UT-ja i jep ‘Honoris Causa’ Luca Volonté-së!!!!

Në një cep të numrit të sotëm të gazetës Mapo, në faqen 17, ishte një lajm i shkurtër, shumë i shkurtër, gjithë-gjithë nja 500 karaktere (with spaces), ku titulli zinte më shumë vend se vetë lajmi: UT-ja i jep titullin Honoris Causa Luca Volonté-së. Ky i fundit është 46 vjeç, italian, demokristian. Nuk asnjë aktivitet akademik, ndërsa aktivitetin politik e ka krejt të pazëshëm, s’ka gjë se është qysh prej vitit 2010 kryetar i grupit të deputetëve të partive popullor-demokristiane të Asamblesë së Këshillit të Europës (po të provoni të futeni në google, më shumë lëndë do të gjeni për Dhori Kulen se sa për Volonté-në).
Po pse ia japin këtë Honoris Causa? Në pamje të parë është shumë e çuditshme, në fakt, që universiteti nr. 1 në Shqipëri e qëndra më e madhe akademike e vendit i jep titullin e vet më të rëndësishëm një politikani europian, për të cilin në Europë nuk dihet asgjë e për të cilin në Shqipëri dihet shumë pak. Dihet që ky ka vizituar Shqipërinë para nja dy vitesh e ka dhënë deklarata të tilla, si “bojkotimi i parlamentit është një gjë që nuk mund të justifikohet”, “u mahnitëm nga përparimi që kish bërë Shqipëria, dhe nga zhvillimi i institucioneve demokratike atje”, “Shqipëria mund të afirmohet në vitet e ardhshme si një demokraci e rëndësishme në tërë kontesktin europian (!!!)”.
Ja pra, për kaq ia japin këtë titull Honoris Causa. Është mik i pushtetit, e si i tillë, quhet dhe mik i Shqipërisë. Prandaj në ceremoni do të marrë pjesë dhe kryeministri Sali Berisha.
M.N.
Comments
E mori lumi dhe UT, dhe ska

E mori lumi dhe UT, dhe ska si te ndodhi ndryshe me nje Rektor si Kule, sahanlepires i politikes dhe aspak profesional. Gjithsesi ajo cka vertet perben lajm ne kete mes nuk eshte dhenia e titullit, por motivacjoni. Nuk ja kam haberin se me c motivacjon i eshte dhene por kam dyshimet e mia se ai do te jete i qene dhe i vertete. Dhe ska si te jete ndryshe sepse ky tipi eshte askushi. nuk ka ndonje merite te vecante ne asgje.... Nje Zot e din cpo ndodh ktu te ne

Z. Nano reaisht me pelqejne

Z. Nano

reaisht me pelqejne shume keto njoftimet e shkurtera me analiza shume pikante brenda qe beni here pas here pasi vertet arrini qe me pak rreshta te shprehni shume dhe te jepni mesazhe apo lende per te tjeret qe te thellohen.

Nga ana tjeter me vjen keq, por mbase nxitohem apo mbase nuk ju ka bere pershtypje, qe nuk eshte marre njeri pervec nje lajmi ne Top Channel ne lidhje me parate e shqiptareve qe paguhen per lobime idiote dhe krejt pa kuptim nje shoqerie amerikane ne periudha te tilla krizash kur ekonomia shqiptare pavaresisht deklaratave jo profesionale te guvernatorit aktual dhe te lidhjeve delirante deri ne histeri te kryeminitrit shqiptar eshte duke kaluar nje situate shume te veshtire e cila po nuk u moren masa, sic dhe nuk duken se do merren, do te perkeqesohet edhe me shume.

Te njejten verejtje kam edhe per opoziten, pa dashur tju barazoj juve me opoziten pasi keni misione te ndryshme ku juve jeni gazetar dhe analist ku analizoni lajmin ndersa ata kane detyra te tjera, e cila ne kuvend ta ngreje \erin jo per gjoben e Saimir Tahirit por pikerisht per keto keqperdorime qe i behen lekeve te taksapaguesve shqiptar. nuk po them se vendimi i marre ne dem te Tahirit eshte i drejte pasi ne nje vend ku kryeministir fyen e akuzon me fjalorin me te rende dhe ku ndodhin kriem te shemtuara e nuk gjendet koha per ti denuar apo kalojne afatete denohet nje deputet i opozites se ka thene nje te vertete ne lidhje me burrin, apo bashkejetuesin apo babain e femijeve te nje deputeteje per perfitime kolosale.

Gjithsesi mendoj se ka prioritete dhe depuetet jane atje per te folur per popullin dhe jo per xhepin e tyre, pra ne rradhe te pare per popullin dhe xhepin e tij e po mbeti kohe edhe per te tryen, dhe ju gazetaret e vertet qe nuk mbeshtesni krahe por analizoni fenomene e lajme ta beni kete gje dhe te nxisni sho-shoqin per ta bere sa me shpesh e per ta ngritur zerin me shume se britmat idiote te kryeministrit apo ndonje deputeti ne menyre qe populli te sqarohet dhe te dije te vleresoje.

Kur te vije nj rektor tamam,

Kur te vije nj rektor tamam, do te kerkoje ta heqe titullin si puna e Keshillit Bashkiak te Patosit, por, hec e shkule me .

Ndoshta jemi te pa informuar por perseri nuk eshte faji yne ,Universiteti ta publikonte argumentin e meritimit te ketij nderi qe i behet personit ne fjale dhe kontributin e tij per Universitetin e Tiranes qe te mos kishte asnje medyshje Kjo , sepse titujt ne institucionet e ketij lloji nuk jane me kontribute politike por te drejtperdrejta ne resurset e institucionit apo akademike .

Add new comment