Rama takon Blushin një javë para Kongresit. A ka pakt mes tyre?

Postuar në 29 Tetor, 2011 13:00

Diversionit të kryeministrit mbi atë se kush është shkrimtari në PS, Blushi apo Rama, dy eksponentët socialistë i janë përgjigjur të shtunën me një takim rreth dy orësh. Kryetari i Partisë Socialiste është takuar me deputetin Ben Blushi, të njohur për qëndrimet kritike ndaj politikës së ndjekur nga lidershipi i selisë rozë. Takimi në nota informale është mbajtur diku pranë ambjenteve të PS, te restorant ‘Austria’. Vlen të shënohet se Kongresi i PS-së është vetëm një javë larg dhe nga ky medium pritet të zgjidhen forumet drejtuese, të socialistëve, përveç kryetarit që ruan mandatin e tij deri në vitin 2013. Kamerat e TV-ve të ndryshme kanë filmuar dy njerëz dhe një bisedë të angazhuar, me Blushin që pinte duhan dhe rrufiste kafe dhe me Ramën, lëvizjet e të cilit dukeshin më të kursyera. Pas takimit asnjëri prej tyre nuk ka folur për mediat. Blushi ka qenë kritik me politikat e Ramës duke qortuar bojkotin e Parlamentit dhe duke u bërë pjesë e asaj që filloi të njihej si Lëvizja për Mendim Ndryshe. Së fundi Blushi është tërhequr duke ia lënë rolin e kritikëve të zellshëm deputetëve Malaj, Harasani e Islami. Jozyrtarisht flitet se ka një pakt Rama-Blushi.

H.B.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Pakti eshte i thjeshte. "Po nuk fole, do te ngelesh prap ne Kryesi, ndryshe nga ata plangprishesit e tjere qe as delegate per kongres nuk do i le te behen" i ka thene Rama.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ben Blushi, intelektualisht eshte planet tjeter ne raport me sahanlepiresit e Nano-Metes, Islamin, Harasanin pa le me ekonomistin e Llakatundit, qe te mos e kuptoje se e ardhmja e tij politike, qofte edhe si kundershtar i Rames eshte vetem brenda strukturave te PS-se. Çifti Bler-Gordon i laburisteve angleze, eshte shembull qe duhet ndjekur per sa i perket bashkejeteses dhe bashkepunimit antagonist ne nje force politike!

Kapaciteteve intelektuale, dhe Blushi padyshimin me te vogel eshte nje i tille qe rralle ndeshet ne politiken shqiptare, heret a vone do tu buzeqeshe fati lidershipit, ne koehn dhe momentin e duhur, qofte kjo edhe me argumenta apo ide te gabuara.

Nuk dime çdo bejne sahanlepiresit e "modernitetit" jashte strukturor te PS-se, pas kesaj! Sigurine se do te vazhdojne te jene kone te pandeshkuara politikisht nga partia e tyre, edhe pse punojne nate e dite kunder elektoartit te saj, pasi jane "jashtezakonisht fukarenj". Hallall u qofte "besa" qe u dha sot kryetari tyre ne editorialin qe botoi, por sigurisht ata jane te pabese, dhe shpejt do fillojne te vjellin vrerin e akumuluar pasoje e shterpesise politike dhe ideore, por edhe e makthit per fundin qe i pret ne 2013, kur do te shoqerojne ne "azilin politik" ikonen e tyre, bastardin qe i promovoi, i mendi me para dhe pisllek, Fatos Thanas Nanon, dora vete!!!!!!!Deri atehere u qufte e lehte rruga e tradhetise...

Submitted by A.G (not verified) on

Ej , e doni t'a dini cfare pazaresh jane bere ?! E para , qe libri " Kurban'' te mos promovohet ne panair , per te mos eklipsuar "Shqiperia ; e dyta ,qe shoferi i autobuzit te PS-se te behet Blushi , ndersa Rama te kaloj pronar i tij ; e treta , kontrollin e biletave te pasagjereve ne te t'a beje Erioni ...Dhe,... pazari i fundit , qershia mbi torte ,  te ndryshojme fasaden e PS-se ku te mos sundoje ngjyra e gjakut te kurbanit por ngjyra e flamurit te Shqiperise...Takimi tjeter do te zhvillohet  ne te njejtin vend ,ne te njejten ore , nje dite para kongresit , dhe me "paparace " te rinj...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.