhësve në listat e votuesve mund të shpiegojë vetëm një rritje prej rreth 50 mijë votash për koalicionin e Ramës. Ndërsa 74 mijë të tjera mund t’i atribuohen fushatës së udhëhequr nga ai.
Por megjithë atë rritje meteorike votash, koalicioni i udhëhequr nga Rama nuk arriti të marrë mandatet e mjaftueshme për të krijuar qeverinë…
Mund të jenë të shumta arsyet që shpiegojnë se përse rritja meteorike e votve të koalicionit të udhëhequr nga Rama u tejkalua nga rritja e votave të koalicionit të udhëhequr nga Berisha (për shembull, shtimi i numrit të partive përbërëse të këtij të fundit nga 6 në 17, rritja e votimit fiktiv, parregullsitë në numërimin e votave etj.). Sidoqoftë, arsyeja kryesore duhet të ketë qënë “këmbësoria” e dobët elektorale e koalicionit të majtë.
Ja dy shembuj që e mbështesin këtë argument.
Në qarkun Fier, koalicioni i majtë pati një rritje të numrit të votave që e tejkaloi rritjen e numrit të votave të koalicionit të djathtë, krahasimisht me vitin 2005. Si rezultat, PS-ja mori në Fier 9 mandate ndaj 6 të PD-së. Dhe “këmbësorinë” elektorale të PS-së në qarkun Fier e drejtonte Gramoz Ruçi, politikani socialist më me eksperiencë në organizimin në terren të partisë…
Në Bashkinë e Kamzës, në vitin 2009, koalicioni i udhëhequr nga Rama mori rreth 8 mijë vota më pak se koalicioni i udhëhequr nga Berisha. Në këtë territor, “këmbësorinë” elektorale të PS-së e drejtonte Besnik Bare, një intelektual i nderuar, por pa eksperiencë të gjatë në organizimin në terren të partisë dhe pa lidhje të forta lokale. Pas dy vjetësh, si kandidat i PS-së për Bashkinë e Kamzës u zgjodh një njeri nga ajo zone, me lidhje të forta lokale. Si rezultat, diferenca e votave u ngushtua dramatikisht nga 8 mijë në 1 mijë e ca vota.
Shembuj të ngjashëm ka plot, duke filluar nga Kavaja e Laçi, e duke mbaruar në Velipojë. Dhe ndoshta duke nxjerrë mësime nga këta shembuj, duket se Rama po ndërton një strategji elektorale që kombinon “bombardimin ajror” me “këmbësorinë” elektorale. Përveç fushatës mediatike, e cila mund të etiketohet “Për një Rilindje të Re”, PS-ja ka filluar edhe një fushatë në terren, e cila mund të etiketohet “Censusi i votuesve”.
Nga njoftimet në media të ndryshme, mësohet se anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së u janë caktuar qendra votimi ku duhet të shkojnë dhe, me ndihmën e vullnetarëve, të regjistrojnë të dhëna sa më të hollësishme për votuesit, në mënyrë që ditën e zgjedhjeve të shkojnë shtëpi më shtëpi dhe të inkurajojnë ose ndihmojnë përkrahësit e majtë për të shkuar në qendrat përkatëse të votimit. Ndërkohë, në qoftë se, për shembull, ka një mijë votues të majtë që banojnë në Tiranë, por që janë të regjistruar në Korçë, t’i çojnë ata me autobuzë atje ditën e votimit. Dhe një mijë vota në Korçë mund të përcaktojnë se cili koalicion merr një mandat më shumë në qark…
Edhe me këtë strategji “tokësore”, duket se Rama po ndjek shembullin e Obamës – të 2012-ës kësaj rradhe. Obama kësaj rradhe e humbi betejën ajrore me kundërshtarin, qoftë në debatet publike (sidomos në të parin), e qoftë në shpenzimet për reklamat radiotelevizive. Por ai pati një epërsi të ndjeshme në “këmbësorinë” elektorale. Kështu, Obama pati 3000 punonjës elektoralë me pagesë dhe rreth 400 mijë vullnetarë të shpërndarë në të gjithë vendin, të cilët bënin telefonata dhe shkonin derë më derë për të inkurajuar ose ndihmuar përkrahësit e majtë për të shkuar në qendrat përkatëse të votimit. Ndërsa kundërshtari i tij kishte vetëm 500 punonjës elektoralë me pagesë dhe rreth 100 mijë vullnetarë si pjesë e “këmbësorisë” së tij elektorale.
Në fakt, shembullin e “këmbësorisë” elektorale të Obamës (kuptohet në përmasa shumë më modeste) bëjnë mirë ta ndjekin edhe dy partitë e reja, AK-ja dhe FRD-ja, të cilat duket se i kanë vënë më shumë rëndësi “bombardimit ajror”. Ky i fundit, nga ato pak sondazhe që janë publikuar deri më sot, duket se u ka dhënë fryte në përkrahje. Por do të jetë “këmbësoria” elektorale ajo që do ta përkthejë këtë përkrahje në vota. Përndryshe, do ta pësojnë si G-99-ta…
Comments
Ekuivalenti i 400 000

Ekuivalenti i 400 000 vullnetareve ne USA eshte me rreth 4000 ne Shqiperi.

Mendon qe PS nuk i ka angazhuar 4000 anetare ne 2009?

“Censusi i votuesve” eshte

“Censusi i votuesve” eshte risia

Me kete strateg te fushatave

Me kete strateg te fushatave elektorale, qe PS ka zgjedhur, i ka te fituara zgjedhjet e 2013. Bravo te qofte zoti Zaloshnja, ti je njeriu i duhur per strategjine elektorale te PS.

Z.Zaloshnja.Une kam edhe nje

Z.Zaloshnja.Une kam edhe nje mendim tjeter shtese.Ne vitin 2013-te Shqiptaret duhet te tregojne qe jane te bashkuar rreth interesave te perbashketa Kombetare.Ne rast se Berisha merr me teper se 40% te mandateve,kjo do te perkthehet ne percarje perfundimtare te Shqiperise dhe Shqiptareve.Personalisht une mendoj se Veriu i Shqiperise nuk voton per Sali Berishen si politikan,por ngaqe ai urren Jugun.Per inat te Jugut votojne Berishen.Kjo dukuri ka 23 vjet qe po ndodh.Asnjehere ne Shkoder Sali Berisha nuk ka dale humbes,edhe ne vitin 1997-te.Ne vitin 2013-te,nese Shqiptaret nuk votojne te bashkuar per rotacionin politik,nuk gjej arsye bashkjetese midis Shqiptareve ne Veri dhe Jug te Shkumbinit.Pse Saliu peruron monumentin e A.Zogut??Shume e thjeshte.Ne Vlore kemi bustin e A.Rustemit,ne Burgajet ate te A.Zogut.Pra,Shqiptaret ndajne qendrime,qe nuk jane pikpamje te ndrsyhme dhe te debatueshme.Por qendrime te kunderta dhe aspak bashkjetuese.Megjithate,ne momente kritike,Shqiptaret kane ditur te tregojne se interesat Kombetare vijne para c'do interesi tjeter.Dhe interesi Kombetar eshte shporrja e Sali Berishes.Nese kjo nuk ndodh,une personalisht,nuk gjej asnje motiv bashkejetese me Shqiptaret e Shqiperise se Veriut.

E gjete ti. Veriu urreka

E gjete ti. Veriu urreka Jugun kshu. Nese nuk gje asnje motiv bashkjetese per shqiptaret e veriut, emigro ateher. Nuk i duhen vendit percares si pune juaj.

Veriu voto Besishen per te njejten arsye qe Jugu voton PS'n, e para se shumica jane si ty dhe e dyta, sepse per arsye historike e shkohin PDn (ose PS-n ne jug) si te keqen me te vogel.

Arsye per tu ndare qenka kjo more...?!

Po Texasi, Luiziana, Alabama... qe jane pothuajse te gjithe republikane, cte bejne? Te ndahen nga New York-u, Masachusets... qe jane te gjithe demokrate?!

Texasi,Luiziana,Alabama,nuk

Texasi,Luiziana,Alabama,nuk votojne per kriminele te faktuar boterisht.Asnje Republikan nuk ka vrare popullin e tij me plumb ne koke...

Ceshtja e votimit te

Ceshtja e votimit te krimineleve eshte relative. Ato votuan Bushi-n per shembull, qe e terhoqi boten zvarre ne 1 lufte totalisht kot (Irak), ku kane vdekur mbi 4,000 ushtare amerikane. Nga nje kendveshtrim edhe ajo mund te quhet krim. Ose tani ne rastin e tragjedise se Newtown, edhe pas asaj masakre, pjesa derrmuese e atyre shteteve mbron me force te drejten qe qytetaret te kene mundesi te blejne ak47 ose m15 ne supermarket si dhe te lejohen te shetisin neper rruge me kto arme. Cfar duhet te bejn shtetet liberale te SHBAs, te shkeputen?! Pra ashtu si ne shqiperi, edhe ne shba si ne cdo vend tjeter te botes ka plot injorant.

Ndersa per nje militant si ty, zgjidhja eshte te ndahemi. Kjo ne nje far menyre eshte me keq se ato injorantet qe votuan Berishen.

Kshu qe para se tflasesh online, perdore trurin se nuk te prishet.

Or Zoteri,ti krahason SHBA-ne

Or Zoteri,ti krahason SHBA-ne me Shqiperine?? Bush-i nuk ka urdheruar garden Presindeciale te qelloje ne kafke Amerikane qe protestojne.Ata qe shkojne ne lufte,askush nuk i con me detyrim.Shkojne me vetezgjedhje per te bere para,duke marre parasysh edhe vdekjen.Nuk quhet kriminel nje President qe nuk detyron askend te shkoje ne lufte ne Irak.Po ti je si ata analistet e Saliut qe thone se dhe ne SHBA ka papunesi,nuk ka vetem ne Shqiperi.Saliu jot ka vrare qytetaret e tij me urdher direkt per carje kafkash.E kupton kaq diskutim apo jo??

Nejse, si me c'do militante,

Nejse, si me c'do militante, eshte e kote te besh debat dhe me ty. Eshte nje shprehje qe i pershkruan fiks fare personat si ty: "If all you have is a hammer, everything looks like a nail" . Edhe ti (si t'gjithe militantet e partive te tjera) gjithcka ke eshte urretja per kundershtarin dhe dashuria per partine, dhe per te bere ose mbajtur kryeminister idhullin shpirteror, je i gatshem per gjithcka, edhe per ta ndare vendin ne gjys. Dhe kushdo qe nuk eshte dakort me mendimet tuaja absurde, eshte "grup armiqsor".

Sikur te investonim me shume ne arsim do kishim shume me pak injorante "dru me pre" n'ket vend.

Pse harxhon kohen duke u

Pse harxhon kohen duke u marre me te? Me ca si puna e ketij mbahen ne kembe si Saliu nga krahu tjeter, si Rama nga krahu i ketij.

Ne fund te fundit "labi" eshte perfaqesus tipik i shoqerise shqiptare: militant, refraktar, i papune, idhulltar, kokemushke etj.

Nuk e mora vesh si keto 74

Nuk e mora vesh si keto 74 mije u quajtkan merita e Rames. PS pas 8 vjet korrupsioni humbi nje pjese te votuesve, dihet qe sa me e gjate eshte qeverisja aq me shume ndihen humbjet prej lodhjes.

Rama apo Berisha nuk jane politikane te rritjes se votave, ata thjesht ruajne ata votues qe u ka dhene partia apo historia.

Por jo vetem ata, por te gjithe ata qe kane objektiv ruajtjen e pushtetit qe marrin prej partise a historise, nuk mund te bejne gje tjeter veçse te ruajne votuesit.

Perndryshe votuesit levizin nga nje krah tek tjetri, duke ndjekur ligje e motive te tjera, me kryesori pakenaqesia me qeverisjen.

Well, shpresojme qe

Well, shpresojme qe strategjia Obama 2, t'i japi Rames me sh shanse se ç'i dha ne 2009. Perveç kesaj, ndryshe nga 2009 (por tashme si rasti Obama 1 me paraardhesin e tij G. Bush) shqipetaret jane te lodhur me Berishen 2, ashtu si ç'ishin amerikanet me Bush-in 2. Me kete ne mendje, ne nje vend normal sulmi, si ajror a si tokesor, efekt rrezues do te kishte per Berishen 2. Por duke marre parasysh se me ç'fare qeverie e palo njerezish kemi te bejme sulmi tokesor nga ana e Rames eshte nje e keqe e domosdoshme... Me pak fjale, ju zoti Zaloshnja shume mire e keni, por çfare t'i bejme palaçove qe ju jane errur syte.

Zaloshnja Gabon kur thote se
Zaloshnja Gabon kur thote se Obama humbi betejen "ajrore" ndaj Romnit ne zgjedhjet amerikane te ketij Nentori (2012). Pikerisht fitorja e Obames ishte e gjithanshme si ne debatet televizive (padyshim qartesisht ne substance dhe kontekst ne ate te 2te dhe te 3te), ne financimet dhe fushaten mediatike dhe televizive duke u fokusuar me mesazh te qarte, profesional e atraktiv ne "battle ground states" kryesisht drejtuar votuesve te pavendosur, dhe duke pasur nje ekip te madh energjik e te motivuar ekspertesh dhe vullnetaresh ne cdo zone te diskutueshme. Ne thelb Obama fitoi ndaj Romnit pasi I kishte bere mjaft mire dhe me kujdes e inteligjence detyrat e shtepise, duke mesuar nga gabimet e fushatave te meparshme demokratike dhe duke sofistikuar dhe permiresuar metodat, strategjite dhe kampanjen e tij elektorale ne krahasim edhe me ate te 4 viteve me pare.
Kam pershtypjen se Berisha dhe maskarenjte e tij do te perpiqen te perdorin mjaft nga metodat e Obames pasi ka mjaft financa e burime te erreta dhe militante e kriminele te qelbur per ti perdorur per aferat e qelbura. Pika e tij e dobet eshte se ne dallim nga Obama ai urrehet nga shumica absolute e shqiptareve dhe eshte kthyer ne nje moster diktatoriale orientale qe po I merr frymen dhe varferon dita dites shqiptarin e mesem dhe te gjithe ata qe nuk Jane pjese e klanit te tij. Se dyti Bisha nuk ka ditur kurre te beje zgjedhje te ndershme dhe instikti I tij eshte ai I hajnit dhe vrasesit te pabese (prapa ferres) dhe do te perqendrohet me teper ne perdorimin e metodave te tij te sternjohura te intimidimit, terrorizimit, zvarritjes se procesit ne ato qendra ku eshte ne humbje, manipulimit dhe blerjes se votes dhe anëtareve te qendrave te votimit (pasi besohet se i ka ne xhep te gjithe maskarenjte e qelbur ne kolegjin zgjedhor...) ..
Eshte detyrë immediate e Rames dhe opozites qe te perpiqen me te gjitha format per ta rrezuar kete kodosh te pacipë e Kriminel perpara zgjedhjeve te qershorit, ne mos te beje cfare eshte e mundshem qe pergatitjet e zgjedhjeve te behen Brenda cdo standardi Ose ne te kundert te mos Marre pjese ne sharaden e rradhes. Bisha po e thote cdo dite se sipas tij zgjedhjet nuk Jane kusht per te hyre ne Europe ...
Se fundi Bisha sa do te bej Gam Gam, e si fort mire qe urrehet nga shumica e shqiptareve dhe ne thelb ngelet nje frikacake I dhjerë - po ta shohesh po perpiqet qe ta ule edhe agresivitetin e tij ndaj opozites duke u permbajtur Brenda asaj qe ai e quan "loje politike". Gjithashtu edhe financat e tij dhe groupit te tij po sherojne - jam I Sigurt qe ky Qenef dhe familja e tij te shemtuar nuk Jane aq te Marre qe te perdorin paret qe u vjedhin shqiptarev per te mbajtur pushtetin , kur kjo behet me Buxhetin e shtetit.
Koncepti i zalonjshes duket i
Koncepti i zalonjshes duket i sakte, por shembulli i Fierit pak i gabuar. Gramoz Ruci ne krye te qarkut te fierit e me te drejten te zgjedhi e ka katandisur votimin ne kete qark nga me te ultit ne perqindje ne shkalle vendi, arsyeja : shif 7 deputet lokale qe ka lista e qe ka zgjedh gramozi, jane me anonimet e inegzistentet ne parlament, biles e kur flasin nje here ne vit, me mire te heshtin!
Per te mos folur per partine e pushtetin lokal.
Po PS i duhet fushate kembesoresh, por jo e drejtuar nga 66 vjecar qe sdine te perdorin internet e celular per te mos folur per gjuhe te huaj e literature. Shif PD garde e vjeter esht vetem Saliu, por ai ndyshon nga garda e pashkolluar e PS e tipit Ruci, Xhafa, Dade, Leskaj, Fino, etj..
Kjo esht ceshtja, kush udheheq trupat ne teren per te kapur rinine dhe elektoratin e lekundur se 70 vjecaret e kane ndare mendjen per ke votojn?!
Add new comment