Zgjedhjet e ndershme, statusi i vendit kandidat dhe ngërçi ekonomik

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 16:46
Eduard Zaloshnja

Pavarësisht se partitë politike shqiptare do të bëjnë ritualin e rradhës me akuzat e ndërsjellta ndaj njëra-tjetrës për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian, një gjë duhet të jetë bërë tashmë e qartë për çdo votues shqiptar – pa zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në qershor, Shqipëria nuk ka shans ta marrë këtë status edhe vitin tjetër. Dhe ç’është më e keqja, po nuk ndodhën këto dy gjëra, Shqipëria nuk ka shans të fillojë daljen nga ngërçi ekonomik në të cilin ndodhet. Dhe kjo ndoshta nuk është e qartë për çdo votues shqiptar.

Në fakt, për disa nga këta votues, nuk kanë fare rëndësi “në qoftë se-të” e mësipërme – për ta ka rëndësi që, me çdo kusht, Berisha të mbetet kryeministër. Në qoftë se ju, i dashur lexues, jeni i tillë, kursejeni kohën dhe ndërpriteni leximin këtu.

Edhe për disa votues të tjerë, nuk kanë rëndësi “në qoftë se-të” e mësipërme, por për një arsye krejt të kundërt me të parët – ata duan që, me çdo kusht, Edi Rama të bëhet kryeministër. Edhe për lexues që bëjnë pjesë në këtë grup të dytë, kam të njëjtën këshillë – kursejeni kohën dhe ndërpriteni leximin këtu.

Këta rreshta janë për ata votues shqiptarë që duan që Shqipëria ta marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian dhe që duan që ekonomia të fillojë sa më shpejt daljen nga ngërçi, pavarësisht se kush e ka fajin për ngecjen e derisotme në rrugën drejt Brukselit. Ndër këta votues bëj pjesë edhe unë dhe ma do mendja se, duke mos qenë as tifozë të Berishës e as të Ramës, do të jemi kritikë me secilin prej tyre, në qoftë se nesër bëhen pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian dhe për daljen e Shqipërisë nga ngërçi ekonomik.

Le ta fillojmë analizën nga ky objektiv i fundit. Shkaku kryesor i ngërçit ekonomik, sipas shumë ekspertëve, është mbarimi i karburantit për trenin ekonomik shqiptar. Aktualisht, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (http://www.dogana.gov.al/doc/Buletini%20%20Treg%20Jashtme%20Janar%20Tetor%202012%20publ%20(2).htm  ), për çdo 5 euro që ne importojmë, eksportojmë vetëm 2 euro. Pra, plot 60% e vlerës së importeve nuk mbulohet dot nga vlera e eksporteve tona.

Në 20 vjetët e fundit, deficiti gjigand tregtar i Shqipërisë është mbuluar kryesisht nga dërgesat e valutës prej emigrantëve, nga valuta e trafiqeve ilegale dhe nga kreditë e ndihmat e huaja. Por ky karburant, nga të treja këto burime, ka filluar të pakësohet ndjeshëm vitet e fundit. Dhe shenjat treguese më të qarta për këtë janë rënia e vlerës së lekut në tregun e shkëmbimit valuator (sot 1 euro shkëmbehet me 140 lekë, ndërsa tre vjet më parë shkëmbehej me 125 lekë), si dhe rënia e ndjeshme e konsumit (në qershor 2009, sipas INSTAT-it, indeksi i vëllimit të tregëtisë me pakicë ishte 192.9, ndërsa në qershor 2012 ishte 169.3; pra, një rënie plot 12% në të njëjtin sezon të vitit, krahasuar me tre vjet më parë – http://www.instat.gov.al/al/themes/informacioni-ekonomik-për-ndërmarrjet.aspx?tab=tabs  ).

Që gropa e krijuar nga pakësimi i futjes së valutës së huaj të mos thellohet më tej, duhet të rriten ndjeshëm investimet e huaja të drejpërdrejta në turizëm, industri, agrobiznes dhe energjitikë. Por investitorët e huaj nuk janë tifozë të Berishës apo Ramës – ata janë thjesht tifozë të stabilitetit dhe normalitetit. (Nuk bëhet fjalë këtu për investitorë të tipit Taçi&co) Dhe kjo dëshirë e investitorëve të huaj seriozë per normalitet e stabilitet na sjell tek zgjedhjet e qershorit.

Në qoftë se qeveria do të vazhdojë të bëjë marifete si ai i “shtesës natyrale” të popullsisë së katër komunave të qarkut Kukës, opozita, pa dyshim, nuk do të njohë një rezultat zgjedhjesh që nxjerr “fitues” Berishën. Dhe në ato kushte, asnjë investitor serioz nuk do të donte të investonte në Shqipëri. Vetëm zgjedhje të pranuara nga të dyja palët dhe të certifikuara nga komuniteti ndërkombëtar si të lira e të ndershme mund të shërbejnë për ta si një sinjal fillestar se normaliteti dhe stabiliteti është vendosur në Shqipëri.

Gjithashtu, në një rast të tillë, shanset për marrjen e statusit të vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian do të rriten ndjeshëm. Dhe marrja e këtij statusi do ta rriste më tej besimin e investitorëve të huaj ndaj Shqipërisë. Më pas, do t’i mbetet qeverisë së dalë nga zgjedhjet e qershorit që të mos e shpërdorojë besimin e tyre, në mënyrë që ai të materializohet në investime që do të mbushin atë gropën e deficitit tregtar që u përmend në fillim…

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

"Në qoftë se qeveria do të vazhdojë të bëjë marifete si ai i “shtesës natyrale” të popullsisë së katër komunave të qarkut Kukës, opozita, pa dyshim, nuk do të njohë një rezultat zgjedhjesh që nxjerr “fitues” Berishën. Dhe në ato kushte, asnjë investitor serioz nuk do të donte të investonte në Shqipëri. Vetëm zgjedhje të pranuara nga të dyja palët dhe të certifikuara nga komuniteti ndërkombëtar si të lira e të ndershme mund të shërbejnë për ta si një sinjal fillestar se normaliteti dhe stabiliteti është vendosur në Shqipëri".

Ky eshte thelbi i asaj qe mediat duhet te qartesojne per publikun e hutuar shqiptar. Dhe kjo me stilin e Nano dhe Bazes, jo me akademizmin e Zaloshnjes, qe ofron aq "gjethe", sa te ben te mos shohesh "pyllin".

Submitted by Bard (not verified) on

Le ta shohim çeshtjen e statusit kandidat ne nje kend tjeter: Zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme, eshte nje çeshtje qe ka lidhje thelbesore me filozofine qe mban te bashkuar vendet evropiane. Nese ne nuk e plotesojme kete kriter, edhe pas 22 vitesh pluralizem, jo vetem qe ne humbasim statusin e kandidatit, por u tregojme atyre qe ne filozofikisht nuk kemi ndonje gje te perbashket me evropianet. Duhet kuptuar qe anetaresimi ne BE nuk mundet te ndjeke te njejten linje si anetaresimi ne NATO; Anetaresimi ne BE ka te beje me vlera dhe filozofi te perbashketa ne lidhje me te drejtat thelbesore te njeriut, ndersa anetaresimi ne NATO me shume udhehiqet nga interesa gjeostrategjike. Une them qe eshte e veshtire te plotesohen kriteret e evropianeve ne lidhje me te drejten e njeriut per te zgjedhur, me nje kod elektoral qe e ben te pamundur qe kjo e drejte te ushtrohet; sistemi me lista te mbyllura, jo vetem eshte antikushtetues, por shkon kunder kesaj te drejte. Prandaj kur flasim per pritshmerite tona ne lidhje me procesin elektoral, eshte mire t'ia nisim analizes qe nga infrastruktura elektorale(ku hyn edhe kodi zgjedhor). Ne kendveshtrimin tim, listat e mbyllura, perberja e KQZ, cilesia e numeruesve jane faktore qe e bejne te pamundur zhvillimin e zgjedhjeve te pakontestuara. Cka na ben skeptike per statusin e kandidatit vitin tjeter. Ndoshta, meqe nuk bejme dot zgjedhje te sakta, do te ishte mire ta shtynim per nje kohe te mevonshme kandidimin tone, per kohen kur te behemi evropiane; Europa nuk na meriton keshtu siç jemi. Apo nuk e meritojme ne ate?

Submitted by korcar (not verified) on

Zaloshnja kushdo qe te fitoje zgjedhjet, pala humbese nuk do t'i njohe dhe do te beje te njejten gje qe po ben tani duke mos pranuar te votohen ligjet qe kerkohen. Une mendoj se gjate ketyre 20 viteve ne kemi patur qeveri shume te keqia, por me te keqia se qeverite, kemi pasur opozitat.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Duke qene nga ata lexues qe dua te fitoj Rama me cdo kusht, e nderpreva leximin atje ku keshillonit juve.
Por nuk mund te mos shtoja nje koment. Pasi kete e bej, vetem sepse dua akoma me shume qe Shqiperia te mare statusin e vendit kandidat per ne BE.
Kur Europa kerkon standarte ne zgjedhje, kujt ja adreson dyshimet ne prishjen e standarteve? Me duket se Berishes. Dhe eshte e sigurte se po hyme ne zgjedhje, me Berishen kryeminister, standartet do te shkelen, pasi ai do te kerkoje te mbaje pushtetin me cdo cmim.
Pra duhet rrezuar Berisha pa hyre ne zgjedhje.
ZOTI ZALOSHNJA !
Si rrezohet Berisha, para zgjedhjeve? Vetem Ilir Meta eshte i afte ta rrezoje Berishen.
Kauza me te cilen Meta u fut ne Koalicionin per Integrimin, vdiq. Nuk u arrit ai objektiv. Meta mund ta mbaje dhe ushqeje perseri kauzen e tij. Duke u bashkuar me shqetesimin e nderkombetareve per testin e zgjedhjeve dhe dyshimin qe ata kane tek Berisha, Meta ka ne dore te eleminoje faktorin Berishe, ne prishjen e zgjedhjeve dhe demtimin perfundimtar te endrres tone Europiane.
C’duhet te beje Meta? Te dale qysh sot nga koalicioni. Nuk ka me kauze.
Keshtu do te krijohet nje qeveri teknike, me nje kryeminister jo partiak, me ministra specialiste e tekniciene, qe synim te kene ruajtjen e stabilitetit dhe kryerjen e zgjedhjeve sipas standarteve europiane.
Dhe pas kesaj Shqiperia pranohet ne BE. Edi Rama fiton zgjedhjet dhe vendi futet ne normalitet. PD pas kesaj pushon se ekzistuari…
Ja pra pse une megjithese e nderpreva leximin atje ku me urdheruat ju zoti Zaloshnja, por nuk mund te rrija qe ne interes te integrimit, t’ju beja juve nje sugjerim per nje analize tjeter.
Por duhet qe dikush tia thote Metes kete gje. Bile qe sonte. Sepse me sa kam mare vesh pasneser ne dt.13.12.2012, ai mbledh LSI, ne nje aktivitet te madh. Sa me shpejt aq me mire. Ne te mire te integrimit….

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Duhet te dish qe kur Zaloshnja tha qe "ju qe doni medeomos qe Berisha / Rama te behet kryeminister, mos vazhdoni me tutje", ishte thjesht nje menyre diplomatike per te thene qe ky shkrim nuk eshte per militantet injorant. Dmth ti qe e nderpreve leximin aty...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.