Rama përshkruan Berishën me një fjali kilometrike

Edi Rama ka nxjerrë për publikun një fragment të librit “Kurban” në blogun e tij, dhe aty mes të tjerash është një paragraf që lidhet me Sali Berishën e fundvitit 1990, i shkruar pothuaj në teknikën free writing, dmth “lëshoje veten, shkruaj e mos iu kthe më asaj që shkruan”. Ja paragrafi:
"[Saliu na tha mua dhe Ardian Klosit, se] “ju s’mund të merrni fjalën sot se s’kemi kërkuar leje në polici për ju, prandaj po erdhi t’ju marrë policia largohuni pa bërë zë”, e duke ikur i tha dikujt të na thoshte se aty ishte e ndaluar të shahej Enver Hoxha, “aq më tepër nga ata të dy”, medemek nga ne “djemtë e nomenklaturës”, dhe pastaj ditë e përditë kur ia nisi politikës me libër shtëpie me njëmijë vëllime, vite me radhë, kundër kujtdo i dilte rrugës përpara me nënë, grua, motër, djalë, vajzë, vëlla, xhaxha, hallë, dajë, teze, kunetër, baxhanakë, kushërinj të parë, të dytë, të tretë, të shtatë, të qenë e të paqenë, të gjallë e të vdekur, të njohur a të panjohur, me shokë e me miq, të vërtetë a të sajuar, ose në bllok të gjithëve vrasës, zagarë, qen, bushtra, kusarë, kollovarë, hajdutë, makutë, perversë, pusho, homoseksualë, kriminelë, kafshë, grabitqarë, trutharë, prostituta, pusho ti, komunistë, gjakësorë, pa atdhe, pa familje, të pafe, ik ore, spiunë, denonciatorë, terroristë, puçistë, banditë, kastravec, persekutorë, bashkëpunëtorë, genocidistë, vemje, tradhtarë, shko more, imoralë, drogaxhinj, delenxhinj, gjarpërinj, faqezinj, trafikantë, mafiozë, përdhunues. zemunllarë, kumbarë, qepe se dhe aty do dal, minj, zullumzinj, ditëzinj, bixhozçinj, këpëdarë, kokëpalarë, oktapodh, dhi, ikni ore kakërdhi, laraska, bagëti, motërsharë, pisa, leshpërgjakur, barkfëlliqur, zorrëtrashur, belpërdredhur, ik të thashë, turiqen, mbylle gojën, turimi, turikëpucë, trupeshk, pis pisi, turitepsi, turikazan, mjeranë, shpirtkatran, shpirtakrepa, shpirtkazëm, surratmajmun, jua them unë më mirë mos ua them, lecka, plehra, legen, fare hajvanë, kunguj fare, kokësahanë, derëzinj, të sëmurë, shpirtzinj, mendjendryshkur, mendjekallp, mendjefyej, pushoni aty se s’dua t’ju fyej, llapallapa, rrecka rrugësh, ju bëj qepaze, narkomanë, kopila, verdhacukë, të zgjebosur, të përdhosur, turiviça, thithlopa, inçestualë, palikarë, gradhunues, pushkatues, dobiça, të damkosur, ç’jini ju ore, të shitur, të babëzitur, të mbaruar, të pakallur, të pashpirt, të pangopur, e dini ju e dini po tani më lini, idiotë, uritha, laskarë, pusho mor kretin aty do dal, dementë, defiçentë, zuska, të tredhur, linçues, torturues, të përdalë, shpirtvjedhur, shpirtblerë, shpirtshitur, skizofrenë, qelbësira, qurravec, ndyrësira, pizeveng, palaço, piskuriqa, s’dua t’ua them të gjitha, lakuriqa; pastaj sigurisht e kujtoj kur e vuri familjen time për vite në majën e gjuhës dhe kur dy vjet më parë, u lëshua me kuturisjen e të marrit nga foltorja e parlamentit vrik pas nënës sime të gjorë që edhe qepjen nga pas me mikrofon të një burri të dalë duarsh kishte mangut në perëndimin e jetës së saj."
Këtu mbaron fjalia.
Re.Pu.
Comments
E habitshme, fjali

E habitshme, fjali kilometrike...ne te vertete per kete monster do te duhej nje PESHTYME kilometrike, si peshtyma qe ky psiko-komunist ka hedhur ndaj gjithkujt keto 20 vjet!!!

Jo mor bir jo nuk eshte "free

Jo mor bir jo nuk eshte "free writing" por eshte "condansation writing" . A e kuptoni ritmin qe i japin fjalet-pusho,pusho ti,qepe se aty do dal,mbylle gojen,c'jeni ju ore, etj .etj.te vendosura midis nje grumbulli sharjesh te ketij katalogu fantastik sharjesh kryeministrire.Thjesht eshte e pa pare dhe do ju lutesha shumices se zhgarrashkruesve te tipit "Re .late-Pu"te benin thjeshte "like" e asnje koment se ulin veten

Komentetet e pse jo

Komentetet e pse jo parathenien KURBAN-it ja ka bere vete Saliu e s´ka mbetur gje per te tjeret, si gjithnje fajin e ka Saliu dhe jo....... Rusoi.

Me keto qe ka shkruar Rama e

Me keto qe ka shkruar Rama e ngre Saline me lart se c'eshte; e tregon njeri me nje fjalor te pasur, popullor bile edhe karizmatik. Rama kujton me kete shkrim te sharat e Nolit per Ahmet Zogun. Ne rastin e Nolit te sharat ishin ne gojen e Nolit, ndersa vendosja e ketyre fjaleve ne gojen e Saliut eshte cmim Nobel per te.

Artistikisht shume

Artistikisht shume bukur , plot ritem , me pauza te mrekullueshme ... qe mua melodikisht me ngjau me perroin e fshatit tim ne dimer plot uje duke grgulluar mes shkembenjve gjysem te bardhe e gjysem gri , gjithe maja te mprehta dhe pse te lemuara , me nje oshetime qe t'a bene te veshtire gjumin...

Shumë bukur e ka shkru. Do ta

Shumë bukur e ka shkru. Do ta ketë falenderu Sala për këtë punë kolosale, se nuk është kollaj të seleksionionosh të gjitha këto fjalë. Të jep përshtypjen e një fansi të Salës. E kam lexuar tri herë. Kënaqem se e di se kujt i dedikohen këto sharje. Faleminderit Edi. Je shumë kakareç.

Add new comment