Qeveria serbe kontratë me Podesta Group: Mbroni interesat tona në Washington!

Postuar në 29 Tetor, 2011 16:15

Qeveria serbe ka pajtuar kompaninë e fuqishme amerikane të PR-it dhe lobingut ‘Podesta Group’ për të mbrojtur interesat serbe në Washington. Marrëveshja mes Beogradit dhe kompanisë amerikane ndodh në kohën kur bisedimet me Kosovën janë në proces dhe kur beteja diplomatike është në pik. Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjoze serbe ‘Blic’, sipas së cilës kontrata mes palëve është lidhur në fillim të tetorit 2011 dhe parashikon që qeveria serbe t’i paguajë firmës amerikane një shumë të majme prej 100 mijë USD në muaj. Një pjesë e parave, 25 mijë USD, sipas ‘Blic’-it do të shkojnë për ‘Robert Robert’, një firmë të pajtuar nga ‘Podesta Group’ për të lobuar në favor të Serbisë në Kongresin Amerikan. Në kontratë saktësohet se ‘Podesta Group’ duhet të ndërmarrë një fushatë që lehtëson qëllimet strategjike të Beogradit dhe mundëson marrëdhëniet efikase mes Serbisë e Shteteve të Bashkuara si dhe përfaqësimin e interesave serbe në institucionet përkatëse në Washington.

H.B.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Te gjithe anti-shqiptaret bejne pakt me &quot;Podesta Group&quot;, serbet por dhe dhenduret e tyre ne Tirane!</p><p>Siç duket zeri verdhushkave te derdhura te Podestat dhe nepermjet tyre, kumbojne me fort korridoreve te Uashingtonit, sidomos kete periudhe krize?!!!</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Amy (not verified) on

<p>Me sa duket, Berisha ja ka sugjeruar grupin Podesta baxhankeve te tij ne beograd pas experiences se mire qe ai ka perjetuar me ta. BRAVO Podesta, merr pare nga fashistet e&nbsp; Ballkanit! Dhe te mendosh qe ky grup ka tendenca te majta ne Amerike! Me sa duket dollaret qe marrin s&#39;kane ngjyre, persa kohe qe sherbejne per te kenaqur tekat luksoze te tyre dhe te pinjolleve te tyre. Mjere ne se ne c&#39;bote jetojme!&nbsp;&nbsp;Kosovaret&nbsp; qe mbeshtesin Berishen, duhet te hapin syte e te realizojne se me ke kane te bejne ne kete rast. I njejti grup qe mban berishen ne pushtet do te perdoret nga serbet per ti penguar ata te &nbsp;fitojne pamvaresine e plote.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.