“Dezertorët” krijojnë probleme në opozitë

Postuar në 25 Tetor, 2011 14:36

Ajo që ndodhi në Vlorë, ku këshilli i dominuar qartë nga opozitarët ra në duart e një PD-isti , ka trazuar ujrat në kampin rozë. Ngjarja në fakt është e rëndë, dhe tregon se mendjet e mbrapshta kanë filluar të rekrutojnë ku e si të mundin deputetë, këshilltarë, krerë të administratave komunale, etj, me synimin për  të mbajtur e kontrolluar pushtetin sot e për ta rifituar atë nesër. Por ngjarja është e rëndë edhe për diçka tjetër: tregon se strukturat e opozitës, në veçanti të PS-së, janë duke dremitur përballë mobilizimit të këtij lloji të partive të maxhorancës.

Erion Braçe ia hidhte fajin sot në mëngjes partive aleate të PS-së, atyre të vogla, këshilltarët e të cilave kanë votuar krejt papritur për kandidatin e të djathtëve për postin e kreut të Këshillit të Qarkut të Vlorës. Ndërsa Paskal Milo, pa qenë i përmendur nga Braçe, është bërë i gjallë pasdite për të nënvizuar se këto “rrjedhje” janë përgjegjësi e të gjithëve, e në radhë të parë e socialistëve. Nga mikorofonat e televizionit News 24, ai i është kthyer Beratit, ku u vu re e njëjta dukuri, dhe ku të konvertuarit kanë qenë “përfaqësues të PS, deri dhe kryetarë komunash”.

“Me sa duket, ka njerëz në PS që nuk duan ta analizojnë si duhet këtë që po ndodh, e nëse nuk analizohet si duhet, ka për të patur zhvillime të tjera negative”, paralajmëron, a kërcënon, a parashikon Paskal Milo. Duket se, pavarësisht nga motivimi që mund të ketë, shefi i Demokracisë Sociale ka të drejtë. Opozitës i duhet të gjejë mënyrat për ta përballuar këtë fushatë mercato-je.

E.G.

Comments

Submitted by FanNoli (not verified) on

Thjesht fare . Po hidhen ne loje dollaret e Metes & Co. Per kete arsye e  donte pushtetin Meta, te bente para dhe me to te blinte njerez......Perballe parase asnje nuk eshte i patundueshem.........Politike eshte i vetmi biznes fitimprures tani........

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte e vertete Muci.. eshte shume e rende ngjarja..Te arrihet dhe te blihet vota e keshilltareve edhe ne Vlore do te thote qe ky shtet mafioz e ka perfeksionuar sistemin e blerjes se votes dhe dinjitetit.

Te vetmen zgjidhje une shoh eshte qe te provokohen zgjedhje te reja lokale ne ato qarqe nese mundet dhe te perfshihen hapur ne politiken aktive  njerez me integritet si juve...

Edi Rama duhet te flase per kete situate sepse nuk mund te shmaget nga pergjegjesia partiake. Ne asnje menyre nuk duhet lejuar ky dhunim ne Vlore dhe Rama duhet qe te kete te qarte qe pavaresisht se populli opozitar e respekton nuk mund te lejoje kete perdhunim kaq lehte.

Nese Edi Rama kerkon qe te  kryesoje i vetem opoziten ateher ti dali ne balle i vetem kesaj situate dhe jo te mjaftohet me nje mesazh ne facebook te Braces..Per ndryshe Paskal Milos i duhet dhene pergjigje publike..

Submitted by katarakti (not verified) on

Votat i vjedh.  Keshilltaret i blen. Demonstruesit i vret...  Vete rri i veshur me jelek antiplumb.  A ka me kuptim demokracia ne Shqiperi?!  Cila eshte rrugezgjidhja?...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.