Kadare nga Shkodra: Në Europë mund të çojmë vlerën e harmonisë fetare

Ismail Kadare qenka në Shqipëri. Kjo u mor vesh prej një lajmi që mbërrin nga Shkodra, e që na bën me dije se ai ka qenë i ftuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” për të zhvilluar një bisedë me studentë e pedagogë të atyshëm. Nuk është se qëllon shpesh që Kadare t’u përgjigjet pozitivisht ftesave që i vinë nga qytete të ndryshme shqiptare. Agjencitë e lajmeve kanë folur rëndom për vizita të tij në Tiranë e në Prishtinë, ndërsa vizitat në qytete të tjera kanë qenë të rralla. Por ftesës nga Shkodra nuk ia ka prishur. Mund të ketë ndonjë motiv të fshehur? I vetmi motiv që mund të hamendësohet (është spekullim, kuptohet) mund të ketë të bëjë me rrethanën e kërkuar për të përcjellë ndonjë mesazh të caktuar. Fjala vjen, ku më mirë se në Shkodër mund të përcillte një mesazh mbi gjuhën shqipe, sidomos pas kacafytjes jo fort të sofistikuar midis Topit e Topalli, që shërbeu për një debat tjetër lidhur standardin e gjuhës shqipe, dhe rëndësinë e valorizimin e dialekteve në periudhën postkomuniste?
Në fakt, Kadare nuk është futur në këtë debat. Ai është mjaftuar të thotë se “gjuha shqipe është një ndër 10-12 gjuhët themeltare të Europës, dhe se ka një mungesë nderimi të kësaj gjuhe nga ana e gjuhëtarëve”. Nuk dihet çfarë ka pasur në mendje me këtë ide, që në Tiranë ka mbërritur e pashoqëruar me shpjegime të tjera; të paktën, në këtë moment të parë. Më tej është marrë me vendin e Shqipërisë në Europë. “Europa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka. Shqipëria ka shumë për t’i dhënë Europës. Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare”, është shprehur Kadare. Edhe kjo frazë e fundit është nga ato që kanë kuptim, kur thuhen në Shkodër.
Re.Pu.
Comments
Kadarè u pat ba thirrje

Kadarè u pat ba thirrje shqiptarve (musliman natyrisht) qe te kethehen ne besimin e te parve per tu fute ne Europe (ai vete nuk u kethye).

Kadare e ka pà se e ka prishe pak punen me muslimanizmin e tash don me harnue ate qe ka thane me falsitet e hipokrizi tue nxjerre parullen e "harmonise fetare".

Kadarè asht si gjeli i eres, qe kethehet simbasdrejtimit te eres. Keto kethesa i bajne njerzit pa karakter e pa principe, por qe ndjekin vetem interesin. Interesi i tij tashti asht qe te luftoje per t'u emnue president i Shqipnise. Nuk kuptoj se çka i duhet Shqipnise nji plak. Topi i mire a i keq qofte, asht i ri. Rinia e qon vendin perpara e jo pleqt.

E para Evropa dhe vete

E para Evropa dhe vete Evropianet sduan tia dine per fene. Feja eshte zhvlersuar ne syte e Evropes si ajo katolike dhe ajo Ortodoske sa per ate Myslimane ajo eshte ne kufijte e Mesjetes.Cfare do cosh ne Evrope ; Gjakmarrjen, Trafiqet; Korrupsionin apo Politikanet Rrugecer ? Apo Pronat me nga 4-5 pronare apo Armet te te gjitha llojeve ? Kadare ishte i Perkedhelur ne ate Sistem dhe i perkedhelur po perpiqet te Mbetet. Vepra e ketij eshte e mbushur tej-mbane me Filllin e Kuq Komunist.......Pavaresisht dhe Fatekeqesisht Talentit qe eshte i Madh.....

Siç do thoshte edhe vetë

Siç do thoshte edhe vetë Marksi, historia përsëritet, në fillim si tragjikomedi dhe më pas si tragji-tragjedi: Kadareja paska deklaruar nga Shkodra, pa pasur ambicie për t'u bërë president, se shqipja i jep vlera kulturës europiane. Kjo është diçka shumë e mirë. Por unë besoj se ky është vazhdimi i mbrapshtë i gjithë atij debati që, pa u bërë për gegërishten, kishte prapavija politike dhe nxjerr në pah luftën për pushtet brenda PD. Gjëja e fundit që na duhet është një president në xhepin e Berishës, një Kadare që do ta lerë veten të përdoret nga kryeministri vetëm për të kënaqur sedrën e tij prej gjirokastriti, pasi "edhe Václav Havel ishte shkrimtar dhe kryeministër". Po ta shihni, Topi ka nisur në Vizion + të flasë për anën e tij njerëzore, si merrte libra në bibliotekë për t'i lexuar brenda natës (lexo: Dua një mandat të dytë).

Kadareja vertet ka pas bere

Kadareja vertet ka pas bere thirrje per myslimanet shiptare qe te kthehen ne krishterim, por kjo ka qene dicka per tu kritikuar e jo per tu lavderuar Paul. Kadareja i ka pas bere thirrje Ramiz Alise qe kur u lejua feja, te mos hapeshin xhamite, por vetem kishat. E te vije tani e te na flase per harmoni fetare, ai qe e minon ate, kjo eshte hipokrite...

Add new comment