SHBA-BE drejt luftës tregëtare

Postuar në 01 Janar, 2019 14:50

Gazeta e njohur amerikane “The Washington Post” shkruan sot se marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së janë në një pikë delikate dhe në prag të lufte ekonomike. Unioni europian duhet të plotësojë kërkesat e presidentit Donadl Trump që kanë të bëjnë me surplusin në shkëmbimin tregëtar mes të dy zonave pasi përndryshe nuk përjashtohet përballja që kujton atë mes SHBA-së dhe Kinës. Në këtë kuadër në datën 9 janar pritet që përfaqësuesi amerikan për Tregëtinë Robert Lighthizert të takohet me Komisioneren Europiane për Tregëtinë, Ceclia Malmstrom në Washington ku pritet të negociohen disa çështje që shqetësojnë administratën Trump.

Gazeta shkruan se europianët shpresojnë që kërkesat e tregut do të çojnë në rritjen e eksporteve të SHBA-së që mund të krijojnë mundësi manovre, por çështja është se Trump nuk ka kohë të presë. Pretendimi i tij për të eliminuar defiçitin tregëtar mund të provokojë shumë shpejt vendosjen e tarifave tregëtare ndaj eksporteve të automobilave.

Deri më tani lidershipi i BE-së ka luajtur lojën e vonesave…Rikalibrimi i marrëdhënies sonë tregëtare, për ta bërë atë më të ndershme për SHBA është qëllimi numër një

citohet ambasadori i SHBA-së në Be, Gordon Sondland.

Trump ka bërë një gjë të ngjashme me Kanadanë, Meksikën dhe Korenë e Jugut, ndërkohë që ndaj Kinës tarfifat shkojnë në 250 miliardë dollarë.

Presidenti amerikan po vepron me logjikën e mbrojtjes së industrisë amerikane ndërkohë që kundërveprimi nuk ka munguar si nga Kina ashtu edhe nga BE, ndonëse askush nuk do të humbasë një treg si SHBA. Një ndër arsyet e kësaj që po ndodh është bilanci tregëtar mes SHBA-së dhe BE-së që nga kriza e vitit 2008, e cila ka favorizuar europianët me një shifër record prej 122 miliardë dollarësh në vitin 2015.

Llogaritet se vetëm tarifa eventuale ndaj automobilëve shkon në një barrë shtesë prej 40 miliardë dollarësh në vit, çka patjetër përbën një faturë jo të vogël. Trump di të kërcënojë dhe është efektiv në këtë, por loja me tarifat mund të rioerientojë tregun duke e bërë ndërkohë SHBA-në një partner jo shumë të besueshëm në planin politik.

Nga ana tjetër loja e traifave vlen të sillet si analogji me atë që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë. Zërat më të ashpër ndaj masave që Kosova mori ndaj Serbisë vinin nga Europa, qoftë për shkak se kthimi I tarifës kërcënon një model të caktuar, qoftë edhe sepse ajo në thelb aktualizon një mjet lufte politike shumë efektiv që minon një formë dialogu anemik që në thelb përforconte pozitën e Serbisë. Në fund të fundit, tarifat e Kosovës sollën rritje të eksporteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë drejt saj, duke dëshmuar se ndonëse ekonomia serbe është më konkuruesja në rajon, ajo është shumë e ekspozuar dhe varet në thelb nga lëvizjet politike. Forca e saj që shkon paralel me rritje është edhe dobësia e saj dhe duhet pranuar se akti I qeverisë Haradinaj kushtëzon sot edhe veprimet e Hashim Thaçit, një president i lëshuar revan për të korrigjuar një kufi të cilin përndryshe mund ta mbajë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

tregtare*

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.