Një lokomotivë staliniste për trenin europian?!

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 04:42
Virion Graçi

Në diskutimet e këtyre ditëve, krahas temave për njëqindvjetorin e shtetit shqiptar, vend gjithmonë e më të madh kanë zënë krahasimet paralele apo kundërvënëse të disa figurave që në masë të madhe kanë ndikuar zhvillimet, rrjedhat, kthesat historike te ne. Ndjeshmëria ndaj figurave, përdorimi dhe shpërdorimi i tyre bëhet dhe më i madh pasi jemi në fundin e hidhur të një drame: refuzim i Shqipërisë shtetërore për të hyrë në Europë, mbyllje e derës europiane vetëm për “meritën tonë; ndjeshmëria ndaj debateve për figurat historike që kanë kryesuar gjatë shtetin shqiptar bëhet dhe më e madhe pasi jemi në prag të një lufte të ashpër elektorale: etja e socialistëve për t’u rikthyer në pushtetin qendror, nga njëra anë, dhe legjitimimi i një mandati të tretë në pushtet i PD-së dhe satelitëve të saj, nga ana tjetër. Për këtë shkak, për interesa të mirëfillta klanore-karrieriste, një pjesë e madhe kërkojnë me ngulm të rifaktorizohen si peshore të gjykimit impresiv, të duken se ende janë dikush, të duken se nuk e kanë harruar kauzën e tyre dhe se kanë ende mjaft për të folur, d.m.th. përbetime, garanci të tërthorta se vazhdojnë të jenë pjesë e së njëjtës besëlidhje okulte. Për hir të këtij hesap-profili konkurrues përbrenda llojit të tyre, rreken të evokojnë pa diturinë e duhur, pa seriozitetin e duhur e më shpesh pa humanizmin elementar, figura aq tepër të përfolura, të stigmatizuara, të glorifikuara a të përbaltura; figura sundimtarësh, modele historikisht të tejkaluara që e polarizojnë shoqërinë tonë në mënyrë drastike: armiq dhe heronj, çlirimtarë dhe kolaboracionistë, shtetarë të mëdhenj dhe burra të vegjël shteti etj.
Dy figurat rreth të cilave orientohen zërat klanorë-partiakë janë A. Zogu dhe E. Hoxha. Cili nga këta të dy ka qenë më i mirë? Cili ka qenë më i keqi? Ahmet Zogu, apo Enver Hoxha?! Shaka e trashë! Cinike dhe kundërproduktive!
Zogu, apo Hoxha?! Krahasohen dy njerëz për të cilët shumçka dihet; nuk krahasohen dy forma të qeverisjes: njëra, e para me sistem shumëpartiak, me shtyp të lirë të çdo ngjyre, me mendim dhe debat intelektual të hapur, cilësor, ende i patejkaluar as në ditën tona për nga begatia e ideve dhe morali i shëndoshë publik që përcillte; tjetra, e dyta: diktaturë, më e egra në Europë, pa asnjë alternativë konkurruese: pa shtyp, pa opozitë, pa liri fjale dhe mendimi etj. Nga të dy krahët, jo pa qëllim lihet mënjanë krahasimi i sistemeve politike-shtetërore që ata ndërtuan dhe përfaqësonin; sistemi politik-shtetëror gjatë të cilit qeverisi Zogu ishte pakrahasueshmërisht më i mirë se diktatura absolute komuniste nëpërmjet së cilës qeverisi Hoxha, por ithtarët mediatikë të Ahmet Zogut nuk e evidentojnë këtë fakt madhor, pozitiv-atyre u intereson një mitologji e re për liderin e asaj kohe; analiza shkencore, profesionale e asaj periudhe nxjerr më lart sistemin dhe poshtëvendos, nënrendit në vlera dhe madhështi historike atë që mund të quhet lider. Përse? Sepse A. Zogu bëri çmos që ta deformonte sa më tepër atë sistem për ta pasur më të lehtë “konkurrencën” politike, më të gjatë dhe më zbavitës mbretërimin vetjak.
Ata që merren me ringjalljen e lavdishme të diktatorit Hoxha nëpërmjet kontrastit me Zogun, numërojnë katër-pesë atdhetarë të mëdhenj, të cilët Ahmet Zogu i eliminoi pa mëdyshje për hir të karrierës së tij, por neohoxhistët nuk përmendin as pesëdhjetë, as pesëqind, as pesëmijë burra të zgjedhur të këtij vendi që klika drejtuese komuniste i eliminoi fizikisht: ata ishin po aq të shkolluar, po aq atdhetarë, po aq të nderuar sa Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi; ata që duan të ringjallin kultin e diktatorit Hoxha nëpërmjet krahasimit me Zogun përmendin me objektivitet ndihmën serbe për rikthimin e tij në pushtet dhe lëshimet shpërblyese, por, neohoxhistët harrojnë të thonë fakte të pranuara edhe prej vetë krerëve më të lartë komunistë: roli vendimtar i Jugosllavisë në krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare; në organizimin e formacioneve politiko-ushtarake partizane; në edukimin, nënkupto: indoktrinimin e rinisë shqiptare si klikë e ardhshme udhëheqëse; në prishjen e Kuvendit pluralist pajtues-koordinues të Mukjes; në strukturimin skllavërues të shtetit shqiptar mbas vitit 1944 sipas interesave jugosllave… etj. Investime afatshkurtra e afatgjata të shtetit jugosllav në themelet e reja të shtetit të ringritur në Shqipëri lihen në heshtje nga ata që duan të fabrikojnë një pavarësi kombëtare dhe dinjitet sovran të shtetit komunist shqiptar ndaj vëllezërve të mëdhenj jugosllavë.
Janë njohuri tashmë të popullarizuara e nuk dyshon askush kur komunisti utopist Petro Marko pohon në kujtimet e tij se listat e intelektualëve shqiptarë që do të zhdukeshin në Tiranë prej pushtetit të ri komunist vinin nga Beogradi; po kështu, edhe në kujtimet e të huajve që jetuan në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore gjen të njëjtin pohim të thjeshtë, shpjegues: deri në vitin 1945 pushteti i ri komunist kish vrarë dhe asgjësuar të gjithë njerëzit që do të kishin mundësuar përparimin shoqëror, politik dhe ekonomik të vendit (pjesa më e madhe as pa akuzën e bashkëpunimit me fashizmin…nazizmin etj.).
Ata që duan të ringrenë E. Hoxhën (nënkupto: regjimin e tij-v.g) nëpërmjet krahasimeve me Zogun, me vendosmëri harrojnë se bashkëpunimi i fshehtë me Jugosllavinë midis qendrave të pushteteve respektive Beograd-Tiranë zyrtarisht ka vazhduar deri në 1990-n; deri në këtë vit Jugosllavia ia dorëzonte shtetit shqiptar të arratisurit si armiq të tij; deri në 1990-n Tirana zyrtare ua dorëzonte autoriteteve jugosllave çdo element që hynte në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjes së Beogradit; dhe nuk ka qenë një marrëveshje e policive përkatëse për të riatdhesuar kriminelë ordinerë por për njerëz të angazhimit disident – politik…
Jemi nën një stuhi mediatike e frymëzuar pragmatikisht: ata që duan të riafirmohen në një qendër të re pushteti qendror, sikurse shpresohet rikthimi i socialistëve në qershorin e ardhshëm, japin garancinë e përkatësisë majtas tërthorazi, nëpërmjet qëndrimit ndaj E. Hoxhës; me mençuri është gjetur deri diku shembulli referues: A. Zogu; me diabolizëm fshihen e deformohen të vërteta themelore të sistemit politik-shtetëror komunist. Për shembull: Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte një pushtet që ndoqi një politikë aparteidi ndaj qytetarëve të saj: aparteid i deklaruar, racizëm i ligjëruar, reduktim i të drejtave elementare njerëzore deri në nivelin e rendit të dikurshëm skllavopronar. Me Kushtetutë, me ligjet në fuqi, shtetasit shqiptarë nuk ishin të barabartë në shtetin e tyre; një e treta e popullsisë, falë luftës së klasave që shenjtërohej në Kushtetutë dhe mbrohej fizikisht nga një mega-strukturë shërbimesh ushtarako-policore, nuk kish as ato të drejta që gëzonte pjesa tjetër e shqiptarëve; falë luftës së klasave, shtetëzimit të gjithçkaje, falë kanalizimit nga zyrat e partisë komuniste të çdo mundësie zhvillimi e jetese, falë kalimit të të gjitha kërkesave e nevojave njerëzore nëpërmjet miratimit të organizatave bazë të partisë dhe këshillave popullorë, numerikisht, një e treta e popullsisë ishin qytetarë të padëshirueshëm, të përjashtuar nga gjithçka: as mund t’iu shkoje për vizitë, as mund t’iu flisje për përshëndetje: edhe në lindje e në vdekje ishin të dënuar të braktiseshin nga popullsia e shëndetshme, nga ajo me biografi të përshtatshme politike. Në këtë farë feje shqiptarin prej shqiptarit nuk e ka ndarë dot asnjë pushtim i huaj, përveç të ashtuquajturit kohët e fundit: “shteti modern komunist”. Ndarjes raciste klasore në ballistë, zogistë, partizanë…, i shërbyen për 50 vite ligjet e themelore të shtetit si dhe arti, libri, filmi, gazetaria, makineria e plotfuqishme propagandistike shtetërore. Dhe pasojat ndihen dhe sot: ende shqiptarët nuk arrijnë të krijojnë shoqëri dhe solidaritet ndërqytetar për të mbrojtur interesat e tyre përballë shtetit, përballë administrative abuzuese, të korruptuara, sepse, sado keq të më shkojnë punët, mendonte secili në krye të viteve nëntëdhjetë, nuk mund të futem në një rresht me armiqtë e mi të dikurshëm dhe me pinjollët e tyre të tashëm: me ballistin, me enveristin, me zogistin, me komunistin etj. Strukturimi gjysmëshekullor i shoqërisë shqiptare në këtë lloj formati është malinjitet klinik i pashërueshëm. Tjetër shembull: në pesëmbëdhjetë vitet e fundit shteti komunist i la shqiptarët në gjendje urie, me triska dhe tallona ushqimorë të përllogaritur për minimumin e mbijetesës biologjike për njësinë e kohës; me gramë dhe miligramë mishi, gjalpi, vaji, buka, bulmetrat… si askund tjetër në botën komuniste.. Ku është patriotizmi këtu? Ku është shteti modern këtu? Ku është lavdia e udhëheqjes së lartë këtu?! Le ta gjejnë ata që ndërgjegjshëm dhe sistematiksht gënjejnë këto ditë duke restauruar lavdinë makabre të sistemit totalitar-komunist. Në 50 vitet e shtetit monist komunist, u ndaluan gjithë korifenjtë e kulturës dhe letërsisë shqipe, të gjithë, pa përjashtim. Ku qëndron atdhedashuria këtu? Le ta gjejnë edhe këtë ata që qëllimisht gënjejnë lexuesit duke thënë se regjimi komunist i bëri shqiptarët njerëz të respektuar nëpër botë; në pesëdhjetë vite Shqipëria shtetërore ishte vendi më i izoluar në botë; nuk venin a vinin prej botës europiane-perëndimore as njerëzit, as idetë, as arti, as tingujt e radiove, as valët televizive; pra, një burg i madh natyror. Ku është shteti modern këtu? Ku është madhështia e liderëve të asaj kohe? Edhe kësaj pyetje retorike le t’i përgjigjet ndonjë akademik që, për arsye që vetëm ai i di, vazhdon të gënjejë pa kandar për të kaluarën tonë, vazhdon të lëndojë pa mëshirë plagët e viktimave të komunizmit dhe të fyejë me stil kujtesën tonë të përbashkët, qëndresën njerëzore, shpresat e natyrshme. Ajo që mund të themi pa mëdyshje ne që mendojmë ndryshe për sistemin diktatorial komunist dhe simbolet e tij është kjo: drejt shtetit ligjor dhe përparimit kombëtar, drejt Europës dhe botës së qytetëruar demokratike shqiptarët dhe Shqipërinë nuk mund ta tërheqin modelet totalitare-staliniste, edhe kur ato fytyra e ato modele shpëlahen nga balta e historisë dhe ofrohen prej akademikësh dhe profesorësh pompozë, pompozë dhe butaforikë, njëkohësisht.

Marrë nga: Panorama

Comments

Submitted by illi (not verified) on

Cudi si nuk ka shkruar nje fjale ky Graçi per rolin e Berishes ne gjithe kete tollovi per rivleresimin e Hoxhes?! Vazhdon edhe ky si ne kohen e PP, te gjitha krahasimet me "para vitit 1938". Me shume se komedi.

Submitted by Faruk Myrtaj (not verified) on

Pikerisht keshtu duhen veshtruar kohet politike...

dhe Viron Graci e ka pohuar edhe here tjeter mevetesine e tij intelektuale.

jane shenja te mira, keto prononcime, edhe per vazhdimesine e vepres se tij letrare...

Nuk i kemi aq te shumte krijuesit qe i largohen kompromiseve me kohet politike, per t'i veshtruar e pershkruar ato me realizem.

respekte, Viron

faruku

Submitted by RP (not verified) on

s'e kuptoj se kush dashka te"ngreje"E.H.uket debat kafenje sesa perceptim intelektual.Shume gjate dhe pa ndonje argument te ri,se ku del lokomotiva nuk e kuptoj.Nje diktature qe te jetoje gjate duhet te permbushe disa kritere,psh te kenaqe shumicen e popullsise,ti beje ata qe te ndihen mire.Por mireqenia nuk varet nga qeverisja por nga shume faktore te tjere.Ne duam te shkojme ne Evrope(!!!),si do shkojme ne , me tren apo me ato 2000 fleta qe firmosi Saliu?!Kam idene se kjo tallava 20 vjeçare ka prodhuar vetem bollek televiziv,ca firma importi dhe pallate.Pullat e pantallonave na vijne nga Kina,edhe penjte dhe gjilperat.Ka ndonje muhabet tjeter? Ose,a keni ndonje mekanizem qe ta rikthejme oren 40 vjet prapa qe te rregullojme ate qe ata duhet ta benin atehere si na e thote neve mendja sot?

Submitted by Ermir (not verified) on

I nderuar administrator,

Ne respekt te se vertetes, dhe Respublices, mos botoni te tille autore qe kane vetem ambicje per tu dukur, dhe aspak kulture. Le te botonte nje panegjerike per Berishen, por jo mufka te tilla, me mungese abisale kulture fillestare. Nuk mund te botoje nje sit serioz si ju, percartje te tilla. Mund ta beje gazeta Panorama, por jo ju.

Qe ne fillim te shkrimit, autori thote se ne kohen e Zogut kishte demokraci dhe parti konkuruese.  Duket qe nuk ka lexuar asnje liber. Parti politike, pati deri ne Revolucionin e Qershorit, dhe kur Zogu nuk ishte zot absolut i vendit. Me kthimin e tij ne dhjetor 1924, nuk egzistonin me as partite, dhe as sistemi zgjedhor i drejtperdrejte. Pa nje sistem pluralist, nuk ka demokraci. Eshte alfa dhe omega, e thene nga greket e lashte. Te gjesh demokraci nen sundimin e Zogut, eshte ose tregues injorance, ose idolaltri. Autori i ka te dyja.

Do ju keshilloja heqjen e ketij shkrimi nga siti, pasi nuk ju ben nder, jo per shkak te diversitetit te mendimeve, por te nivelit prej injoranti te referencave.

Submitted by f d (not verified) on

Mua, kur barkun e kam bosh, llogjika me vjen verdalle si fluger...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Graçi do bëni mirë të bëni një punë tjetër se gazetar nuk jeni se më elementarja e një gazetari është të shkruaj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën këtë gjë nuk e bëni dhe sa për shkrimtar më kujtoni historianin Butka që i takon Shqipëria e Shqiptarëve vdekje tradhëtarëve

Submitted by tekniku (not verified) on

Seems to me that this man is on drugs.Asnje mendim i shprehur qarte,teper konfuz ne ate qe thote,i thur ditirambe nje periudhe te erret si ajo e Zogut,per te mohuar medoemos cdo gje qe u be ne kohen e Hoxhes e mire apo jo.Dhe te thuash se ky djale ka damar gjirokastriti si e pabesueshme duket.Nje monarki absolute nuk mund te jete nje monarki "demokratike",nje tradheti e hapur dhe braktisje e vendit nuk mund te shitet per patriotizem.Ne fund te fundit duket si nje apologji ndaj Berishes se sa ndaj ZOGUT.Shkrim dhe analize pa shtylle kurrizore.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ajo qe ve re ne komentet e blogjeve te ndryshme dhe vecanerisht te ky blog eshte qe jo vetem opinjonberesit percaktojne inskenime social politike duke kompozuar/manipuluar shoqerine (me te pakten internautet aktive pjesmarres ne komente)se si te reagojene e te flasin– po ato kane deformuar kaq shume me fuqine e katert apo kolonen e peste kete kompozim surrogato sa qe opinjon marresit/lexuesit jane kthyer ne bumerang dhe nuk lejojne qe e pranojne tjeter “ushqim“ vetem ate te trushplarjes apo njerin krah te llogores. Mjafton te lexosh komentet te “Një lajthitje e Rexhep Qoses“ dhe te “Një lokomotivë staliniste për trenin europian?!“ Te i pari “Një lajthitje e Rexhep Qoses“ lexuesit jane te “shokuar“ dhe nuk e pranojne kurre qe ne titull qe Stefani ben nje “herezi“ te tille. Stefani eshte nje majtist agresiv qe perdor te gjithe fuqine e opinjonberjes per te rrjeshtuar e mbajtur gjalle trushplarjen me te “vertetat“ e tij. Edhe blogu i Nanos eshte nje blog me liberal po prap me ngjyra dominuese majtiste per te mos e definuar me radikal po e leme majtiste. Dhe ndodh ajo qe trushplaret jane te shokuar ku ne universin e blogut te Nanos hyn ne orbiten e shikimit nje artikull i tille shume i bukur per nga dinamizmi ritmik i shkrimit dhe per nga kendveshtrimi shume me ndricues e profesional. E kam fjalen per artikullin e z. Graci “Një lokomotivë staliniste për trenin europian?!“ Dhe cfar ndodh!? - Ndodh ajo me e pa besueshmja rebelimi i trushplareve deri ne heqjen e artikullit nga faqja. Eshte e pa pertypshme po skemi cte bejme cfare do te mbjellesh do te korresh.

Media duhet te  informojne  dhe jo manipulojne. Qe te jem i sinqerte faqja e Nanos informon po dhe manipulon. Te gjithe manipulojne ne forma shume me agresive se kjo faqe aq sa kane ushtri qe te lincojne po te dalesh nga rrjeshti. Media eshte kthyer ne kartel si politika dhe keshtu funksionon si fuqi manipuluese.

Nje corjentim total, monstruoz, manipulim makaber i behet shqiptareve me figuren e diktatorit e me personazhe historike. Eshte nje genjeshter unike ne breza e gjenerata qe historia deformohet dhe ne rrugetojme ne urrejtje me njeri tjetrin duke u gjakosur nga mashtrimet e genjeshtrat e opinjonberesve e historianeve te kesaj fuqie te katert apo kolone te peste ose me sakte te ketij karteli mafioz qe indoktrinon ne menyre te qellimte opinjonin publik duke u bere vegla te politikes. Pershendes z. Nano dhe uronj qe te kete/fuse sa me shume artikuj te tille kualitative si nga forma dhe nga permbajtja ne faqen e tij dhe jo trakte e retorike trushplarse.

Submitted by matiani (not verified) on

Zotit Virion perpiqet t'i jap vlerat qe nuk i ka ne kete shkrim Faruku e noj tjeter. Nuk kam te drejte te diskutoj zotesite e Virionit si shkrimtar se nuk i kam lexu ndoj veper (Mire do bente, meqenese  eshte prezantu si shkrimtar, ta bente nje liste te vepres se vet te blinim noj liber. Per artikullin e sotem do thosha se eshte i gjate, pa argumente, i lodhshem dhe i kote.

Po rri me shprese se here tjeter do shkruaj dicka qe tia vlej.

Submitted by Iliazi (not verified) on

E lexova me shume interes kete analize. Eshte shkruar me mjaft logjike dhe gjakftohtesi. Per te tilla shkrime ka nevoje lexuesi shqiptar qe te kuptoje ate realitet qe politike ia ka fshehurt. Urime! Edhe Mustafai ben mire qe e diversifinon hasiren e tij politike.

Submitted by Astrit (not verified) on

Autori i artikullit ben nje gabim te madh ne menyren sesi jep nje definicion krejt arbitrar te ketij debati. Me sa kuptoj une qellimi i debatit nuk ka qene te behet krahasimi midis Zogut dhe Hoxhes. Qellimi i ketij debati eshte ne nje fare menyre a duhet qe te behen krahasime te tilla midis dy njollash te zeza dhe qe te rivleresohen kryebandite si Zogu vetem se nje bandit tjeter i mevonshem vrau me shume popullin e tij.

Shume shqiptare, te cileve modestisht u bashkohem edhe une, mendojne se mentaliteti i te keqes me te vogel eshte per humbesit. Shume pjesemares ne kete debat shikojne pertej rrezes se ngushte te mendimit te autorit te ketij artikulli dhe refuzojne modelet banditeske, arrogancen provinciale te sundimtareve tane dhe jane konsistente ne kete refuzim. Shume nga pjesemarresit ne kete debat (qe eshte i ndryshem nga se e sheh autori i ketij artikulli) mendojne qe populli dhe vendi yne meritojne me teper se gjysem-analfabete xhahile qe shkelqejne vec ne artin e mbajtjes se pushtetit me dru, kolaboracionit me armiqte e huaj te kombit dhe te tjera xhevahire 'briliante' te politikave otomane qe vazhdojne akome edhe ne Shqiperine e shekullit te 21.

Submitted by Harilla (not verified) on

Për sa kohë shqiptarët e republikës nuk do të bien dakord për kaq pak gjë,  të mos çuditemi fare që zgjedhet i fiton dhe do t'i fitojë prapë Berisha. Sa më shumë shtyhet loja rreth rehabilitimit të regjimit enverist, aq më shumë argument i jepet Berishës të fitojë dhe njerëzve u hiqet zgjedhja. Qoftë edhe hija e zhvillimit të një debati të tillë, therret për shtrëngim rradhësh rreth Berishës.

Midis nostalgjikëve të regjimit enverist dhe Saliut, zgjedhja është e qartë si drita e diellit.

Submitted by timo (not verified) on

Autori nuk di të gënjejë bukur . Ai gënjen shumë shëmtuar. As për të qeshur nuk na bën dot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.