Puthja e flamurit nga Reshat Arbana!?

Të shpeshtën e herëve i lexoj shkrimet e Nexhmedin Spahiut. Dhe kohëve të fundit. Më pëlqen vijëzimi dhe parapërgatitja prej një enciklopedisti të ideve dhe përpjekjet e tij për shpërfaqjen e temave e nëntemave nga më të ndryshme. Si një publicist me përvojë, ai di dhe ia arrin që të sjellë për lexuesit shkrime me një pragmatizëm të nevojshëm, te mahnitshëm dhe të kapshëm për rrethanat. Ja kam lakmi. Në të vërtetë janë situatat që ndodhin, si shkas për të vënë në shënjestër dukuritë negative dhe që janë përmbajtje e shkrimeve dhe opinioneve të Nexhmedin Spahiut.
Si prolog: Mes strukturës së filmit dhe Enver Hoxhës
Të pakta janë shkrimet që i lexoj dy herë. As shkrimin “Kush e vodhi Isa Boletinin?”! Por dua të ndalem në “pjesën e parë” të shkrimit ku flitet për filmin “Nëntori i dytë”. Filmin e restauruar dixhital dhe përshtatjen e subtitruar në anglisht si projekt i Kinemasë Shqiptare nga kompania amerikane Colorlab Corp. Washington DC (SHBA), që kushtoi rreth 60 mijë euro, e pash në hapje te Festivalit te 13- të Filmit Shqiptar, që u mbajt në fillim të nëntorit në Tiranë. Një film i mrekullueshëm. Filmi ishte rinuar. Moment i veçantë. Një restaurim i “afërt” që të bën të ndjesh. Krahasimi mbetët i mangët. Filmi kishte gjak, kishte shpirt. Ishte rinuar dhe reflektonte ngjyrime më të afërta. Por ja që në atë “skenën e diskutueshme” as në “variantin amerikan” nuk ish hequr fraza klithëse “rroftë Enver Hoxha”, diku në minutazhin e një ore e 11 minuta! Nexhmedin Spahiu vë kësaj here kritika tek filmbërësit e filmit, sidomos te skenaristët dhe e ndërlidh punën dhe prodhimin artistik të tyre në shërbim të Enver Hoxhës! T’ia përkujtoj Nexhmedin Spahiut (edhe pse ai e di më parë dhe më mirë se unë) se katër nga ata dhjetëra e qindra krijues të filmit, katër më kryesorët nuk janë të gjallë: regjisori Viktor Gjika, njëri nga skenaristët Dhimitër S. Shuteriqi, aktori në rolin kryesor Sandër Prosi (ah, më fal Nexhmedin se Ty duhet të shkruhet emri siç është Aleksandër Prosi) dhe kompozuesi i muzikës (që Ti sigurisht nuk ke vërejtje) Kujtim Laro. Por mbi të gjitha nuk është gjallë as Enver Hoxha, ai për të cilin ju paska përkushtuar në nënimazh filmi!
Sa i përket analogjive mes strukturës së kërkimeve të filmit dhe mitit të Enver Hoxhës le ta lexoj Nexhmedini dhe një herë shkrimin e vet (pjesën “Miti në shërbim të Enver Hoxhës”). Pas 28 nëntorit, në mbrëmje të 29 nëntorit në kinema “ABC” në Prishtinë, u shfaq filmi dokumentar “100 Vjet me Himnin e Flamurit”. Fatkeqësisht shikues vetëm 7, 8 veta. Përmes një mediumi kërkova që filmi duhet të shikohet sidomos nga nxënësit e shkollave në mënyrë të organizuar, siç ndodhte herë- pas here në disa shfaqje të filmave dokumentar në Festivalin e Filmit në Tiranë. Dhe pas shikimit të filmit, me shkas, për ndonjë shkrim do të pyesja ndonjë nxënës se cila është ajo veprimtarja amerikane që e këndon Himnin e shqiptarëve pa sy në këtë film. Të nesërmen në një bashkëbisedim për një intervistë “private” (që në një të ardhme më të premtueshme do e botoj si libër), regjisori i filmit Petrit Ruka në pyetjen në lidhje me skenarin e një vepre letrare tha se një vepër mund të bëhet në 100 a në 1000 filma dhe asnjëherë nuk është e shterueshëm sepse minutazhi, kohëzgjatja është çështje parësore në një film. Filmi “Nëntori i dytë” nuk shteron as për së afërmi gjithë atë kohë të lavdishme, por konsideroj se është vepër monumentale që ngërthen përmbajtjen dhe rrugëtimin që me 28 nëntor 1912 përjetësohet në histori, ndërsa në shiritin e celuloidit si një vepër filmike epike e përmasave të papërsëritshme. Premiera e filmit u bë njëherazi në Vlorë e në Tiranë me 27 nëntor 1982 në shenjë shënimi të Festimeve të 70 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Nga kritika e sotme (jo e atëhershme) për filmin “Nëntori i dytë” shkruhet: “... regjisori Viktor Gjika e ka mbajtur filmin në të gjitha elementet përbërëse artistike, në një ton sublim solemniteti të qetë. Ky solemnitet nis me pritjen solemne të ngjarjes epokale që po vjen, me udhëtimin e gjatë e solemn, me figurën solemne të Ismail Qemalit (Sandër Prosi), me solemnitetin e ceremonisë dhe mitingut të Shpalljes së Pavarësisë. Ky tonalitet i mbajtur nga regjisori nuk qe një interpretim krijues subjektiv, por i ri i kohës, kurse çasti historik që përbën ngjarjen e vërtetë në subjekt është më rëndësi e peshë të jashtëzakonshme...” (Abdurrahim Myftiu). “Me një realizëm poetik ai i mbetët besnik traditave më të mira të kinemasë botërore”, edhe kjo thuhet sot për filmin e krijuar 30 vite më parë.
Intermeco e parë: Episode të mbetura diku!
Në kujtimet e tij Viktor Gjika (botuar pas vdekjes) thotë se skenari u miratua pa vërejtje esenciale nga Këshilli Artistik i Kinostudios. Pas shfaqjes së filmit janë xhiruar disa skena nga nisja e Ismail- Qemal bej Vlorës nga Stambolli. Pala turke i kishte siguruar të gjitha mundësitë për xhirime. “Dukej sikur Sandri- Ismail Qemali kishte pushtuar Stambollin dhe turqit i tregonin atij lëvizjet historike të kryera prej 70 vjet më parë...”, rrëfen regjisori Viktor Gjika. Siç dihet ato skena kurrë nuk u futen në film. Sikurse as episodi “Beteja e Isa Boletinit në ura me tre harqe”. Për Ty z. Nexhmedin sigurisht se ke arsyetimin dhe do e sulmosh edhe këto fakte! Se Enver Hoxha s’ka vepruar në Stamboll dhe duhet hequr, se episodi i betejës së Isa Boletinit ka të bëj me heroizmin e shqiptarëve të Kosovës dhe se nuk duhet vënë në pah, e të tjera, e të tjera.
Ngritja dhe puthja e flamurit!?
Pavarësia e Shqipërisë është shpallur një herë dhe bashkë më të ngritët flamurin. Dhe siç thua edhe Ti dhe jemi n’dakord me ty se të pranishëm ishin Rexhep Mitrovica e Dervish Mitrovica, pastaj nga Peja Bedri Pejani e Salih Gjuka. Në një skenë filmike thuhet se po ngrisim flamurin pa Isa Boletinin sepse kemi këtu përfaqësuesit e Kosovës. Sa mirë ndërtohet episodi i mosmarrjes pjesë te Isa Boletinit dhe kërkesa e tij që të ngrihet dhe të Shpallet Pavarësia. Njëri nga kryesuesit lajmëron se “Elbasani lajmëron se Isa Boletini sapo kaloi Shkumbinin. Burri i Kosovës kërkon ta bëjmë menjëherë Shqipërinë e të mos presim!”, ndërsa Ismail- Qemal bej Vlora shprehet: “... Dhe Ne po e bëjmë. Ja ku e kemi Isa Boletinin, edhe Kosovën!” (dhe Aleksandër Prosi vë në pah me dorë Shpend Dragobinë të interpretuar nga Mario Ashiku). Dhe sipas teje z. Nexhmedin, jo për ironi, por duke lexuar pjesën e parë të shkrimit “Kush e vodhi Isa Boletinin?” duhet bërë copë- copë atë flamur dhe shpërndarë, sidomos përfaqësuesve nga Kosova, ose me ardhjen e Isa Boletinit duhet mbledhur edhe një herë përfaqësuesit dhe firmëtarët e aktit të ngritjes së flamurit (një skenë brilante filmike si gjetje artistike) dhe mos ta lejojmë Isa Boletinin ta puthë flamurin, sepse fetishizohet simboli i kombit nga një malok, siç konsiderohej nga Ismail- Qemali bej Vlora, siç po rrëfehet me gjuhën e imazhit filmik nga Viktor Gjika dhe siç po nëpërkëmbët nga “miti i Enver Hoxhës” vet personaliteti i Isa Boletinit, për ta ngrit flamurin tash për së dyti dhe me Isën! Dhe ironia më e madhe, si s’u bë tani një film i ri për 28 nëntorin?! Të bëhet një film për shpalljen e pavarësisë në Vlorë?! Këtu nuk e kuptoj gjendjen tënde dhe sulmin aq irritues që i bëni filmit “Nëntori i dytë”! Me çdo kusht don ta eliminosh një vepër të krijuesve të papërsëritshëm siç ishin Viktor Gjika, Dhimitër S. Shuteriqi, Sandër Prosi e Kujtim Laro (po i përmend këta që s’janë të gjallë) që sipas teje në imazh fshihet Enver Hoxha dhe kërkon të bëhet një film tjetër “ku aktori kryesor në mos arrinte ta transmetonte karakterin e Ismail- Qemal bej Vlorës, të paktën do ta transmetonte karakterin e Sali Berishës”. Dhe për ty “të paktën ky do të ishte një përparim.” Dhe skena e fundit të mos puthet flamuri, por të ngrihet nga Isa Boletini! Flamuri ngrihet vetëm një herë dhe puthet miliona herë! Mijëra shqiptarë, jo vetëm nga Kosova kur hynë në Shqipërinë shtetërore nuk ngritën flamuj, por puthen tokën e At(ë)Dheut të tyre, puthen flamurin, simbolin e kombit të tyre.
Dhe sipas Teje, jo sipas nxënësit, çfarë është dashtë të të thotë ky i fundit?! Se nxënësit është dashtë t’i shpjegohet se në rolin e Isa Boletinit interpreton Reshat Arbana, se Isa Boletini nuk e ka puth flamurin në të vërtetë, po ka thirr të gjithë të pranishmit, përfaqësuesit nga Kosova dhe në një kënd të Vlorës ka ngritur flamurin “tjetër” shqiptar (apo të dizenjuar rrugës një tjetër)! Ky është ai gabimi regjisorial dhe i skenaristëve Dhimitër S. Shuteriqi e Kiço Blushi. Apo në variantin më të keq, ka sharë të gjithë ata pjesëmarrës që pa praninë e tij ngritën flamurin në Vlorë! Shpjegim tjetër nuk di se mund të këtë në lidhje me burrërinë e puthjes së flamurit, apo fetishizimin e simbolit kombëtar përmes puthjes!
Para vdekjes së regjisorit Viktor Gjika me të kam bërë një intervistë të gjatë. Një gjë më mbeti merak se pse nuk deshti të flasë për atë frazën, klithjen “e mbetur në film” nga ndonjë figurant i papërgjegjshëm por i vetëdijshëm! Dhe në mes të dilemës se një pyetje për krijuesit e filmit në lidhje me mizanksenën e fundit të filmit monumental “Nëntori i dytë” shkrova këtë përshtypje pas leximit të shkrimit “Kush e vodhi Isa Boletinin?”, jo për ndonjë replikë, as për të zhvlerësuar, përkundrazi, por edhe për kujdesin që duhet të kemi ndaj veprave të papërsëritshme, që na kanë formësuar në njohjet dhe dijen, dhe atë përmes gjuhës së filmit. Dhe më shumë se kaq një kontribut në mundësinë se arti është gjuhë e “të kundërtave” që në të shpeshtën e herëve deformohet me qëllim!
Në historiografinë e kinematografisë shqiptare nuk di ndonjë vepër filmike që është bërë me më përkushtim se sa “Nëntori e dytë”. Dhe e di që asnjë vepër filmike nuk e arrin përsosmërinë e përkryer artistike. Dhe ideore gjithsesi. Ky film ka arritur të mbledh gjithë dijen e kineastëve që të përjetësohet në shirit filmik rrjedha dhe akti i ngritjes së Flamurit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Intermeco e dytë: Ëndrra e Kadri Roshit
Një të dhënë tjetër, si një analogji shpërputhëse me shkrimin Tuaj, me “sulmin” që ia bënë ideatorëve dhe krijuesve të filmit “Nëntori i dytë”:
Aktori i mirënjohur Kadri Roshi, interpretuesi i dhjetëra antologjive në teatër dhe në film, kishte ikur në botën tjetër me një brengë apo merak, se si nuk e interpretoi dot personalitetin e Ali Pashë Tepelenës. E kishte si ëndërr dhe mbeti ëndërr. Dhe sa do të doja që aktori i gjallë Reshat Arbana ta pyesnim se cila është ëndrra juaj në fundin e filmit “Nëntori i dytë”?! Do të donte ta hiqte atë skenë? Jo për ironinë, po t’mos identifikohesh me fetishizmat e skenaristëve dhe regjisorit në “uljen” e personalitetit të Isa Boletinit me puthjen e Flamurit, xhiruar në vitin 1982 (vetëm 3 vjet para vdekjes së Enver Hoxhës) siç kanë bërë me skulpturën e Isa Boletinit 30 vjet më pas në Mitrovicë?! Apo mos eshtrat dhe hija e Isa Boletinit enden (jo si një analogji fetishizmi simbolik) po sikurse personazhi kryesor (në interpretim te Abdurrahim Shalës) në filmin “Njeriu prej dheu”.
Dhe si epilog: Në kërkim të deshifruesit të filmit “Skënderbeu”
Tashmë “Skënderbeu”, bashkëprodhimi shqiptaro- sovjetik, i vitit 1953, është restauruar dhe dubluar me parametra bashkëkohorë dhe në gjuhën letrare, ndryshe nga origjinali në variantin gegë më zërin e 60 aktorëve më të njohur të kinematografisë shqiptare. Në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi, si dhe në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Moskë ditë më parë u shfaqen disa nga projektet më përfaqësuese të filmit shqiptar. Në mesin e tyre ishte edhe filmi “Skënderbeu” (varianti i vitit 1953) i cili ishte kthyer në Moskë pas 59 vjetësh, që sipas disa mediave nostalgjikë e të rinj janë shprehur shumë të kënaqur që kanë mundur ta ndjekin atë. Nga dita e martë kemi rastin ta shohim variantin e ri si premierë në kinema “ABC” në Prishtinë, që sipas regjisorit të njohur Piro Milkani, është bërë në mënyrën më të mirë, më artistike të mundshme. Dhe përderisa ai film është bërë në mesvitete 50- ta të shekullit të kaluar, Ti z. Nexhmedin do arrish t’ia deshifrosh se kush, apo cili politikan fshihet pas aktorit kryesor rus, në rolin e Skënderbeut?! Tashmë jo ndonjë Enver Hoxhë, po ndonjë Josif Visarionovic Stalin që vdiq mu atë vit kur është xhiruar filmi “Skënderbeu”, apo Nikita Hrushev. Ti mund ta dish!
P. S.
Sa i përket skulpturës së Isë Boletinit, të ngrirë në bronz, po ta rilexoja Zigmund Frojdin, psikoanalizat e tij për artin e Mikelanxhelos do të ishte edhe më ndryshe, apo edhe me përputhëse me shkrimin Tuaj.
Comments
I dashur Morina, ne fund te

I dashur Morina, ne fund te shkrimit u ndjeva i pajtuar pothuajse plotesisht me ju.

Z.N.Spahiu e pata lexuar dhe bera nje koment kritik per qasjet qe kishte be. Nuk di si ju keni gjetur kenaqesi ne shkrimet e tjera te z.Nexhmedin, por une krahas gjuhes se mire shqipe, stilit dhe ndonje ideje, gjithheret jam hidhnu me tendencen e tij nihiliste, pro nazi-fashiste, pro kolaboracioniste dhe pro nje kombesie te shpikur e quajtur prej tij dhe do te tjereve "kosovare".

Nuk po them se z.Nexhmedin ka nje mision te porositun dhe punon ta permbushi, por jam i sigurt se qendrimet e tij te shprehura ne shkrime nuk i sherbejne ceshtjes kombetare shqiptare. Shqiptaret kane pasur nje kombesi, te tjeret i kane quajtur ilire, arber, epiriote etj, por ata veten e kane qujtur shqiptar. (kush deshiron te shoh Shuflain).

Shkrimi juaj ka vlera, por ai nuk vlen si kritike per z.Spahiu. Ai e ka nda mendje dhe as keshte ndiku nga demonstrimi mbare shqiptare i 100-vjetorit te dites se Pavaresise. Fatbardhesia qendron ne faktin qe ai dhe do te tjere jane nje grusht bashkekombas, qe nuk perfillen prej shqiptareve.

Te lumte Enver Morina! Nje

Te lumte Enver Morina!

Nje pergjigje e shkelqyer. Une thjesht dua te shtoj se puthja e flamurit nga Is Boletini tek ky film te rrenqeth e te jep krenari kombetare( vetem njerez me mendje te semure mund ta perkufizojne si fetishizim i kulteve nacionaliste-dihet kush jane keta njerez ne kete rast)

Nexhmedin Saphiu është turpi

Nexhmedin Saphiu është turpi i gjuhës shqipe, e ju mahniteni nga ai? Jam i shkouar nga çfarë mahniten njerëzit sot!

Respekt per shkrimin. Zoti

Respekt per shkrimin. Zoti Spahiu eshte nje ekstremist i pandreqshem dhe thjeshte duhet lejuar te derdellise deri ne fund perrallat e tij, megjithese shume prej tyre jane edhe te demshme. Pikerisht per kete arsye duhen diskredituar se bashku me autorin e tyre.

Gjithçka është shpalosur me

Gjithçka është shpalosur me vërtetësi, me seriozitet, me elegancë e sidomos me atdhetarizëm të kulluar. Urime, Enver!

Shkrimi i Enver S. (pike)

Shkrimi i Enver S. (pike) Morina eshte plotesisht i qendrueshem, pa asnje diskutim. I vetmi diskutim eshte ai i sterzgjatjes ne fillim qe i thurr elozhe Nexhmedin Spahiut. Por, mbase kjo eshte nje miresjellje e tij per te deshmuar se s'ka asgje paragjykuese apo mosduruese ndaj Spahiut. Por, Spahiu vetem enciklopedist nuk eshte. Kemi te bejme me kompleksin e inferioritetit te Spahiut qe ka perjetuar (me sa duket, atij i eshte shnderruar ne traume) kur Spahiu ishte ne Tirane para vitit 1999. Atekohe, ai me nje biciklete ne dore, endej sa kendej e andej ne kerkim te ndonje studenti kosovar ne Tirane per te shkembyer dy fjale. Eshte e cuditshme pse ky njeri qe atekohe ishte pedagog ne Politeknikun e Tiranes, nuk arrinte ta gjeje veten ne shoqerine e kolegeve te tij ne Tirane. Pra, Spahiu, nga kompleksi i nferioritetit, terhiqet ne shpellen e tij dhe kerkon qe te behet i pari, nje ndjenje bajraktare e shek. te kaluar. Ideja per komb te ri kosovar dhe per te djallezuar te gjithe ate qe eshte shqiptare vjen pikerisht nga trauma e tij qe tani eshte shnderruar ne nihilizem.
Por, ketu nuk dua te bej psikanalizen e Spahiut dhe coroditjet e tij per nje komb kosovar (duke ngaterruar shpesh qellimisht nocionin "komb" sipas koncpetimit politik (francez, amerikan) dhe "komb" sipas perceptimit etnokulturor (gjerman) me qellim qe te shihet. Njeriiu behet i famshem ose me budallalekun e tij ose me arritjet e tij. Ketu nuk paragjykoj se per te vecuar nga grupi si mund te bjere ne sy nje person si puna e Spahiut.
E cuditshme eshte edhe "universalizmi" megaloman i Spahiut. Ai me formim eshte matematikan. Por ne fakt na shfaqet si teoricien i kombit, interpretues i historise, gazetar, politikan (provoi, por deshtoi) e se fundmi, edhe kritik filmi. O tempora, o mores...

Enver S. Morina, qe edhe ketu deshmon njohjen e thelle te kinematografise por edhe faktografise historike, argumenton rendesisne e veprave monumentale te cilat edhe mund te kene ndonje leshim te vockel, por asgje perfekte apo absolute nuk ka ne kete bote. Por, Enver S. Morina qarte tregon se Spahiu eshte nje profan ne fushen qe flet.
Faleminderit z. Morina qe na sollet kete shkrim. Por, z. Morina, ju e dini me mire se në fenomenin "Spahiu" kemi te bejme si me proverbin popullor ku "nje i krisur hedh nje ngordhesire ne pus dhe pastaj 1000 te mencur nuk mund ta nxjerrin ate, apo te shmangin pasojat"
Shendet!

Te tentoi ta lavderoi dhe une

Te tentoi ta lavderoi dhe une z.Nexhmedin Spahiun sic edhe paska bere Enver S.Morina

Ky palo shqiptare qe tenton te behet nje glokalist i shquar ne boten e madhe shqiptare.Ku llupa e tij e shkimit fillon diku kah jugosllavia dhe faktimin kombtare si komb kosovare besoj qe e nxjerre nga gjejnarata X e Titos si kumabre i tij qe nuk perjashton veteveten Nexhi besoj,. Pastaj tek glokalizmi i tij nxjerr dhe mnyrat e te shprehurit lingual sa per te permbush dicka tek kibuci i tij nga ato elementet e kombit qe nuk i dalin kerkund, njejet sikur kombi jugosllav qe besoj se ka nostalgjine vete Spahiu.

Gjithsesi ne aspektin social palaqoiteti i Nexhmedin Spahiut mund te rrethekohet diku tek tentativa e eliminacionizmit dhe mec kjo mbetet nje projekt tentativ ai behet nje nje krimb kulturocid i cili nuk gjene vend askund dhe nuk le vend pa fut hundet.

Eshte e tmershme te merret njeriu me Spahiun edhe diete e tij, mirpo konsideroi qe po u mor dikush duhet keshtu si ky shkrim t'ia thyej hundet

More po Reshat Arbana ka qene

More po Reshat Arbana ka qene apo s'ka qene spiun i Sigurimit, pse i eshte lakuar mjaft emri!!!

I dashur Enver, shkrimi yt

I dashur Enver, shkrimi yt esshte tejet argumentues dhe logjik, profesional dhe i besueshem nga qe i rri te vertetes balleperballe. Si kineat i vjeter, te falenderoj shume per seriozitetin dhe dashurine ndaj vlerave te kinematografise me te mire ( asaj qe i qendroi kohes). "nentori i dyte paduyshim eshte nje veper e madhe dhje monumentale dhe ishte nje fat qe u be prej nje pionieri te madh te historise se kinematografise shqiptare. Lerini ne mjerimin e identitetit te tyre disa njere qe nuk dine se si te dalin prej ketij helmi veteshkaterrues...Filmi ne fjale i deha provat e tij, krijoi nje imazh te plote te asaj kohe te ndritur dhe do te jetoj ne nderin e tij...

Te perqafoj dhe te uroj shkrime te tejere kaq te bukur e te vlefshem...

Add new comment