Intervista e Topit për Alfred Pezën: tri pakujdesi dhe një gjysmë-shaka

Postuar në 29 Tetor, 2011 11:50

Eshtë lajmëruar me ngulm si intervistë për ‘jetën’ e Topit, por pavarësisht momenteve apolitike nuk ka mundur t’i shpëtojë politikës. Presidenti i Republikës Bamir Topi ka qenë përballë gazetarit Alfred Peza të premten mbrëma në një intervistë të gjatë e të konceptuar si dalje nga formati i zakonshëm i talk-show-ut politik. Megjithatë, ka prodhuar njëfarë show, politik ose jo. Së pari, ka qenë befasues fakti se Presidenti i Republikës e nget makinën pa lidhur rripin e sigurimit gjë që është dëshmuar nga pamjet e kameras së Vizion Plus-it gjatë intervistës në makinë. I çuditshëm ka qenë edhe kodi i veshjes së Presidentit. Askush në stafin e tij nuk ka menduar se një intervistë “familjare” dhe e çlirët duhej shoqëruar edhe me një braktisje të kostumit të politikanit dhe me një veshje më informale. Sa për të vendosur një shenjë barazimi mes gjërave. Gjuha, për t’iu kthyer një modeli komunikimi për të cilin z. Topi është qortuar shpesh, ka qenë po aq e thatë sa edhe ajo e intervistave politike. Në fund, kur gazetari Peza ka bërë epilogun e emisionit, nuk ka mundur të anashkalojë një sondazh të një mediumi të huaj, sipas të cilit Presidenti Topi ngjaka si George Clooney. Dukej sikur Alfred Peza ishte trajnuar për të mos qeshur kur do e thoshte këtë para kameras.

H.B.

Comments

Submitted by art (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj titullin megjithate mendoj se do te ishte me interesante qe shkrimi te perqendrohej tek fakti qe Presidenti e nget makinen pa vendosur rripin e sigurimit.Nuk ka dite ne Shqiperi qe te mos kete te vdekur apo te aksidentuar rende &nbsp;nga aksidentet rrugore si pasoje e shpejtesise apo nga moszbatimi i rregullave elementare te qarkullimit rrugor dhe Presidenti pa pike serioziteti tregon sesi thyhen rregullat.Te kish ndodhur diku ne Europe kjo gje mediat nuk do te rrinin rehat derisa Presidenti te kerkonte falje publike por behet fjale per ne Shqiperi ku njerezit vriten ne mes te dites ne sy te kamerave dhe askush nuk mban pergjegjesi.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Une ne fakt nuk e kuptoj se si e lejon ekipi i sigurise te presidentit nje gje te tille. Normalisht, shefi i ekipit te sigurise duhet shkarkuar ne vend per venie ne rrezik te jetes dhe sigurise se presidentit....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.