Debati/A ishte Isaku, biri i Abrahamit, autik apo daun?

Postuar në 08 Janar, 2019 01:36

“Isaku, djali me cen”(Isacco. Il figlio imperfetto). Kështu titullohet libri i një prifti, studies italian, Gianni Marmorini, i cili është sjellë në vëmendje nga gazeta e lidhur me Kishën Katolike, “Avvenire”.

Autori propozon diçka ndryshe për rrëfimin e njohur biblik të Isakut, djalit të patrariakut të njerëzimit, Abrahamit, të cilit iu kërkua nga Zoti që ta sakrifikonte të birin. Sipas tij, nisur nga analiza gjuhësore, nuk përjashtohet krejt e kundërta: që Isaku të ishte një fëmijë me probleme mendore apo nervore, një autik apo një daun dhe për pasojë nuk pranohej nga i ati.

“Një himn që shkon deri në kufij”, e ka cilësuar librin Massimo Grilli, docent i teologjisë biblike në universitetin Gregorian.

Autori niset edhe nga inkoherenca narrative mes asaj që simbolizon Isaku dhe vendi që i lihet atij në Bibël.

Isaku është biri i premtimit; një premtim që ka ndryshuar historinë e njerëzimit. E megjithatë figura e tij rezulton e papërcaktueshme, inkosistente. Lind, rritet, martohet, bën fëmijë dhe vdes; nuk zhgënjen dhe nuk bën krenar kënd. Kalon thuajse pa u parë. Asgjë në jetën e tij nuk i lë vend imagjinatës se do të jetë ai që do të lërë farën e një trashëgimie të panumërt si yjet e qiellit. Është një i brishtë. Dhe i kuptohet që sa vjen në jetë. Të befason p.sh heshtja e njëqindvjeçarit Abraham në momentin e lindjes së një fëmije kaq të pritur dhe të dëshiruar. Abrahami nuk lëshon zë, ndërsa e ëma, Sara bën ironi. Vetë emri Isak, që do të thotë “ai që qesh”, në hebraisht ka kuptimin e një buzëqeshjeje të hidhur: në fakt folja yitzchak, pra të qeshësh, nuk ka një tingëllim pozitiv në Bibël

është shprehur Marmorini.

Vëzhgimi dhe analiza që ka çuar në këtë përfundim është bërë  mbi tekstin e Biblës, konkretisht kapitujt e Gjenezës.

Abrahami dhe Sara janë motër e vëlla nga ana e babait

shton ai që referon edhe kapitullin ku flitet për takimin e Isakut me Rebekën. Apo edhe pasazhet ku thuhet shprehimisht se “Isaku gjen rehati pas vdekjes së të ëmës”.

Këto sipas autorit janë rrethana që provojnë marrëdhënien e vështirë të tij me të vëllezërit, gjykimin e familjes mbi të. Defiçencat mendore të Isakut megjithatë nuk e pengojnë atë të lindë fëmijë, Ezaun dhe Jakobin, duke lënë në mëdyshje diagnostikimin final të një prej njerëzve më të njohur të njerëzimit.

Në këtë kuadër edhe historia e njohur që nis me frazën:

Zoti e vuri në provë Abrahamin

mund të rishikohet e korrigjuar:

sepse Zoti e kishte vënë në provë Abrahamin

Provë e cila është lindja e një fëmije të vonuar mendërisht.

Rrjedhimet e këtij interpretimi mund të merren me mend. Një i metë, një autik, apo një daun që deklamohet si patriark dhe profet i njerëzimit falë jetesës me dashuri. Kjo është edhe sprova e Zotit. Por deri atëherë do të duhet që sugjerimet interpretative të studiuesve të merren në konsideratë si histori zyrtare e besimit.

Megjithatë gazeta sjell në vëmendje se ideja e Marmorinit nuk është e re. E reja aty është në dallimin mes çrregullimeve që janë propozuar më herët për Isakun dhe faktit se ai është i lindur me probleme të psikikës. Haim Baharier, një studiues franko-hebre i hermeneutikës, me origjinë polake, ka qenë ndër të parët që ka sugjeruar këtë problem te biri i Abrahamit, që është mishërim i besimit më të madh te Zoti, shembull i sakrificës më të lartë për të.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nese keto personazhe biblike si Noa Abrahami, I biri Isaku, Jakobi, Davidi, etj. do te ishin te vertete, atehere keta te gjithe do te kishin qene te mete nga trute, autiste, me sindromin daun, skicofrene, debile, e gjithshka me gjithe ato qe kane gatuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.