Shqiptarët kanë filluar të ftohen me Europën?

Postuar në 27 Tetor, 2011 13:31

‘Albanian Institute’ ka publikuar një raport të vetin, ku e dhëna kryesore e disi befasuese (e dalë me sa duket nga anketimet e bëra në terren) ka të bëjë me rënien e numrit të shqiptarëve që mbështesin anëtarsimin e vendit në BE. Dhe krahasimi bëhet me një vit më parë. Në vitin 2010 niveli i mbështetjes së idesë së anëtarsimit të Shqipërisë në BE ishte në masën 93%, dhe kjo është afërmendsh një shifër tepër e lartë, gati e frikshme. Ndërsa për vitin 2011 kemi një rënie në nivelin e 80%-ëshit. Shifra është prapëseprapë e lartë, e në këtë kuptim shqiptarët ende mund të konsiderohen pa frikë si një komb a shoqëri që e duan integrimin në Europë. Por ajo që të bie në sy është rënia e fortë prej 13%-ësh, e cila do të ish interesante, nëse do të shenjonte fillimin e një tendence.

“Shqiptarët e kanë humbur interesin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”, u shpreh ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, në një tryezë të organizuar me synimin për të diskutuar shifrat e të dhënat e këtij raporti. Me këtë pohim, ai sigurisht që u bie më fort se sa duhet borive të alarmit, por shpjegimi që i bën kësaj dukurie duket i saktë, ndonëse mund të mos jetë i vetmi: është kriza e tejzgjatur politike në vend, e cila solli edhe refuzimin e statusit të vendit kandidat për të dytin vit radhazi.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

"Shqiptarët kanë filluar të ftohen me Europën?" dhe të ngohen me Turqinë.

Submitted by nerro (not verified) on

Nuk eshte se shqipetaret jane ftohur me Europen, por Europa i zhgenjeu Shqipetaret, ne te gjitha pikepamjet. Nuk eshte ajo parajsa qe shpresonin te gjenin dhe nuk eshte ajo bartese vlerash demokratike qe ne mendonim se ekzistonin. Ne jemi popull naiv, genjehemi si femije, vrapojme si te mare dhe shume shpejt biem thyejm hundet. Dhe habitemi pastaj, ua.. si ndodhi. Edhe fillojme ftohemi, themi aha... s qeka gje dhe europa, edhe ketu pune paska. kjo e fundit sna pelqen ne, puna dhe djersa. per te tjerat, ohhhh sa shum e duam europen

Submitted by Shkurt (not verified) on

Shqiptaret fillojne te kuptojne qe ne Evrope deti nuk eshte prej kosi :)

Submitted by po sikur (not verified) on

shifra eshte 80% akoma e larte sepse nje pjese e popullit genjehet akoma nga retorika boshe e 2 partive te medha ,te cilat per te mbuluar deshtimin,hajduterine dhe antishqiptarizmin e tyre i bien fort borive me evrope.shqiptaret duhet ti kthehen punes dhe integrimit kombetar se pari dhe paraleshisht te afrohemi me be-ne .ne duhet te jemi per nje evrope te kombeve dhe jo per nje federate te tipit jugosllav.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.