Tek çdo gjest i Topit lexohet projekti i një partie të re

Postuar në 29 Tetor, 2011 05:05

Dje, Presidenti Topi ka dekoruar Pjetër Arbnorin me titullin ‘Nderi i Kombit’, dhe rrethanat politike kanë bërë që media të mos merret fare me esencën e ngjarjes. Sytë e gazetarëve kanë kërkuar e kanë gjetur të tjera gjëra në ceremoninë e djeshme, gjë që duket nga nënvizimet e bëra në shtypin e sotëm. Të gjitha të përditshmet merreshin me lajmin që në këtë ceremoni të dekorimit të një prej personaliteve më të spikatura të Partisë Demokratike mungonin përfaqësues zyrtarë të kësaj të fundit. Theksi vihej sidomos tek mungesa e Berishës si kryetar i PD-së, dhe tek mungesa e Topallit si shkodrane. Por dihej që ata nuk do të shkonin në këtë ceremoni. Edhe sikur të kenë ndonjë gjë me personalitetin e Arbnorit, kanë mundësi ta maskojnë me pretendimin se “nuk mund të shkelnin në atë shtëpi të mallkuar”. E tillë është presidenca përsa kohë zot shtëpie do jetë Bamir Topi.

Por vëzhgimi tjetër, më interesant, ishte bërë në gazetën Shqip, madje qysh në titullin kryesor: ‘Topi mbledh të ikurit e PD-së’. Gazetarët e Shqipit, duke u nisur nga prania në këtë ceremoni e Aleksandër Meksit, Ylli Vejsiut, Uran Butkës, Visar Zhitit, Blerim Çelës, Mentor Qukut, Tonin Gjurajt, Shpëtim Rroqit, etj, spekullonin duke thënë se “në presidencë ishin bërë tok krerët e partisë së re të Topit”. Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, por prania e djeshme e këtyre njerëzve, që kanë lënë gjurmë në historinë e PD-së, shpjegohet me objektin e ceremonisë. Po dekorohej Pjetër Arbnori, një nga personazhet më të rëndësishëm të kësaj historie.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &quot;Ujku qimen e nderron por zakonin nuk harron&quot;-thote populli .&nbsp; Me&nbsp; &quot; ujku&quot; s&#39;dua ta krahasoj kend , por me &quot;zakon&quot; gjithkend...Politika eshte &quot;lluks&quot; , ( nuk thashe gje te re ) , por me lluks nenkuptoj c&#39;do rrjedhoje te saj ne ambientin tone&nbsp; &quot;capitur&quot; mire...Edhe Topi , pavaresisht figures se tij per mua &quot;as mish e as peshk&quot; , eshte &quot; dashuruar&quot; pas saj mbasi edhe eshte perfeksionuar pak me teper &quot;diplomatikisht&quot;...Meqenese me PD-n e katranosi me ate votim te 8 Majit , i vjen verdall ose te bej vend ne ate familje ose te krijoj familje te re politike . Debati me Topallin per gjuhen , shyqyr qe s&#39;morri permasa percarese veri-jug , dekretimi i nje tjeter Saliu te &#39;97 -es &quot; i pafajshem&quot; gjyqesisht , dekorimi i Arbnorit me ca njolla ne &quot; mushkeri&quot; , e te tjera si keto qe ne disa momente te caktuara politike na duken te stermedha , besoj qe &quot;ujin&quot; e cojne ne ate drejtim , tek mulliri qe &quot;do te bluaj te djathten&quot;. Mire do te bej . Te behet edhe e djathta e djathte , jo vetem duke mbajtur nje &quot;karrige &quot; ne ate krah, por edhe me &quot;patente&quot; . Topi le te pastroje gjuhen e vet nga &quot;neologjizmat per ne&quot; , te dekretoj njerez te pavarur ne institucione te &quot;pa varura&quot; , te dekoroje edhe ndonjeze nga &quot;masa&quot;...Ndaj te harrojme disa &quot;zakone&quot; te krijuara nga paraardhesit , mbase dhe ata per klientelizem , edhe pse te gjithe e kemi te rrenjosur qe asgje ne kete dynja nuk eshte e &quot;pavarur&#39;&#39; , por e rendesishme eshte se ku jemi &quot;te varur&quot; qofte edhe shpirterisht...Sado qe te &quot;fshehim&quot; apo &quot;fshihemi&quot; nga ajo qe ndjejme vjen nje moment dhe ja &quot;plasim&quot;, sipas &quot;zakonit&quot;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.