Dritan Prifti: Kush nuk korruptohet, kërcënohet e ndëshkohet

Dritan Prifti denoncon në një shkrim të vetin të publikuar në Panorama një klimë terrori e korruptimi në vend. Këtë e bën duke folur për “vetminë” e tij dhe për mundimet që i është dashur të kalojë për shkak të karshillëkut që i ka bërë kësaj maxhorance. “Personalisht shoh që miq të mij prej vitesh kanë frikë të më takojnë në publik. Ata hapin numra telefoni në emra të tjerë për t’u lidhur me mua, apo hapin adresa e-mail-i anonime. ‘Kemi frikë’, thonë, ‘se na heqin nga puna. Kemi frikë se na sulmojnë bizneset me tatimet. Kemi frikë se fillojnë e na përgjojnë edhe neve’”, dëshmon Prifti.
Dhe më poshtë vijon: “Unë deri një vit më parë isha ministër Ekonomie në qeverinë ‘Berisha’. Sapo u largova nga kjo detyrë, dhe sidomos pasi kalova në opozitë, filloi goditja ndaj meje. Të gjithë personat që unë kisha futur në punë gjatë një viti si ministër, deri edhe ndonjë roje dere apo pastrues, u shkarkuan nga puna pa asnjë shkak. Bashkëshortes sime iu bë një kontroll tatimor për shitjen e aksioneve në një fabrikë dhe iu vu një gjobë prej 25 milionë lekësh të rinj, sigurisht e jashtëligjshme”.
Prifti është i bindur se transformimi i maxhorancave në disa këshilla lokale ka ardhur prej blerjeve e kërcënimeve që u janë bërë disa opozitarëve të zgjedhur. Përmend vazhdimisht Alibeajn si strumbullarinn e kësaj fushate korruptimi e shantazhi, dhe jep një provë që ka të bëjë me ish-kryetarin e Bashkisë së Lusnjës, LSI-st i njohur i zonës. “Kam parë me sytë e mi një sms që Albert Sanxhaku, ish-kryetari humbës i Bashkisë Lushnje, i dërgonte një kushëriri të një këshilltari socialist të një komune në Lushnje. Ai ofronte një vend pune dhe 5 milionë lekë në këmbim të votës për kryetarin e Qarkut.”
E.G.
Comments
Kjo qe thote z. Prifti nuk me

Kjo qe thote z. Prifti nuk me cudit aspak, perkundrazi. Pasi stani i Berishes ate bylmet ka.

Ajo qe me cudit eshte se z. Prifti e paska marre vesh vetem tani qe kjo mazhorance qenka e tille. Ajo dihej nga te gjithe qe para 2009-es dhe z. Prifti eshte pers0ni kyc qe mundesoi ne 2009 shnderrimin e kesaj mazhorance ne nje perbindesh.

Tung,

Blendi

Po ca merreni me kete

Po ca merreni me kete plehre?! Ky eshte me i korruptuari i te korruptuarve.

I thote hajduti hajdutit: "o

I thote hajduti hajdutit: "o hajdut" !

Edhe faktet me te sigurta

Edhe faktet me te sigurta ,personalisht i marr me rezerva.Jo me ato qe fliten rrugeve.Megjithate edhe ato qe fliten rrugeve duhen permendur,se ndokush mund te dije te verteta te tjera.Thuhet Shoku Prifti se kur ishe Minister,ketu ne Kalimash u afruan kinezet per shfrytezimin e kromit.Thuhet gjithashtu,se ke marre 5 milion euro nga ata per dhenien e e lejes.Thuhet gjithashtu..... e ç'fare nuk thuhet.... por ti mos na u pergjero per virgjeri se edhe me Ilir Meten u prishe per pazare , e jo per parime.A te kujtohet se keta qe te mbajne ne gji sot,na kane qare koken per dy muaj vere se si i bere 1.800.000 euro.Tani rrini urte si ti si ata.Ke nevoje per nje vizite shume serioze te psikiatrit me te zote.Une te trajtoj si pacient dhe per kete te meshiroj.

Me mire asnje mik se sa nje

Me mire asnje mik se sa nje zvarranik...

Add new comment