Berisha, Marksi dhe pasunarët shqiptarë

Postuar në 07 Nëntor, 2011 02:24
Eduard Zaloshnja

Në thelb të teorisë së revolucionit komunist të Marksit qëndronte parashikimi se kapitalistët, të udhëhequr nga dëshira për të maksimizuar fitimet e tyre, do ta varfëronin aq shumë proletariatin, saqë atij nuk do t’i mbetej alternativë tjetër veç shkatërrimit të sistemit kapitalist nëpërmjet revolucionit. Siç tregoi historia, ky parashikim i Marksit doli i gabuar. Kapitalistët, ku më shpejt e ku më vonë, e kuptuan se shfrytëzimi maksimal i punëtorëve, ndërkohë që ishte i frytshëm në afate të shkurtra, mund të kthehej në një mekanizëm vetëshkatërrues në afate të gjata.
Si rezultat i këtij ndërgjegjësimi, kapitalistët në vendet e industrializuara u bënë gjithnjë e më të përgjegjshëm për mirëqënien e punëtorëve, si dhe më mikpritës ndaj kërkesave të sindikatave dhe partive politike të afërta me to. Ky evolucion i mënyrës se si ata e trajtuan klasën puntore ka bërë që sot, një shekull e gjysëm pasi u propozua nga Marksi, revolucioni komunist të futet përfundimisht në qivurin e historisë në këto vende.
Por jo në vende të tjera. Në Amerikën Jugore dhe Azinë Juglindore ka grupe që teorinë marksiste të revolucionit, të modifikuar në shekullin e 20-të nga Lenini dhe Mao, ende e konsiderojnë si biblën e tyre. Dhe këto grupe kanë mbështetje jo të paktë nga shtresat e varfëra, të cilat vazhdojnë të varfërohen nga shfrytëzimi makut i shtresave të pasura.
Më gjerë në botë, rreziku i virusit komunist, sado i vogël sot për sot, mbetet gjithnjë ekzistent në ato vende ku shtresat e pasura nuk kanë nxënë nga eksperienca e vendeve të zhvilluara. Fatkeqsisht, në këtë grup vendesh, futet edhe Shqipëria.
Pavarsisht se shqiptartët kanë kaluar tashmë një formë të rëndë të sëmundjes që shkakton virusi komunist, nuk mund të quhen të imunizuar ndaj tij për aq kohë sa të pasurit synojnë maksimizimin e fitimeve personale në kurriz të varfërimit të mëtejshëm të bashkështetasve të tyre. Rritja e elektoratit të partive të vogla komuniste në zgjedhjet e fundit, sado e paktë në magnitudë, është një tregues i aftësisë që ka virusi komunist për të penetruar te njerëzit që nuk shohin dritë në fund të tunelit.
Që një revolucioni të tipit komunist t’i vihet përfundimisht kapaku i qivurit në Shqipëri, duhet që shtresa e re e pasunarëve të ndërgjegjësohet se përmirësimi i jetesës së shtresave të varfëra është, në fund të fundit, edhe në të mirën e saj. Deri më sot, kjo shtresë, e cila ose është pjesë e klasës politike, ose është e lidhur ngushtë me të, ka treguar një dritëshkurtësi që mund të ketë pasoja katastrofike në dekadat që vijnë.
Kështu, politikanët që janë bërë kapitalistë, ose kapitalistët që janë bërë politikanë apo kanë lidhje të ngushta me politikanët, mendojnë si e si të maksimizojnë të ardhurat personale, qoftë edhe në mënyrë të paligjëshme, ndërkohë që nuk kujtohen të shohin ç’bëhet poshtë tyre. Për shembull, ata nuk kujtohen të shohin se listat e blerjes së bukës veresie nga të varfërit rriten çdo ditë; nuk kujtohen të shohin se të varfërit nuk kanë me çfarë të ngrohen dhe të ndriçohen; nuk kujtohen të shohin se në ç’shkolla shkojnë fëmijët e të varfërve; nuk kujtohen të shohin se sa katastrofik është për të varfërit një shtrim në spital; nuk kujtohen të shohin se shumë vajza shqiptare shtrëngohen të prostituohen nga varfëria; nuk kujtohen të shohin se…
Partia Socialiste duket se po i vë në qendër të programit të saj pikërisht problemet e mësipërme. Dhe çfarë përgjigje ka marrë deri më sot nga Berisha? Ai e ka quajtur atë marksiste! Ndërkohë, programi i PS-së, duke u munduar të adresojë hallet e të varfërve në një ekonomi tregu (siç bënë partitë social-demokrate europiane në fillim të shekullit të kaluar), synon ta bëjë të pamundur pikërisht revolucionin komunist që ëndërronte Marksi…

Comments

Submitted by Qamil. (not verified) on

Akademizma!!!  Shumica e deputeteve pasunare te Shqipersie jane te Partia e cila pikerisht i ka rrenjet te ideologjia e Marksit.E keta pasunare nuk e kane vene pasurine me pune dhe me ligjet e kapitalizmit,por i kane vene vetem duke vjedhur.Sot kapitalistet me te medhenje te Shqiperise qe jo rastesisht jane te Partia qe per shtrat social ka te varferit dhe mjeranet,predikojne programin ne favor te tyre.Si Partia si Zaloshnja,predikojne pallavra para shqiptareve,edhe atyre te varfer.Varferia e ketyre mjeraneve ka sherbyer si lende e pare per keta kapitaliste hajdute.Zoti(nese e pranon kete titull) Zaloshnja.Edhe ti je nje nga refuzuesit e lirise qe sot edhe pse nuk ta cenon kush,nuk e don vete.

Submitted by Bard Camaj (not verified) on

Do doja ta pyesja z.Zaloshnja ku e bazon sigurine me te cilen mundohet te pikturoje fytyren e Kapitalizmit me tilla  tipare humane dhe fundin e historise per te cilen do e kishte zili edhe Fukuyama? E thene statistikisht( ketu po i hyj pak ne profesion): ti ha nje pule, une nuk ha asgje, i bie qe statistikisht te kemi ngrene te dy nga nje gjysme pule. Po realiteti nuk i bindet ne çdo rast statistikave( une kembengul qe s kam ngrene asgje dhe per kete kam deshmitar te palekundur barkun bosh) dhe me siguri gjysmen time te pules nuk mund t ia kerkoj statisticienteve si Zaloshnja, por per kete me duhet qe te perseris historine,prape e prape, dhe pambarimisht, derisa te marr gjysmen time te pules, dhe pasi te kem vene stomakun ne gjume, te flisnim me miresjellje mikluese me dishepujt e Fukuyama-s per fundin e Marksizmit.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Eh more zoteri! Doktrina marksiste nuk eshte nje shprehje halucinante e Sali Berishes qe te mund te mbrohet apo hidhet poshte me 3-4 paragrafe dhe duke na sjelle si argumente vendet me te zhvilluara perendimore. Marksi nuk ka shkruar as per nje dite dhe as per nje shekull. Doktrina e tij nuk eshte gje tjeter vecse nje sistem ideshe se cfare duhet bere per te shpetuar nga padrejtesite shoqerore qe e kane shoqeruar njeriun qysh nga lindja e tij. Thirrja qe u ben ti disa milionereve hajdute per te bere disa leshime nga thesi i mbushur me zhvatjet e djerses se popullit shqiptar, nuk eshte thirrje per drejtesi shoqerore por thirrje per te shpetuar ata vete, do me thene grabitesit e popullit. Kapitalizem jane edhe vendet e Amerikes se Jugut, edhe India dhe shume vende aziatike apo afrikane, por varferia eshte sheshit. Ndersa pasuria e vendeve perendimore ka shume shkaqe te ekzistences se saj. Midis tyre dhe nga me kryesoret eshte grabitja e vendeve te tjera te botes per rreth 4-5 shekuj rresht. Lexojeni mire historine e tyre dhe do te mesoni. Kjo grabitje vazhdon edhe sot nen masken e perhapjes se demokracise, qe do te thote vondosjes ne pushtet te klikave dhe bandave qe  iu sherbejne fuqive perendimore. Merr shembullin e Shqiperise dhe Kosoves ku, si rezultat i sjelljes ne pushtet te qeverive "demokratike" qindra miliona Euro kalojne ne bankat amerikane  ne llogarite e firmave te tyre, per pune te pa bera. A nuk eshte kjo grabitje qe pastaj perkthehet ne perkrahje per keto klika politike nga "Tempulli i Demokracise"?...

Niko

Submitted by Pajtim (not verified) on

Ne 2008 kur filloi kriza financiare ne Amerike, brenda nje dite u shiten 16000 libra te Kapitalit te Marksit. Jo se e dashurojne apo e respektojne. Por si nje komb i mencur, me studjues serioze, kerkuan edhe mendimin e Marksit per plaget e kapitalizmit, e si mund ti amortizonin ato.

O Zaloshnja! Ti me dukesh shume i vogel man, te flasesh per Marksin. Si sherbetor i kapitalisteve ububu shqiptare qe deklarohesh, duke u dhene keshilla se si ti japin nje krodhe buke te varferve per ti mbajtur urte, nuk fiton asnje kacidhe. Kapitali ta paguan kur ka prova se ti i sherben mire e urte. Nuk ka nevoje per keshilla, por per sherbime.

Edhe nje gje tjeter. Studjoje Marksin, bile studjoje mire nqs do ti besh sherbim te kualifikuar padroneve te ty te babezitur. Por kam pershtypjen se te nesermen e asaj nate kur ta mbarosh se studjuari, do gdhihesh nje pellembe me i gjate dhe do na kerkosh te krijosh ndonje parti tjeter komuniste, ku marksizmin nuk do ta kete vetem si ideologjine e vet, por si program shkencor, te axhustuar nga gabimet e mepareshme te komunisteve shqiptare dhe me me shume argumente per te bere luften finale qe ata kendonin.

Good Luck

Submitted by julius f (not verified) on

Ketu nuk eshte problemi se Marxi eshte aq i keq.Po keta te tanet, qe e degjeneruan teorine e Marxit deri ne extrem,nuk duhet ta zene ate ne goje.Ne fakt ne fakt,komunistave tane(socialistave) me afer jane me Stalinin.

Submitted by Eri (not verified) on

Berisha e ka gabim qe e quan programin (nese mund te quhet i tille?) e ri te PS-se program Marksist, por kesaj qe po ndodh ne shtypin shqiptar populli e ka etiketuar me fenomenin ' nje budalla hedh nje gur ne uje e njeqind te mencur kridhen te gjejne gurin'!

Z. Zaloshnja, programi qe ju po perkrahni aq fuqishem eshte thjesht the projekt-ide qeverisje, nje projekt-ide qe PS-ja duhet ta kishte materializuar ne program qysh ne 1991-shin, ose me e voneta ne 1997-en. E morem vesh qe 'programi' (dhe po e vendos ne thonjeza sepse sapo e emertova 'projet-ide qeverisje' pak me siper) anon majtas; por sa majtas anon, kete gje nuk e kemi degjuar akoma nga asnje. Nuk e besoj se shqiptaret kerkojne nje qeveri te tipit 'Robin Hud'; kerkojne nje qeverisje transparente, nje qeverisje te drejte dhe te afte. Nese ai qe ka me shume 'para' sesa une, i ka sepse ka ndermarr me teper risk ( cfaredolloj risku qoft ky). Pra, nese 'risku' i te berit korrupsion deri tani ka lejuar disa te pasurohen, a eshte e afte e majta qe kete 'risk' ta kthej ne 'rrezik' dhe ne kete menyre te ule kete dreq korrupsioni dhe klientelizmi qe na ka hyre ne palce dhe po na bluan kockat pak e nga pak, apo ashtu si ne kohen e Nanos do ta kthej ne 'risk pozitiv' dhe i vetmi ndryshim qe do te kete nga kjo qeveri do te jete shperndarja e perfitimeve ne nje rreth me te gjere aktoresh? Sepse nese ndodh keshtu, mjere ne te mjeret, bejme mire te marrim valixhet e te ikim nje ore e me pare nga ky vend.

Taksa-progresive! OK, e morem vesh, por ajo qe nuk dime eshte se ne cfare shkalle do te jete progresiviteti i tyre? Sa do te rendohen apo lehtesohen secili prej aktoreve te ekonomise shqiptare? Si do te ndikoje ne zhvillimin socio-ekonomik te vendit? Cilat jane perfitimet dhe cilat jane kostot e aplikimit te ketij sistemi? Keto jane disa pergjigje qe une si qytetare e thjesht (pjesa gri e elektoratit) do te doja te merrja nga specialistet ekonomik.  Nuk dua t'ia di sigurisht nese teoria eshte Marksiste apo Smithoniane, nuk me interesojne opinionet dhe sherret e disa opinionisteve qe zihen tere diten ekraneve te televizioneve per te treguar se kush ka lexuar me shume, apo kush di me shume emra ideologesh e politologesh; me interesojne debatet e analisteve qe i kuptojne realisht ato qe citojne dhe qe kane nje opinion personal te mbeshtetur me projektime rezultatesh ( dhe shpresoj qe te vi koha te kemi debate te tille).

Me falni qe u zgjata shume, por jam vertet e paqarte se cfare te mirash na sjell ky 'program' i ri majtas i PS-se.

Me Respekt,

Eri

Submitted by Majmuni Hirko (not verified) on

Drejt e ke Zaloshnja. Vetem se ne ato qe shkruan ti, aktoret ne skene jane kapitalistet dhe populli me mend ne koke qe pretendon nje  jete me te mire dhe nje te ardhme me te mire per femijet e tij.

Ne rastin e vendit tone, nuk kemi as njerin dhe as tjetrin aktore. Pasaniket tane jane hajdute e kriminele kurse populli yne zvarritet e zhubroset rrugeve pa pike dinjiteti. Kapitalistet ne vendet perendimore nuk u gdhine nje mengjes te bukur me idene se edhe te tjeret meritojne nje jete me dinjitoze. Ishin mileti pabuk qe e kerkoi dhe qe u vuri kapitalin dhe qetesine ne rrezik. U organizuan greva, atentate, levizje punetoresh. U vrane mileti Zaloshnja. Atehere u "ndergjegjesuan" kapitalistet. Sot sistemi eshte me i sofistikuar dhe njerezit jane me te shkolluar, por ne thelb po ajo eshte. Po i le pa buke do te marrin jeten.

Mileti yne ben llogje dhe e shtyn me nje "vari bidonat se keshtu eshte ketu"  Deri sa te zgjohemi ne spurdhjaket e ketij kombi, keshtu do shkoje. Gjasat jane qe nuk do zgjohemi ndonjehere se u mesuam me kete zullum. Ata qe nuk mesohen ikin.

Persa i perket programeve te majta apo te djathta, ato jane si letra higjenike. Mbaje me vete se heret a vone mund te te hyje ne pune.

Submitted by nik (not verified) on

Ndërkohë, programi i PS-së, duke u munduar të adresojë hallet e të varfërve në një ekonomi tregu (siç bënë partitë social-demokrate europiane në fillim të shekullit të kaluar)

Me keto fjale qe ti e mbyll shkrimin,do te thote qe edi rama po kerkon te zbatoje nje program te partive socialdemokrate te 100 viteve te shkuara.

Nuk mendoj se Shqiperise se shekullit te 21 i duhet nje program i kohes se faraoneve.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Pallavra,pallavra,pallavra;kjo m'u duk fjala me pershtatshme per ato qe keni shkruar: ne nje sistem si ky i yni ,qe kam frike se askush nuk ka per te falenderuar per ato genjeshtra dhe mbroçkulla qe keni shkruar:

1) Paaftesi doktrinare dhe shkencore te sistemit liberal:liberalizmit,demokracise;si dhe te liberizmit si doktrine ekonomike qe teorizon ç'impenjimin e shtetit nga ekonomia.

2) Mosnjohje e te dy linjave kryesore te liberalizmit:

- Liberalizmi konservator

- Liberalizmi social

3) Mosnjohje te termit " DEMOKRACI" , qe ne shpirtin e saj origjinal kerkon qe pushteti politik te rrjedh nga populli dhe ai ta ushtroje direkt ose nepermjet perfaqsuesve te zgjedhur.

4) Retorika juaj eshte mosbindese,per te mos thene qe shpjegimet e juaja ne kete fushe jane te pasakta.

5) Etika juaj juaj eshte ofenduese per shume veta,ose me sakt, sensi i ekzistences suaj ne kete rast eshte pa vlera morale.

"Te gjithe jemi te infektuar mga miopia dhe shpesh i shikojme gjerat vetem nga nje kend veshtrim,pa marre ne konsiderate edhe te tjerat." thote John Locke dhe me tej thote:

"Ekziston nje gur krahasimi per te gjetur te verteten,per te dalluar opinionin nga e verteta,genjeshtren nga e verteta,dhe ky gur eshte arsyeja.Ne qofte se nuk e perdorim kete gur,arsyen,ose ky gur eshte demtuar nga paragjykimet,ose jemi mbushur plot nga krenaria qe na ka verbuar dhe e ka mbyllur shpirtin tone."

Ne kemi nevoje per nje mendim te ri ,per nje levizje te re te studenteve dhe te inteligjences,jo me te tradhetuar,por te ndihmuar e te mbeshtetur nga forcat levizese te shoqerise te shtyra nga motive social-ekonomike,etiko-religjioze dhe istitucionale.Nje koalicion i te gjitheve drejtuar kunder pushtetit dogmatik dhe intollerant te nje njeriu te vetem ,edhe pse  opozita pretendon se ai nuk ka rival.

Ne vitin 1991 njerezit e pranuan ndryshimin,jo per t'u çveshur nga te drejtat e tyre natyrale,por per t'i garantuar ato me mire.

Shoqeria civile ,pra eshte ajo,ku nje grup individesh (populli),per te garantuar me mire te drejtat e tyre natyrale,bjen dakord me miratimin e te gjitheve per t'u vendosur ne shoqeri te gjitha pushtetet origjinale,per te garantuar me mire te drejtat individuale.Pra nepermjet konsensusit,pelqimit,miratimit te pergjithshem.

Ne themel te nje qeverie civile eshte konsensusi bashkshoqeror." Ky dhe vetem ky (konsensusi) mund t'i jap fillim çdo lloj qeverie legale ne bote."Jon Locke.

Jemi bere valle aq te marre sa te kerkojme kompensim per demet e krijuara nga ujqerit dhe dhelprat,dhe te jemi te kenaqur nese perpihemi nga luani?

Sovrani eshte populli,dhe Gjykatat ushtrojne ligjerishte pushtetin e tyre duke kenaqur kerkesat (ne perputhje) e te mires se perbashket.Prej ketu rrjedh e drejta e ngritjes ne proteste,kur organet e deleguara te  shtetit tradhetojne arsyet qe jane ne themel te paktit origjinal,sepse eshte kunder logjikes qe ndividet te vene ne duarte e shoqerise nje fuqi me te madhe nga ajo qe kishin ne gjendjen natyrale.Pushteti nuk mund te kete fuqi qe cenojne te drejtat  individuale.

Individi ja leshoje te drejtat e tij natyrale ligjit , u çvesh nga ato,per t'u qeverisur nga ligjet  dhe sepse,sipas ligjeve,duhet te sigurohet drejtesia.

Shteti eshte garanti i lirise,i mbrojtjes se shoqerise dhe te prones private;nese shkel nje nga keto te drejta,populli mund te terheq mandatin e tij,dhe te rimarri sovranitetin e tij origjinal.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.