Paranteza anti-Meidani ishte e tepërt në Kongresin e socialistëve

Postuar në 06 Nëntor, 2011 07:40

Pritej një debat në Kongres mes grupit të akronimizuar LMN dhe udhëheqjes së PS-së, e për rrjedhojë ndonjë “ndëshkim publik” për maverick-ët, por asgjë e tillë nuk ndodhi; përkundrazi, u vu re një afrim qëndrimesh e pozicionesh. Por në Kongres u kritikua dikush tjetër. Është fjala për Rexhep Meidanin, i cili një a dy ditë përpara se të mblidhej ky forum u shpreh në faqet e Panoramës, se “premtimi për të hapur 300 mijë vende të reja punë është një mashtrim”.

“Kryqëzatën” kundër tij e nisi Edi Rama, i cili e goditi pa ia përmendur emrin (është në stilin shqiptar “të minimizohet pesha e tjetrit” duke mos ia përmendur emrin). Ai tha, se “atyre që hidhen përpjetë njësoj si Saliu, megjithëse janë kësaj e jo asaj ane, u them merreni më qetë”. Kritikën e vazhdoi Ilir Beqja, i cili po njësoj nuk e denominoi ish-presidentin: “Dikush e kritikoi këtë program si mashtrim sepse nuk mund të arrihet shifra e 300 mijë vendeve të reja të punës, por [ne nuk kemi mashtruar]”.

Në fund ishte Mimi Kodheli: “Jemi akuzuar për mashtrim. U themi këtyre intelektualëve të nderuar: S’ju kishim dëgjuar ta bënit këtë akuzë për Saliun në 6 vjet. E bëtë vetëm 6 orë pasi u shpalos programi ynë”.

E vërteta është, se bëhet fjalë për kritika, e jo për sulme, në adresë të Rexhep Meidanit, por mospërmendja e emrit të ish-Presidentit, teksa kritikohet, dhe aluzioni se ai “hidhet përpjetë si Saliu”, nuk hyn tek sjelljet elegante. Kongresi i socialistëve mund të ish një gjë më qibare pa këtë parantezë ta kotë e të pakuptueshme anti-Meidani.

M.N.

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

ketu ja ke fut kot Muco, Mejdani te mos flase si e jema e Zeqos ,por kur flet e ka hak edhe pergjigjen pavaresisht kush ishte e kush eshte, nuk duhet te kete te kritikueshem dhe te pakritikueshem sepse do te ishte hapi i pare drejt pabarazise dhe krijimit te kastave.E verteta ka me teper vlere se eleganca, apo jo?

Submitted by dajtani ermir (not verified) on

Po, e vertete. Shije jo te mire na la ai qendrim. Yryshi me sa duket ka filluar para kohe.

Ejjj, ps - ista, kujdes, jeni ne P.S., por jo absolutisht me te miret. Mereni pak me shtruar.

Submitted by altin21 (not verified) on

ajo e krahasimit te 6 vjeteve me 6 oret   nuk mu duk pa vend ......Per 6 ore ...nga e lexoi, studioi dhe per me teper nxorri konkluzione zoti Mejdani. e per hir te se vertetes eshte i vetmi qe nuk mbahet mend ka qene apo jo President????? aq i urte ka qene....kaq perpjete hidhet tani.

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk e ke marre vesh akoma mo Muci? Rama eshte mesia, i pazevendesueshmi dhe shpresa e madhe, dhurta e madhe e perendise mbi kete toke ku shkelim ne mekataret e tjere. Po u kritikua Rama eshte si te flasesh keq per Jezusin. Lincimin pak e ka patur. U be ky te flasi per Ramen!

Submitted by hapi (not verified) on

Vazhdojmë me armikun e kllasës...

Nder do t'i kshin bërë vetes po ta kishin lënë pa komentuar fare.

Submitted by Altin (not verified) on

Sigurisht mund ta kishin lene pa komentuar e pa goditur Mejdanin, do ishte me elegante, ose mund ta kishin shprehur ne nje menyre tjeter. Por ka nje te vertete ne ate qe thote rama, pa dale mira akoma progami, mejdani kishte bere nje artikull shume te gjate per punesimin, i cili céshte e verteta fliste per punesmin urban, ndersa ideja e PS-se ishte fokusi ne nenpunensimin (underemployment) rural.

Them se te dyja palet u nxituan. Mejdai gjithsesi i ben nder PS-se; e kam fjalen kur po ripranon Mezan Malajn...

Submitted by Anonim (not verified) on

Duke lexuar llogjet e Islamit (cfare mbiemri kuptimplote qe ka Kaci) qe jo per cudi esht edhe ish-koleg i ketij fizikantit tjeter ketu me siper me duhet te bej nje vrotjim se sipas meje Kastrioti eshte nje individ me personalitet antisocial dhe instikte primitive te hakmarrjes dhe destruktivitetit qe per interesa te tij meskine eshte ne gjendje te beje (dhe e ka treguar me fakte) aleance ede me djallin. Per dreq ai nuk eshte i vetmi dhe Kushdo qe do te guxoje ta mbaje prane kete person rrezikon edhe komplikacionet e te mbajturit ere haleje. Mos harrojme qe ky maskara mbylli Universitetet fill pas rrezimit te bustit te Enverit ne Shkurt  vetem per tu hakmarre ndaj studenteve grevist. Si drejtues i Parlametit shqiptar ky maskara ishte varianti socialist i arrogances dhe diktatorucit te vogel dhe ku nga duket se merr frymezim edh Topalli.Njerez si kty qelbin median dhe mendim racional shqiptar. Ai duhet lene te lehe si qen i terbuar dhe mos te merret seriozisht pasi ai perpiqet ti sherbeje vec vetvetes ne dem te shumices se shqitareve.

Submitted by Tiku (not verified) on

Z. Mejdani ka te drejte te shprehe mendimin e vet, por eshte mire, duke qene pjese e PS, ti beji keto kritika brenda forumeve te PS, te angazhohet ne strukturat e saj, keshtu qe edhe mendimet e tij mund te behen pjese e ndyshimeve ne Status e Program.

Submitted by Albi (not verified) on

Akoma besoni ju te kjo ideja e strukturave? Strukturat jane njerezit qe do Rama, qe marrin vendimet qe do Rama. Ca mendimesh te japesh aty, eshte si ti biesh murit me koke.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.