Sondazhi i dytë i DITA-s: Vazhdon epërsia e thellë e opozitës

Pothuaj të gjitha gazetat shqiptare zhvillojnë sondazhe në internet, të cilat, në fakt, nuk kanë asnjë vlerë statistikore përgjithësuese, sepse përfaqësojnë thjesht një fotografim të opinionit të lexuesve të tyre e jo të popullsisë në tërësi. Gazeta DITA ka botuar sot të dytin sondazh të saj të zhvilluar në terren, e jo në internet (http://gazetadita.al/sondazhi-i-dyte-i-dita-s-ne-11-minibashkite-e-tiranes/ ). Sondazhi ka një mbulim të kufizuar (mbulon vetëm 11 minibashki të qytetit të Tiranës), por, sidoqoftë, përbën një risi absolute në shtypin shqiptar.
Sipas sondazhit të DITA-s, po të zhvilloheshin zgjedhjet sot, do të merrnin pjesë me siguri 70.1% e banorëve aktualë të bashkisë së Tiranës me të drejtë vote, ndërsa 6.7% të tjerë do të kishin gjasa të merrnin pjesë në votim.
Nga informacioni i publikuar, duket se metodologjia e zbatuar është brenda standarteve statistikore të sondazheve të opinionit publik. Ndërsa, për rigorozitetin e zbatimit të metodologjisë, duhet t’i besojmë kolegëve të DITA-s. Nejse, duke i marrë të mirëqëna rezultatet e publikuara nga DITA, vlen të ndërtojmë një skenar hipotetik të zgjedhjeve që mund të zhvilloheshin sot dhe që NUK DO TË MANIPULOHESHIN…
Siç dihet, në sistemin aktual elektoral, përcaktimi i fituesit varet nga votat që marrin koalicionet dhe jo nga votat që marrin partitë e veçanta brenda tyre. Për këtë arsye, le t’i përkthejmë përqindjet e sondazhit të DITA-s në vota për koalicionet e mundshme. Gjithashtu, le të llogarisim edhe intervalet e sigurisë statistikore për çdo koalicion.
Nga zhvillimet e derisotme, duket se Aleanca Kuqezi do të futet eventualisht në koalicion me PS-në (nuk e ka përjashtuar asnjë herë publikisht këtë skenar…), LSI-ja do të krijojë koalicion më vete me PDIU-në, ndërsa FRD-ja do të futet në garë si parti e pavarur. Duke e marrë të mirqënë këtë konfigurim dhe duke presupozuar se PDIU merr gjysmën e votave të të gjitha partive të vogla të djathta, duhet bërë edhe një presupozim tjetër – votat e të pavendosurve do të shpërndahen në mënyrë të përpjesshme mes garistëve.
Pas bërjes së këtyre presupozimmeve, shpërndarja e votave të kryeqytetit sipas koalicioneve të mundshme është si vijon:
PS+AK etj. 126 mijë ose 50.4%
PD+PR etj 88 mijë ose 35.1%
LSI+PDIU 22 mijë ose 8.7%
FRD 14 mijë ose 5.7%
Siç dihet, sondazhi është një instrument probabilitar, e jo përcaktues – pra, ka një marzh gabimi statistikor (Votimi, nga ana tjetër, KUR NUK MANIPULOHET, është instrument përcaktues – pra, s'ka marzh gabimi). Për këtë arsye, vlen që, për shifrat e mësipërme, të llogariten edhe intervalet e sigurisë statistikore me nivel besimi 95%. (ky nivel përdoret tradicionalisht në të gjitha publikimet e marzheve të gabimit të sondazheve).
Duke patur parasysh numrin e të anketuarve nga DITA që kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në votim në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, rezultojnë këto intervale të sigurisë statistikore për koalicionet e mësipërme:
Intervalet e Sigurisë Statistikore me Nivel Besimi 95%
PS+Ak etj. nga 119 deri në 134 mijë
PD+PR etj. nga 81 deri në 95 mijë
LSI+PDIU nga 17 deri në 27 mijë
FRD nga 11 deri në 17 mijë
Për të arritur në shifrat e paraqitura në këtë analizë, siç mund ta kenë vënë re lexuesit, u bënë disa presupozime. Sikur njëri ose disa prej tyre të mos materializohet, llogaritë, pa dyshim, dalin ndryshe...
Për shembull, marifete si ai i mandateve të qarkut Kukës, ose të një lloji tjetër, mund të shfaqen edhe në Tiranë. Nga ana tjetër, AK-ja, në momentin e fundit, mund të futet në koalicion me FRD-në, në vend që të futet me PS-në. Dhe në këtë rast, skenari i mësipërm do të ndryshonte goxha. Dhe së fundi, llogaritjet e mësipërme bazohen në presupozimin se kampioni i të anketuarve të DITA-s e përfason mirë elektoratin kryeqytetas…
Comments
Tashi kujt i djege do dale

Tashi kujt i djege do dale e te shaje Zaloshjen.

Jane shume te parashikueshem njeqelizoret e Baces

une zaloshnjen nuk do e shaj,

une zaloshnjen nuk do e shaj, por keto shifrat qe ka llogarit zaloshnja, bazu ne sondazhin e gazetes dita, tregojne se ps+ak+etj merkan vetem 1000 vota me shume se mori edi rama ne maj 2011 (125 mije mori rama ne 8 maj). me nje fjale, avantazhi i ps+ak+etj ndaj pd+pr+etj. vika prej shkeputjes se mundshme te lsi+pdiu nga berisha dhe prej divorcit te frd-se nga pd-ja. pa llogarit ketu efektin ristani, vetekuptohet....

ti anonim mire i ke bere

ti anonim mire i ke bere llogarite, por zaloshnja ka bere nje gabim. ai i ka shperndare te pavendosurit e sondazhit te gazetes dita (7.2%) ne menyre te perpjesshme mes partive ne gare. per mendimin tim ata duhet te shperndahen ne raportin 2 me 1 ne favor te opozites. ne kete rast votat per ps+ak+etj shkojne deri ne 130 mije vota ose 5 mije me shume se mori edi rama ne maj 2011. kurse 125 mije votat e lulit shperndahen mes pd etj, lsi+pdiu, frd, dhe... ristanit...

Nuk e kuptoj pse Zaloshnja e

Nuk e kuptoj pse Zaloshnja e bashkon apriori AK me PS. Zaloshnja asyeton se nuk e ka kundershtuar ndonjehere koalicionin me PS dhe sipase llogjikes Zaloshnjare na del se do ta pranoje. Kesaj i thone interpretim sipas oreksit. AK eshte parti e djathte dhe po qe se ben koalicion me PS shume nga perkrahesit e sotem nuk do ta votojne.

Çdo komb ka jashtë qitjen e

Çdo komb ka jashtë qitjen e tijë por kur kjo vete 43% do të thotë se është e sëmurë dhe kur shikojë këto numra më kujtohet i madhi Benini në një emision që bëri para dhjetë ditësh kur foli për Berluskonin dhe tha paka shumë o zotë fali se nuk dinë se çfarë bëjnë por për ne çfarë duhet të thotë

Nuk e di sondazhi... Po kjo

Nuk e di sondazhi... Po kjo kopertina qenka qamet e qellume :)

Sondazhin e ndoqa qe ne

Sondazhin e ndoqa qe ne mengjes ne gazeten Dita, personalisht mendoj qe diferenca eshte shume me e thelle.

Por te rrim shtrember e te flasim drejt, Saliu nuk ka fituar asnje pale zgjedhje qe nga 1992. Edhe atehere nuk fitoi Saliu. Do fitonte PD kushdo qe do ishte ne krye te saj, sepse ashtu erdhen rethanat.

Gjithe zgjedhjet e tjera Saliu ka humbur. Kjo eshte evidente. Ne 1996, vodhi me thase si idiot, dhe solli 97-n. Ne 2005 e dorezoi Fatosi, ne 2009 Meta trafikoi votat e marra me parrullen "Berisha ik". Kur eshte votu Saliu me qafshi?

pikerisht kjo me shqetson

pikerisht kjo me shqetson edhe mua, i dashur trust: si ka mundesi qe ky njeri ka qeverisur 12 vjet pa pasur asnjehere shumicen e popullit me vete!

Me duket se jo gjithmone ata

Me duket se jo gjithmone ata qe marrin vota popullore me shume sigurojne me shume 'kolltuqe' ne parlament...

E majta i pret frutat e pjekura te bien vete ne shporte dhe harron qe kemi dhe ca hajdute qe bredhin skutave...se kohez krize thone eshte...

Papagajte, nga mengjezi ne mbremje vone,...thone...nuk jane kusht zgjedhjet e lira...per te shkuar atje...

Ata, pasunaret e papagajve, kane dhe largepamesi dhe fuqi...

Siç e thashtë edhe një herë

Siç e thashtë edhe një herë tjetër, këto sondazhet më shumë se të vërtetën japin indicje dhe këshilla se PS duhet të bashkohet me AKZ. Sepse zoti gazetar është hera e dytë që e bëni këtë "bashkim", kur AKZja pak muaj më parë deklaroi se nuk do të bënte koalicion as me PS e as me PD.

Tani, të paktën kini guximin ta thoni hapur këshillën për popullin PSist (pa hipokrizi: ishkomunist - se edhe unë jam i majtë, por për këtë të "majtë" s'kam për të votuar kurrën e kurrës).

Zotërinj administratorë unë

Zotërinj administratorë unë po pres publikimin e përgjigjes ndaj atij anonimit më lartë.
Ju e dini shumë mirë se nga po shkruaj unë, dhe nuk është Shqipëria. Kjo është një arsye më shumë për të publikuar komentin tim, që ndër të tjera nuk përmen asnjë person publik për ta denigruar, pa arsye.

Nejse, zgjedhja është juaja, ose e ndonjë kalamaku (militant?) që keni punësuar pët të moderuar komentet.

Sondazhet behen dhe jane

Sondazhet behen dhe jane te pranueshme nga organizata qe merren me kete pune dhe qe jane te pavarura dhe jo nga organe shtypi qe jane afer nje krahu politik, dhe sondazhi me i sakte eshte dita kur votohet dhe me pas kur krijohen kualicionet pas zgjedhore. Deri me sot te gjitha sondazhet qe jane zhvilluar ne Shqiperi asnjeri prej tyre nuk ka dale i sakte ose afer te vertetes. Keto sondazhe qe behen nga krahet politike te te dyja paleve{ megjithse nga i djathti nuk shoh deri tani ndonje sondazh te zhvilluar} behen vetem dhe vetem per propogande. Prandaj dhe kete sondazh qe eshte zhvilluar nuk mund ta marre te besueshem edhe per nje shkak tjeter. Dihet qe tek te gjithe qe votuesit e majte dhe forcat politike te majta propoganda meriton noten 10, kurse te djathtet ngelen ne klase ne kete aspekt dhe kjo vjen jo se te djathtet nuk kane mundesi te shprehin ate qe mendojne, por nuk eshte ne kulturen e tyre kurse e majta propoganden e ka qe ne lindje, kane me shume mobilizim kur u kerkohet edhe nje sakrifice me e madhe dhe jo te marrin pjese ne keto anketime apo sondazhe.Parimi { te cilin te djathtet nuk e kane} grusht bashkuar rreth Partise ka qene dhe do te jete nje nga parimet kryesore tek votuesit te majte. Per ata Partia eshte me e cmuar se cdo gje bile edhe se jeta. Skane faj keshtu jane mesuar gjithmon bile ju besoj se ju kujtohet ajo thenia e asaj socialistes nga Berati: Amani o shoke, le mos te kemi drita dhe as uje vetem ju mos u zini. Sa per rezultatet e ketij sondazhi edhe mund te jene aty aty te sakta por vetem me nje perjashtim qe ato zgjedhje vete P D mund ti lere te fitojne PS sepse vjen nje dite biologjike dhe PD smund te jete gjithmon ne pushtet menjefjale riciklimi duhet te vazhdoje. Une per vete do te isha qe keto riciklime dhe jo vetem te partive por edhe te njerezve qe drejtojne keto parti te ishin sa me te shpeshta> Boll me me kete klase politike te te dyja kraheve duhen njerez te rrinj. Sa per z.Zaloshnja do te thosha qe boll me me keto sondazhe por sic thone italianet: Vai a lavorare.

Po ca sondazhi thoni ju LSI

Po ca sondazhi thoni ju LSI ne 2011 mori vetem 22.000 vota tani na e nxirrni me 17000 vota bashke me PDIU.Mos e ka bere gje veliaj kete sondazh ?Se atij i vjen ndorshe per keto gjera ..

Prisni se do keni habere edhe
Prisni se do keni habere edhe me te mira me sondazhin sh serioz dhe profesional qe po org zeri popullit.
Add new comment