Momentet e fundit të Gaddafi-t të rrëfyera nga shoferi personal

Huneish Nasr është libiani që e ka shoqëruar Gaddafi-n deri në momentin që e kanë kanë kapur ata që ai i quan revolucionarë. Është fjala për shoferin personal të Gaddafi-t gjatë 30 viteve të fundit, i cili, në ndryshim nga shumë të tjerë që “ia drodhën dhe iu hodhën kundër”, nuk e braktisi për asnjë çast deri sa ranë në duar të rebelëve. “Pesë ditët e fundit”, thotë Nasr, “neve s’na hanin këmbët dhé; shkonim nga një shtëpi në tjetrën në Sirte për të humbur gjurmët, por ata na gjetën”.
Momentet përpara se të binin në duart e tyre ishin të forta për atë që ka besuar gjithë kohën se e njihte mirë kolonelin e famshëm. “Ata po vinin drejt nesh. Gaddafi nuk ishte i trembur, por s’dinte se ç’të bënte. Ishte hera e parë që e pashë të mos dinte se ç’të bënte. Kur ata u afruan, ai ngriti duart lart, dhe u dorëzua. Dikush syresh e qëllloi me kondak të pushkës, dhe unë e pashë të plandosej në tokë, me syrin e majtë të nxirë. Më qëlluan dhe mua, dhe ashtu i shtrirë për tokë po shihja se si e tërhiqnin zvarrë, për ta nxjerrë nga tubacioni i gjerë ku na zunë.”
Më tutje historia është e njohur, dhe shoferi i Gaddafi-t nuk di më tepër se sa ne të tjerët. E di, megjthatë, se cili ka qenë fundi i boss-it të tij. Por nuk di ende fundin e vet. Është në duar të revolucionarëve.
Comments
"Vox populi, vox Dei"
<p><em><strong>"Vox populi, vox Dei"</strong></em></p>
Add new comment