Partia Socialiste është kapur, më në fund, pas një gjëje të majtë

Në blogun e vet, Edi Rama ka midis të tjerash këtë shënim, që shoqëron një diagramë (shih foton): “Po ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke iu thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht.”
Rama do bënte mirë që, ashtu siç ka dhënë këtë grafik, të jepte në blogun e vet dhe peshën që do të zërë në të ardhurat fiskale kjo ulje e TVSH-së. Nuk është se kostoja e madhe (e supozuar) prej këtij operacioni në buxhetin e shtetit do duhej ta stepte PS-së në tentativën për ta realizuar si ndërhyrje. Një parti e majtë (dhe ky është rasti i parë in assolutto, kur PS-ja shfaqet si parti e majtë) e ka të lehtë, dhe të detyrueshme, t’i kërkojë këto “humbje” të buxhetit në xhepat e shtresave të pasura të popullsisë nëpërmjet taksimit progresiv. Por kostoja e operacionit na duhej për të bërë një analizë më të detajuar të propozimit. Dhe nuk kuptohet pse nuk jepet kjo kosto (diku është shfaqur si shifër, por pastaj “është fshehur”).
Berisha e të tijtë nuk janë marrë me këtë kosto, megjithatë. Ata e kanë refuzuar me logjikë tjetër. “Është një ndërhyrje që penalizon prodhuesit lokalë”, kanë thënë. Nuk është marrë vesh se si mund të ndodhë ky penalizim prej uljes së TVSH-së, dhe njerëzit e maxhorancës nuk e kanë shpjeguar këtë xhevahir të shefit të tyre.
Ky qëndron sekreti i refuzimit, atëherë? Një përgjigje e ka dhënë Ervin Bushati në një shkrim të tijin tek Panorama: “Problemi i vërtetë i qeverisë është administrata fiskale dhe të ardhurat gjithmonë në rënie në buxhetin e shtetit. Niveli i lartë i informalitetit dhe i evazionit fiskal bën që qeveria të mbledhë taksat në mënyrën më të lehtë për të, por më të dëmshme për konsumatorin: në burim.”
M.N.
Comments
Qe te flasim me fakte ( ashtu

Qe te flasim me fakte ( ashtu sic nuk je mesuar ti Muci) : me shume se gjysma e stafit te ish-bashkise se Tiranes perbehej nga femra...nuk eshte kjo politike e majte?

Mbeshtetja konkrete e vazhdushme qe ka treguar Rama ndaj te moshuarve, minatoreve, komunitetit rom etj. nuk eshte politike e majte? nese keni nevoje per video per cdo gje me dergoni mesazh. naten o Muc

Edi la jashte listes se

Edi la jashte listes se kandidateve per deputete 5 gra anetare te kryesise dhe beri vetem partneret e miqve te tij. Edi eshte sadist, grate i do vetem si instrumente e asgje me shume.

Rroftë Edi Rama! Rroftë

Rroftë Edi Rama!

Rroftë Mesia!

Edi Rama, Chuck Norris dhe Rambo kanë shpëtuar botën.

Që të flasim me fakte ti Alban, meqë na përmende grevën e minatorëve, gjatë gjithë grevës së urisë opozita ishte me pushime sepse u lodh nga zgjedhjet. Edi Rama dhe PS-ja erdhën mas pilafit. Vetëm Erion Braçe botoi një artikull dhe Saimir Tahiri e përmendi pak më pas, por prapë nja një muaj pas fillimit të grevës.

Edi Rama i rrahu krahët Salës pas Gërdecit. Edi Rama e prodhoi (negocioi dhe votoi) bashkë me Salën reformën zgjedhore të 2009 dhe tashi prapë do të bëjmë reformë zgjedhore.

Para se të vish e të vjellësh vrer ndaj atyre që nuk e pranojnë Edin si "lider maximo", të paktën sill argumente të vlefshme. Të paktën mos e bëj gjeni, sepse nuk kemi zbarkuar dje. Të paktën pranoje se ka bërë edhe gabime.

Po nuk e kuptove se kritika është e lejueshme në demokraci atëhere vetëm se i mëshon më shumë përshtypjes se mbështetësit e Edit dhe të Salës kanë të njëjtën logjikë "o me ne , o kundër nesh".

Të përshëndes, pa respekt.

Horri

o dudum, PS ka bere pakt me

o dudum, PS ka bere pakt me minatoret qe ne zgjedhjet e 2009 per permbushjen e kerkesave te tyre ne rast se do te vinte ne pushtet! kjo eshte arsyeja pse sali monstra po i le te gjoret te vdesin me mire......

Edhe Sala ka ca femra:

Edhe Sala ka ca femra: Majlinden, Suzanen, Erlen, Albanen, Joniden plus Ciljeten, plus ato bukuroshet qe qendronin pas Lulit tek selia e PD-se diten e shen-Sashenkes kur u shpall fitues. Dhe mbi te gjitha "nonen mretnesh" "Xhozin nga Shkodra". Mos valle do te thuash qe Saliu eshte shume demokrat?

Cuja nga Lapraka

dhe pastaj te kalosh tek

dhe pastaj te kalosh tek infastuktura dhe transporti: fakti qe sheshi skenderbej u planifikua te rezerohej vetem per kembesoret...korsite e vecanta per autobuzet dhe nxitja e transportit publik ndaj atij privat, korsite per bicikletat, transporti multimodal etj. jane politika qe jane shpikur dhe qe vazhdohet te apolikohen pothuaj vetem ne vende si Danimarka dhe Vendet e Ulta....naten dhe nje here.

Po ata qe kane makina nga te

Po ata qe kane makina nga te kalojne per ne qender? Nga jot'eme?

Ata qe kane makina ti

Ata qe kane makina ti parkojne te shtepia dhe te vine me duar ne xhepa ne qender ose ti parkojne me 10 Euro/ora sic eshte ne te gjithe qendrat e qyteteve Evropiane. tani te binjakezohemi me Jerevanin, Armeni se vetem atje ka shesh qendror te qytetit qe eshte rreth-rrotullim per makina dhe shatervan ne mes. Luli do beje edhe lulishte ne qender te rrethrrotullimit se pak ka filluar ti rivije era shurre qytetit, te merret vesh qe ne qender ku jemi.

Alban, realisht qenke i

Alban,

realisht qenke i habitshem. Ne kete blog fryma e pergjithshme eshte e nje kritike te vazhdueshme ndaj qeverise. Por meqenese vrojtojme qe kjo qeveri po mbahet edhe fale mos reagimit opozitar (te PS-se, sepse populli me 21.01.2011 e tregoi veten, por Edi i la ne balte), atehere ndodh qe edhe kritikohet PS apo Edi Rama. Psh. ne jemi kunder plehrave, dhe e kemi treguar qe diten e pare qe u votua ligji. Nderkohe Edi priti mbi nje jave dhe reagoi thjesht me nje editorial. Tallet me ne?

Nqs. kjo s'te pelqen, mos na bezdis, por shko tako Erjon Veliaj dhe pi kafe me te tere diten. Te betohemi qe s'do te kemi zili.

Cuja nga Lapraka

Ne fakt, une do te isha me

Ne fakt, une do te isha me shume i interesuar per nje pergjigje te Mustafa Nanos meqe faktet hedhin poshte legjendat urbane te tipit: 'ky është rasti i parë in assolutto, kur PS-ja shfaqet si parti e majtë'. Sa per ju te tjeret eshte e kote te merresh me ju. Ju jeni prova se ne c'nivel eshte katandisur etika e komunikimit ne Shqiperi.

Ti je prova e etikes se trapi

Ti je prova e etikes se trapi qe ka Partia Socialiste. Edi Rama nuk ka dhene kurre prove qe ka haberin sec do te thote te jesh i majte. Dhe ne fakt nuk ka faj, sepse karrieren e tij e nisi tek PD me dhjetor 90, por nuk i heci dhe me 31 dhjetor nderroi mendje. Edhe ne PS hyri nje darke para shume vitesh kur Fatos Nano e mori per gaztor ne nje tavoline pariziene. Pasi u argetua shume me Edin, i propozi te kthehej ne Shqiperi per ta bere drejtor te TVSH-se. Pastaj iu prish mendja se ate pozicion kishte ndermend t'ia jepte Fatos Lubonjes (te cilit nuk ia dha) dhe i propozoi Ministrine e Kultures. Ministrine e Kultures per nje bojaxhi me tetevjecare. O Zot! Tani pas 11 vitesh dhe shume milionash Edi ka zbuluar "la vie a' gauche" dhe kerkon te na jape mesime.

Ne ketu po perpiqemi me aq sa na lejon blogu te shprehim nje kritike ndaj kesaj linje te PS-se sepse sot me situaten qeveritare dhe ate te PD-se, Shqiperia ka nevoje per nje opozite reale. Jo per tjeter arsye. Ne te kundert, ti po merresh me lavderime te Liderit.

Add new comment