Kundërgoditje e Topit ndaj Topallit

Pasi kryeparlamentarja Topalli i vërsuli Presidentit Topi gjithfarë kolektivash punonjëse shkodrane, në përgjigje të silurës së këtij të fundit rreth shqipes së saj jokorrekte, sot i erdhi edhe kundërpërgjigjia. Presidenti Topi dekoroi në ambientet e Presidencës, në një ceremoni të veçantë e solemne, të dënuarin nga diktatura, politikanin dhe parlamentarin, shkrimtarin dhe publicistin e shquar shkodran, Pjetër Arbnori, me Urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes).
Gjatë fjalimit të rastit, Topi tha: “Në kontrast me modelet politike konfliktuale dhe ideologjike, me sjelljet politike joqytetare dhe penguese për vendin, Arbnori kujtohet nga të gjithë për qetësinë, argumentin dhe integritetin e lartë. I zgjedhur deputet në pesë legjislatura, një nga përfaqësuesit më të denjë të qytetarisë shkodrane, Arbnori krijoi edhe në demokraci modelin e politikanit evropian, – mbështetës i vendosur i dialogut politik dhe i shtetit të së drejtës, aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut, politikan që vendos mbi gjithçka tjetër interesin publik e kombëtar..... Personalisht kam pasur kënaqësinë ta njoh nga afër si mik, si koleg në Parlament, si bashkudhëtar të ideve të njëjta, por edhe si lexues i rregullt i krijimtarisë së tij. Gjithçka ruaj e kujtoj nga jeta e gjatë miqësore e politike, është respekti e mirënjohja, të cilën sot, me cilësinë e Kryetarit të Shtetit po e shpreh publikisht, përmes një nderimi të merituar.”(theksimet janë të mijat)
Në këtë fjali, edhe pa e përmendur, Topi është munduar të nxjerrë në pah kontrastin e madh mes kryeparalmentarit të dikurshëm të PD-së me atë aktualen. Parë nga një këndvështrim politik, ai duket se do t’i dërgojë një mesazh afrimi asaj pjese të elektoratit të djathtë shkodran që identifikohet më lehtë me Arbnorin se sa me Topallin. Lufta për votuesit e djathtë shkodranë mes Topit e Topallit vazhdon.
E.Zaloshnja
Comments
Kesaj meseleje nga anet tona

Kesaj meseleje nga anet tona i thone: "pirdh se lirohesh..."!!!

Lufte per te djathten shkodrane!!!! Po a ka zgjedhje ne Shqiperi qe te mendosh per elektorat, kete te na thote i nderuari Zaloshnja!!!

Nqs kishit dyshime nga eshte

Nqs kishit dyshime nga eshte Anonimi, ua them une: nga Vl :). Jam dhe dakord me komentin e tij...po me sa kuptoj do e bejne dhe nje tentative te fundit per zgjedhje ne 2013 pastaj "o gomari o i zoti" (i thone ketej nga anet tona ;))

Zoti Zaloshnja, ju kerkoj

Zoti Zaloshnja, ju kerkoj ndjese per shprehjen ne mesazhin e mesiperm, dhe te shpreh habine se si nje analisti si ju, qe sinqerisht e vleresoj per metodologjine e analizes qe ben, ndersa mereni me analizen e sfidave te ndersjellta Topi-Topalli, dhe hamendesoni efektin e tyre elektoral, dhe mire beni, ju ka shpetuar ilustrimi me rrenqethes i farses elektorale post 8 Maj, vetemburja e krye te inkriminuarit te sistemit politik shqiptar I.Metes! "jam krenar kur me akuzojne per shitblerje keshilltaresh"!!!!!!!!!! Kjo fraze ilustron filozofine e kesaj maxhorance super te korruptuar dhe te pasur, per raportin e saj me themelin e sistemit politik VOTEN. Pasi bene realitet ne sy te faktorit nderkombetar, dhe pa ju hyre gjemb ne kembe, moton staliniste:" nuk ka rendesi kush voton por kush numeron", tashme kane vendosur te evolojne duke na thene te tereve ne: "nuk ka rendesi per ke votoni ju, rendesi ka kush i blen ata qe mandatoni ju". Kaq do te duhej kudo te vihej ulerima, por jemi ne Shqiperi ku jo fjale si keto por as gjema me te medha nuk shkaktojne tronditje politike, e jo me elektorale! Prandaj sheri Topi-Topalli, edhe ne rastin e krijimit nga i pari te nje force te re politike, nuk do te prodhoje dot faktor politik, por nje ze me shume ne korrin e qarresve ne kete vend. Jo nje parti te krijoje Topi, por dhjete, nuk e lene te kete asnje peshe elektorale, sepse do ja blejne edhe sikur te fitoje qofte edhe nje deputet. Tashme gjithkush ka nje çmim, qofte keshilltar komunal apo bashkiak, deputet apo fakir fukara qofte, biles Gerdeci tregoi se edhe vrasja ka nje çmim, jo me vota! Sistemi yne tashme nuk mund te quhet POLITIK, por ADMINISTRATIV, ku nuk behen zgjedhje politke por zgjedhje per punesim ne administraten shteterore, si i vetmi vend ku mund te punesohesh sot, sigurisht jo mbi bazen e bindjeve por teseres dhe basnikerise ne shitjen e votes!

Kjo eshte arritja me e madhe e sistemit mafiozo-diplomatik te instaluar ne Shqiperi. Ne nje krah organizata kriminale ne pushtet, ne tjetrin kampusi ambasadoreve qe shohin fajin tek opozita, e per tu dukur te paaneshem tek te dyja palet. Asnje regjim ne ballkan nuk eshte instrumentalizuar dhe nxitur, ne kete forme e menyre sa regjimi i Tiranes, askund tjeter asnjehere me pare. Analizoni vetem diten e sotme. Dy ambasadore, dy shtete te ndryshem por te te njejtit mekanizem, njeri italian perfaqsues i BE-se, tjetri danez, perfaqsues i vendit te tij pjese e te pares. Dy gjuhe krejt te ndryshme, gjuha politike e kam fjalen, danezi tokesor, italiani marsian. Danezi na thote deshtimet e qeverise, jo per here te pare sot, tjetri jo per te paren here na numeron hapat e duhur qe ben opozita, por s'thote asnje fjale per qendrimin refraktar te maxhorances, perkundrazi barazon palet ne fajesi me shprehje pa ngjyre e yndyre: "klasa politike shqiptare...palet politike" etj etj.

Kujtoni 21 Janarin, asnje qeveri nuk denoi fort dhe prere vrasjen e qytetareve te pafajshem dhe paqesore ne mes te dites ne mes te kryeqytetit! Pse?

Asnje qeveri perendimore nuk denoi fort e prere sulmin ndaj Prokurores se Pergjitheshme, organit te hetimit, Presidentit dhe SHISH-it, apo pengimit skandaloz te hetimeve dhe torturave dhe deshmive te marra nen torture te protestuesve, provuar edhe nga raporti i komisonerit per torturen! Pse?

Thjesht e qarte, ne nuk bejme pjese ne axhenden europiane, se paku tani kur ata kane boll halle per vete! Dhe kane gjetur rrugen me te mire per ta bere kete, yshtin dhe nuk denojne te marrin, frenojne opoziten dhe popullin ne reagimin e tyre dhe "nxisin" palet per dialog, duke harruar se dialogu pa dy pale eshte monolog!

Ne shqiptaret, ambasadore-qarresit e perjeteshem, duhet te kuptojme njehere e mire se, zeri amabasadoreve te akredituar ne Tirane, ne kancelarite e tyre ku merren vendimet per raportet me vendin tone, mbytet nga LOBISTET, qe majmen me djersen e vjedhur te nje populli te tere, prej mafiozeve per te cilet lobojne ne keto kancelari. Zeri podestave, paton-bogesve, kontributore dhe lobiste te H.Klintonit, ushton me fort se te vertetat e ish-Ambasadorit Withers, (200 mije dollare mori disa dite me pare lobisti Berishes qe s'donte te rezohej nje nga regjimet gjakatare ne vendet arabe, ashtu si kuisjet e Doris Pack-ut dhe Grosrukut ne korridoret e PE-se, ushtojn me fort se zeri protestes se 50% te popullit te vjedhur shqiptar. Fatkeqesi por e vertete e hidhur te cilen ne nuk mund ta ndryshojme vecse duke u bere faktor, jo me lutje por me force, e kjo nuk do te thote domosdoshmerisht me dhune!

Prandaj i nderuar zoti Zaloshnja, aritmetika e shifrave qe ju perdorni nuk ka logjike, jo matematiko-logjike, per te cilen sinqerisht ju admiroj, por POLITIKE! Zhvisheni rezultatin e 8 Majit nga marrezia politike e importimit dhe imponimit te votave, dhe do shihni se parashikimet tuaja matematiko-logjike kane nje shkalle shume te vogel gabimi. Fatkeqesisht jetojme kohen e marrezise politike dhe te shpresojme jo edhe ekonomike, dhe me kete popull qe kemi pjese e te cilit edhe jemi te shpresojme qe pasojat e normalizimit te jene sa me te vogla, politikisht dhe ekonomikisht.

Objekti i shkrimit eshte

Objekti i shkrimit eshte dicka tjeter por me cudit habia juaj ne lidhje me qendrimin e kancelarive europiane ndaj politikes shqipetare. Me te drejte krahasoni dy standarte te ambasadoreve europiane qe jane aq larg me njeri tjetrin sa dhe vete amb aktual amerikan me ate para ardhes.

Ne jug dhe perendim te vendit tone kemi dy shembujt me klasike negative te nje europe ne te cilen kerkojme te integrohemi. Greqia eshte modeli i nje demokracie ku nje klase e papergjegjeshme politike i ka lejuar vetes te deformojne bilancet ekonomike deri ne ate pike sa rrezikon gjithe sistemin financiar europian. Italia e amb. Sequi eshte nje rast edhe me deshperues e cila shume mire mund te na ngushelloje. Ka kryeminister nje personazh problematik historia personale e te cilit mjafton per te shpjeguar degradimin total dhe pafuqine per te ndryshuar rendin politik ne ate vend. Nuk behet fjale per deformimin moral te nje lideri(pasi historia e Klintonit apo ajo me e re e D.S.K tregojne se mund te tolerohen) , behet fjale per nje personazh qe ka bashke themeluar nje nga partite kryesore me nje senator te denuar ne dy grade te gjyqesorit si mafioz, ka nje minister qe e kerkohet per gjykim nga prokura e Palermos si bashkpunetor i mafies siciliane, nje deputet aktualisht ne burg dhe disa te tjere ne gjykim te lire fale imunitetit parlamentar..... Akuzat e tjera si shfrytezim prostitucioni(edhe minoren) , falsifikim bilancesh, blerje deputetesh,deshmitaresh dhe deshmi te rreme jane te kronikes se perditeshme prej 20 vjetesh te qendrimit te tije ne politike. Dhe meqenese na pelqejne krahasimet, Ilir Meta ne parlamentin italian do te ishte akoma me i nderuar pasi homologu i tije ish min. ekonomise Scajola te cilit i zbuluan se i kishin blere shtepine(1.2 milion euro) pa dijenine e tije preferoi me mire te bente budallain se sa hajdutin. Ky i yni preferon te na beje te gjitheve budallenj se sa te dali vete hajdut. Pra ka zgjedhur receten e Berlusconit dhe te Berishes.

Dhe ne kete pike midis asaj se cfare thote nje minister apo nje ambasador marionete(se fundmi edhe e dokumentuar)dhe asaj te nje vendi model nga serioziteti do te zgjidhja kete te fundit. Po keshtu midis nje amb. amerikan konseguent dhe nje pasardhesi te tije i cili veteshperblehet me nje rrote te fiksit do te zgjidhja ate te parin.

Add new comment