Andrea Stefani del me librin Komploti Kundër Lirisë

Postuar në 06 Nëntor, 2011 04:05

Përse edhe pas më shumë se 20 vjet tranzicion “drejt Europës” liria nuk hodhi dot rrënjë në Shqipëri, përse vazhdon të jetë vetëm një farë por jo një bimë, një shans por jo një sistem, një shpresë por jo një realizim? Kjo është çështja që, Andrea Stefani, shtron në librin e tij “Komploti Kundër Lirisë” që shtëpia botuese “Onufri” do publikojë këto ditë. Dhe përgjigjet: “Sepse të gjithë kanë komplotuar e po komplotojnë kundër lirisë. Vetë shqiptarët me pasivitetin, përgjumjen dhe paditurinë. Qeveritë, me politikat e shterpëzuara nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria. Politikanët vanitozë, me gjakimin për pushtet e pasuri. Juristët, me tradhëtimin e drejtësisë. Gazetarët, me tradhëtimin e së vërtetës. Liderët, me kultet e tyre lirivrasëse. Ministrat dhe nëpunësit, me korrupsionin. OJQ-të, me pseudoaktivizmin. Ndërkombëtarët, me realpolitikën cinike që  toleron avancimin e autokratizmit duke e paraqitur si progres të demokracisë dhe lirisë. Dhe përsëri të gjithë shqiptarët që, të përçarë nga fanatizmat e verbra, të mposhtur nga varfëria, nga frika dhe nënshtrimi që ajo pjell, i kanë kthyer shpinën foshnjës së lirisë dhe po e lenë të vdesë e braktisur.

Vështirë te gjesh në histori një komplot më gjithëpërfshirës por njëherazi edhe më spontan se sa ky kundër lirisë – vazhdon autori në hyrjen e librit të tij voluminoz prej rreth 560 faqesh:  “Edhe pse të pakoordinuar, komplotuesit kanë qenë në sinkron të plotë. Si kur denoncoheshin e shaheshin, madje edhe kur pajtoheshin, punonin kundër lirisë. Veç dhe tok”.

E. Demollari

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Me pelqeu sinteza e E.Demollarit mbi librin "Komploti Kunder Lirise" ne paraqitjen e gjendjes se sotme ne Shqiperi , por as A.Stafani dhe as  E.Demollari nuk japin arsyen e vertete te ketij "Komploti kunder Lirise".

Ne analize shtrohet pyetja: "Përse edhe pas më shumë se 20 vjet tranzicion “drejt Europës” liria nuk hodhi dot rrënjë në Shqipëri, përse vazhdon të jetë vetëm një farë por jo një bimë, një shans por jo një sistem, një shpresë por jo një realizim?"

Simbas mendimit tim fakti qe ekziston kjo sintonì e te gjithve ne qendrimin ndaj LIRSE, nuk asht nji prove se jemi para nji komploti, perveç rastit qe termin komplot mund ta perdorin me ironì.

Ketu nuk kemi te bajme me nji komplot. Ketu kemi te bajme me nje cilesi brumi te ketij ambjenti. Ketu kemi te bajme me nji terren ku "liria nuk hedh dot rrënjë në Shqipëri dhe do te vazhdoje per nje kohe mjaft te gjate të jetë vetëm një farë apo një bimë e vyshkur". Nuk mund te analizohet e TASHMJA e nji populli pa marre parasyshe te KALUEMEN e tij historike. Ja se si e ka sintetizue Historine e Shqipnise gjate  shekujve XV-XX intelektuali shqiptar me kulture prendimore profesor Sami Repishti (Pjesë e nxjerrun nga “Pershendetje të gjithë vllezenve dhe motrave shqiptare: Gëzuar vitin 2000“, nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.):

“….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances dhe idetë fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europe të Re me nji etje gargantuese (jashtëzakonisht të madhe) per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të re me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perendim….“.

Submitted by Altin.R. (not verified) on

Nje nga arsyet pse jemi ne kete grade ,eshte se edhe autori i ketij libri , eshte nje nga refuzuesit e lirise.Ky predikon per lirine,por vete nuk e don ate.Thjeshte per nje fakt; Eshte ne sherbim dhe me sherbim.Historia nuk njeh mungese predikatoresh,edhe te rendomte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.