Ti je kopja e...!

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 03:46
Koloreto Cukali

Nga kopjet, na ndodhi batërdia që po e festojmë 100 vjetorin me flamuj të deformuar e me mutacione. Sepse, dikush i ra fare për shkurt, download-oi foton e parë që gjeti nga Interneti dhe e futi në prodhim në seri. Mund të ketë edhe ndonjë konspiracion të vogël nga pas, ta zëmë një shtet që “nuk na e do të mirën” (në psiqikën tonë kombëtare e kemi edhe këtë koncept, shtete që nuk na e duan të ‘mirën’!), vendosi të tallet ca e ta përdhosë gëzimin tonë... si ata nxënësit që qëllimisht ua japin kopjen gabim të dobtëve. Flamujt mbushën tregun, ballkonet e makinat. Dhe një nxënësi që është mësuar të mbijetojë në shkollë veç me kopje, as nuk di se si, e as nuk e ka mendësinë e të kontrolluarit të asaj që “i falin”.
Biles edhe rrahja e gjoksit me grusht, (më shumë se rudiment) mund të shihet si një kopje e pafajshme nga gorillat. Fundja, ne sa lindim, marrim vesh nga farefisi që “ti je kopja e...” si një element gëzimi. Duket sikur fëmijët që nuk i ngjajnë askujt përbëjnë problem. Kopjet, janë më të sigurta. Fisi qetësohet.

Kopja, Zanafilla
Në filmin “Anija e Ëmbël” të Daniele Vicarit (shfaqur në TIFF 2012), një film që trajton dramën e 20 mijë shqiptarëve që rrëmbyen anijen që transportonte sheqer, “Vlora”, dhe kapërcyen me të detin deri në Bari, ka një skenë që më është shtampuar, për të mos ikur më, në kujtesë. Të mbyllur brenda në stadiumin e Barit, të ‘fortët’ grumbullohen bashkë dhe krijojnë zonën e tyre të influencës. Madje, ata shtien në dorë dhe nja dy vetura, dhe ekipet e TV-ve italiane kanë mundur të xhirojnë sesi ata i përplasin veturat me njëra-tjetrën, me egërsi, duke xhiruar gomat në qendrën e fushës së blertë.
Te kjo sjellje mund të zbulosh shumë tipare të shqiptarit të atyre viteve (që nuk është më larg këtij të sotmit). Bëhet fjalë për njerëz që për herë të parë, ndoshta, hipnin në një veturë. Dhe gjëja e parë që bënë ishte të kopjonin filmat me ndjekje të dhunshme që kishin parë në TV.

Kopja rikthehet
Kopjet janë metodë veprimi jona, e përditshme, paçka pse na hedhin poshtë shi ato vlera që ne i trumbetojmë me të madhe, nderin, zgjuarsinë, pasurinë. Njeriu që kërkon kopje me të tëra mënyrat është në fakt një njeri pa nder. Përveçse vjedh pronën e dikujt tjetër, çka e bën të vobektë me atë që po kërkon (pasuria!), përveçse kopja tregon paaftësinë për t’ia dalë vetë (zgjuarësia!), të lypurit e të jetuarit në kurriz të asaj që kanë bërë të tjerët, është një mënyrë jetese pa nder. Kujtoni fytyrën e atij që ju kërkonte kopje në gjimnaz, kujtoni çdo detaj të fytyrës e të shikimit, për ta kuptuar këtë. S’ju kujtohet asnjë? Epo, dikush ju mban mend.

Kopja e zezë
Në një festival filmi të shkurtër, dikush kish marrë një tregim të Heminguejt e i kish vënë sipër emrin e vet si skenarist. Nuk ishte një përshtatje, ishte një kopje mot à mot nga origjinali, që nuk ishte cituar as si burim frymëzimi. Edhe unë kam ‘kopjuar’ titujt e filmave me Batman, duke i përshtatur si mestitujt të shkrimit. Ne e kemi kthyer kopjen në standard jetese.
Kopjohet logoja dhe monumenti i 100 vjetorit; kopjohen këngë, kopjohen tekste këngësh, kopjohen modelet e flokëve të Rihannës e Gwen Stefanit; kopjohen pps-rat që vinin me emaile e tani postohen në FB; kopjohen qëndrime të moderatorëve të huaj, e deri në mënyrën si mbajnë dosjen a duart, si flasin a si qeshin; kopjohen teza doktorature, masterash e çfarëdo lloj pune tjetër shkollore e akademike; kopjohen programe partish, ide elektorale e deri edhe tag line fushatash; kopjohen logo televizionesh e skenografi emisionesh; kopjohen skenarë të pamiratuar e të varrosur në sirtarë por që më pas miratohen; kopjohen deri dhe piktura; kopjohen festat e huaja... kopjohet deri edhe mënyra si bëhet qejf!
Dhe pas tërë kësaj, kopja nuk është më e zezë. Ne nuk mund t’ia pranojmë vetes që standardi ynë është i zi. Vetë jeta jonë kthehet në një kopje, por ne nuk na bëhet MË vonë.
Shumë përtuan t’i ndërrojnë flamujt e pasaktë. “Hajt, se punën e bën”.

Kopja për gjithmonë
Komoditeti që të ofron kopja, është global, jo vetëm shqiptar. Ndryshimi qëndron tek mënyra sesi shoqëria e percepton dhe e dënon. Tezat e doktoraturës mund të kopjohen edhe në Gjermani. Por, atje, një ministër apo kryetar parlamenti që zbulohet me tezë të kopjuar e nxjerrin në pension, dhe me turp. Në Fanarin në Breg të Adriatikut nuk guxon as t’ua përmendësh.
Në Fanarin në Breg të Adriatikut, kopjacët shikohen me nderim e respekt, qysh në bankat e shkollës. E kundërta, ata që nuk japin kopje, përbuzen e përqeshen, deri edhe dhunohen nga shokët e klasës. Denigrimi i atij që mëson, që lodhet e që punon për të arritur diçka është krimi më i madh ndaj së ardhmes. Ne po krijojmë gjenerata kopjacësh, që dhe kopjen e marrin me dhunë, ose, tani vonë, me teknologji. Teknologji, e përdorur në mënyrën më negative e kundër-produktive të mundshme. Pa folur për faktin se te ne kopjohet keq. Flamurët me deformime, tregojnë sa të papërgjegjshëm jemi edhe në kopje. Kopjohet edhe me djallëzi - i famshmi kod zgjedhor spanjoll.

Kopja Përgjithmonë
Shqipëria sot nuk i ka mjetet për të kontrolluar kopjen. Nuk ka ligje të plota e as instrumente që të mbrojnë idetë nga kopja. Kopja është shkatërruesi më i madh i asaj që tek ne promovohet më fort si vlerë shoqërore, shoqërisë konkuruese. Në tregun e vlerave nuk hyhet me vlera, por me kopje të vlerave të dikujt tjetër. Kjo përveçse shkatërron elementët konkurues dhe zbeh nevojën e dëshirën për të punuar, për t’u rritur e ecur para, ka dhe një efekt shumë të rëndë ndaj të ardhmes. Zhduk kreativitetin e një populli. Ju mund të mos e vini re, por unë vërej një popull që nuk krijon dot më as art, as vlera, asgjë. Një popull që në botë nuk përfaqësohet dot me asgjë. Krenohemi me Kadarenë e kohës së diktaturës dhe me shkollën tonë (ruse) të baletit, po të asaj kohe. Ndërsa kopjojmë R’n B, hip-hop e turbofolk, në 22 vjet ne nuk kemi ndërtuar dot një muzikë pop shqiptare. As një shkollë filmi. As një festë. Kalamajtë tanë kanë kopjuar “trick or treat” të Halloween-it në “karamel apo tëmerr” (kjo, tha dikush, gjykuar nga shtimi i përdhunimeve nga pleqtë 80 vjeçarë të 12 vjeçareve, e kthen këtë frazë, për tmerr, në një pyetje retorike). Ne nuk kemi krijuar asgjë përveçse një shoqërie të deformuar nga modelet që shohim në TV, një Eurotrash të mirëfilltë, pa asnjë shenjë dalluese. Tani nuk bën dot as një bisedë të hajrit, se të tërë të tregojnë çfarë shkru njëri në FB.
Ne nuk krijojmë dot më.
Në vendin tonë/ kudo valojnë/ flamujt e një melankolie/ të trishtueshme... shkruante Migjeni.

Ringritja e kopjes së zezë
Në një studim të huaj, thuhej që pas disa brezash, ata që do vijnë mund të mos jenë në gjendje të përdorin teknologjinë e shpikur nga brezat e sotëm, sepse njeriu sa vjen e bëhet më pak i pavarur në të menduar. Në kohën e teknologjisë, njeriu gjithnjë e më pak mendon si i pavarur. Ngjajshëm, mund të themi që gjithë këta breza kopjacësh që po krijojmë mund të bëjnë që një ditë, askush të mos ketë nevojë të krijojë më në këtë vend. Është kaq e lehtë të kopjosh.
Liria e të menduarit, që çon në liri kreative, te ne nuk ka ekzistuar që në djep. Krejt fisi mendon atë që mendon trau i shtëpisë. Shkolla jonë shkatërron çdo frymë pavarësie në mendim. Liria e të menduarit, thuajse nuk ekziston as si vlerë shoqërore, aq më pak të promovohet. Jemi thjesht një shoqëri kopjacësh e drejtuar nga kopjacë.
Ne nuk krijojmë dot më, dhe ky do jetë fundi i shoqërisë si e tillë. Do ketë makina, liderë, këngëtarë, celularë, televizorë, por nuk do ketë asgjë të re. Një shoqëri që vetëm konsumon kopje, pa u lodhur. Nuk do ketë as muhabete interesante, do ketë vetëm përsëritje të gjërave të dëgjuara diku tjetër. Si një poezi që e kam lexuar më parë...
Në vendin tonë/ kudo valojnë/ flamujt e një melankolie/ të trishtueshme.../ dhe askush s'mund të thotë/ se këtu rron/ një popull që ndërton/ diçka të re.
Por, fundja kujt i bëhet vonë?

revistaklan.com

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Urime, si gjithmone, jeni i paarritshem ne analizat Tuaja. Pershendetje te perzemerta

Submitted by antishqiptari (not verified) on

10 me * Koloreto.
Ne kopjojme emra. Autori i shkrimit ka nje emer te keqkopjuar nga ndnj emision tek RAI, vete une kam emrin e nje kengetari bq...
Kopjojme ideale. Kemi nje nacionalizem qe eshte totalisht negativi i atij grek. Kemi kozmopolitizem qe eshte negativ i nacionalizmit. Patem nje komunizem qe prodhoi kasta pothuaj feudale. Kemi nje te djathte qe kopjon idealet e te majtes mesjetare tip Robin Hud( rritja e borxhit me logjiken te hame c'te mundim para 21.12.2012). Kemi nje te majte qe mbeshtetet nga biznesi i madh....
Kopjojme simbole. Kemi flamurin e nje perandorie te vdekur. Tirana ka simbol nje kafshe (luan) te cilen per here te pare tironsit e pane ne kinema ne kohe te Zogut.
Kopjojme himnin kombetar. Kopjojme vese. Kopjojme keqkuptime. Kopjojme shqiptime( tekniken e famshme 69 gjashtedhjete e nente, kurvat tona e quajne sesantanove). Kopjojme gatime. Kopjojme kopje. Kopjojme menyra kopjimi....

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Konteksti i kopjimit ne kete analize me duket i sakte, por mos te biem ne nihilizem. Nese dicka e suksesshme, nje arritje shkencore, nje recete gatimi, nje metodike arsimore, nje menyre ndertimi...e keshtu me rradhe, jane krijuar ne kete bote, nuk eshte gabim "kopjimi"  i tyre, kuptohet qe duhet kuptuar, pastaj perdorur. Vete librat jane percjellja e eksperiencave te njerezve e brezave tek njeri tjetri...pa kete "kopjim" nuk do kishim ndryshim te madh nga paraardhesit parahistorike.

Submitted by f d (not verified) on

Duum babeen!!!... E dum!!!...Duum-duum!!!...

E pse te lodhemi kur teknologjia na ka dhene radio-tv, ku na dalin te paret e kombit, qe imitojne me te 'paret' e kombit...bla-bla...

Dhe ne si te paret (paria) tane...duum baben...e dum!...

Kopjen e kemi ne ID...( si emri Koloreto qe une vallahi nuk e di c'ka do me thene; me fal se pershembull thashe )

Submitted by ILIR HASHORVA (not verified) on

Z. Cukali,

Kopja është mësimi  dhe praktika e parë e vjedhjes e cila mësohet dhe vihet në jetë në shkollë. Nuk them se më parë nxënësit e shkollave apo studentë e universitetit nuk kopjonin, por ata kurrë nuk e paraqitnin kopjimin siç e paraqesin sot - me mburrje. Nuk them se më parë prindërit shqetësoheshin shumë kur merrnin vesh se fëmijët e tyre kishin kopjuar, por ata nuk e quanin kopjimin e fëmijëve të tyre siç e paraqesin sot- si zotësi.

Shkrimi juaj për kopjimin më solli përnjëherë ndërmend një ndodhi të Gandit kur ishte ende fëmijë, të cilën e kam përshkruar në vëllimin e parë të librit tim për Gandin, “Gandi-Jeta”. Këtë pjesë po e paraqes më poshtë me synim të mbështetjes së idesë tuaj për kopjimin:

“Në vitin e parë të shkollës se mesme, një herë, gjatë një provimi, inspektori që do t’i vëzhgonte, u kërkoi nxënësve të shkruanin pesë fjalë. Njërën prej fjalëve Gandi e kishte shkruar gabim. Mësuesi e pa dhe i shkeli këmbën, për t’i dhënë të kuptonte se fjala ishte shkruar gabim dhe se duhej të shihte se si e kishte shkruar shoku i tij i bankës pra, të kopjonte prej tij. Si mundej që mësuesi ta shtynte të bënte atë veprim!? Mësuesi, që Gandi e konsideronte si të përkryer, nuk ishte ashtu. Ai u habit dhe u zhgënjye me sjelljen e tij. Përfundimisht, të gjithë nxënësit e bënë provimin shumë mirë, të gjithë morën nota të mira, Gandi jo. Megjithatë, ai as nuk u dëshpërua dhe as nuk u pendua. Me të vërtetë ai mori notë më të keqe se shokët, por bëri atë që duhej të bënte: ai nuk kopjoi dhe nuk do të kopjonte kurrë gjatë jetës së tij. Për të, kjo ishte shumë më e rëndësishme dhe shumë më e vlefshme, sesa nota e mirë e atij provimi.”

Submitted by Zapbone (not verified) on

Hallakatje, shfrenime, harbime, zhurme, muzike, pije, droge, top-less! Akoma bejme festa bizarre, ndryshe nga bota. Ne diten e grave gjithe bota proteston; te ne festohet me parti nudo, e fishekzjarre lumturie. Eshte 8 marsi dita internacionale e gruas. Kudo me 8 Mars dilet e protestohet ne bote per te drejtat e gruas, por te ne jo, dhe jo dhe  as mos te shkoje ne mendje. Eshte 1 Maji dite e date perkujtmore per te drejtat e puntorve, te ne perseri: qofte, berzolla, birra, plehra, fest e relaks, dhe jo proteste! I kemi peshqesh nga manipulimi komunist si tradite?! Orginaliteti te ne eshte i gjithanshem ne cdo qelize e segment te jetes sa nuk mjafton nje shkrim po as volume librash. Ja dhe nje tjeter “orginalitet“ shume domethenes: Çdo ditë, 3 vajza në Shqipëri rifitojnë virgjërinë! Jetojne ne trillet e epshet e dashurise dhe jane te “virgjera“!. E papare, surreale! Trendi me i fundit e nje shoqerie te percunduar e deformuar, termometer qe mat ethet e orgjinalitetit te shqiptareve. Kopjimi i logosse pamvarsise eshte nje genjeshter qe nuk te lypte puna te shkruaje.

Submitted by RP (not verified) on

Nuk me kujtohet saktesisht por Steve Jobs i thur elozhe kopjes.Z.Sitchin pretendonte qe ne rrefimet epike te sumereve thuhej qe zoti Enki i ndertoi qeniet e para humane duke futur ne trupin e majmuneve  kapacitetin mental te zotave,anunakeve.Dhjata e vjeter deshmon qe Zoti e ndertoi njeriun sipas kopjes se Tij(imazhit te tij).Koloreto,kopja ose me sakte rindertimi i origjinalit eshte art.Vete arti eshte kopjim i idese fillestare,madje eshte lapidare shprehja,qe kopja ia kalon origjinalit.Me duket se diku kam thene diku qe kinezet jane kopjuesit me te famshem ne bote,por nuk ka qene gjithmone keshtu.Thuhet se para 500 vjetesh ata ishin origjinalet dhe Perendimi ishte kopjues.Ne shqip ekziston fjala shembelltyre,dmth gjysme shembull e gjysme fytyre,dmth gjysmekopje e gjysmeorigjinal.Problemi i ndertimit te nje gjeje domosdo i shembellen nje diçkaje,por problemi ketu eshte me Imitimin.Ne imitojme keq,biles Tirana qe"jeton mire dhe ne bollek"imiton keq aristokratllekun.

Submitted by Tironsi (not verified) on

Nje WOOOU per shkrimin!!

Nje OOOOOHH te pafund per situaten ne Shqiperi!!!!

Submitted by f.d. (not verified) on

'..por fundja kujt i behet vone...' thote autori i mesiperme, duke kujtuar se ne na behet vone per moralizimet mocalore qe servir...kopje te atyre qe valevisin flamuj te nacionalizmes se mbeshtetur nga censusi...si re te grisura nga qielli i nxirre nga zhgarravitjet gjasme modernofrojdiste...

Bela e madhe kur nuk shikohemi ne pasqyre por vetem shohim te tjeret perballe qe na duken si...'te foshnjores'...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.