Obama shkon nga Leno; dhe është Leno që shkëlqen

Postuar në 26 Tetor, 2011 10:34

Presidenti amerikan Barack Obama ishte mbrëmë i ftuar në programin e NBC-së ‘The Tonight Show With Jay Leno’. Biseda ishte interesante. U fol për garën mes republikanëve (‘nuk po e ndjek; do ta ndjek kur të bëhet garë mes dy a tre vetëve”, tha i ftuari), për Gaddafi-n dhe fundin e tij të trishtuar (‘fund që s’ia uroj askujt, por shpresoj të jetë një mesazh për të gjithë diktatorët’, tha Obama), etj, etj. Jay Leno e priti mirë, gjë që u duk jo vetëm nga mënyra se si e drejtoi bisedën, por edhe nga monologu, me të cilin ai hap programin. Zakonisht këtë monolog e ka me thumba majtas e djathtas, por mbrëmë e kish të gjithin kundër republikanëve. Ja disa nga batutat e monologut, që ishin pjesa më e mirë e gjithë programit:

1. Siç e dini, një rebel libian pranoi që kish qenë ai që kish vrarë Gaddafi-n. ‘E godita dy herë në tëmth”, tha ai. Pas kësaj Michele Bachmann tha: ‘Nuk e dija që Gaddafi ishte çifut’.

2. Thuhet se Moammar Gaddafi ka pasur një pasuri prej 200 miliardë dollarësh. Ka pasur gjithë ato pará, dhe ka shpenzuar aq pak për arsimin e shëndetësinë? Do ketë qenë republikan, me siguri.

3. Sot në mëngjes, kandidati republican Rick Perry publikoi planin e tij të taksave. Ai tha se pëlqen shumë taksën e sheshtë. Ai beson se taksa duhet të jetë e sheshtë, ashtu si beson se është dhe planeti tokë.

4. Në një intervistë me Parade Magazine, Rick Perry tha se pas takimit me Donald Trump-in – e kanë trurin njësoj, duhet thënë – atij iu mbush mendja se certifikata e lindjes që nxorri Obama është e rreme. Duhet të debatojmë për këtë, tha ai. Lajmi i mirë është, se Rick Perry i humbet të gjtiha debatet.

M.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Muci,&nbsp; intervista e presidentit Obama ishte shume e mire, por kjo nuk do te thote se ato qe tha Leno dhe kete e ben pandalur, kane ndonje vlere. Po te perdorja nje metafore socrealiste do te thosha se ai maja e heshtes se liberaleve por edhe e tezave te tyre te perziera me vulgaritet. Ka te tjere ne median amerikane qe ia vlen ti cmosh.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Landi (not verified) on

<p>Batuta number 1 nuk te ben per te qeshur e perkthyer ashtu &quot;fshatarce&quot; fjale per fjale nga anglishtja ne shqip. Ne anglisht temthit i thuhet temple, dhe i gjithe thelbi i shakase eshte qe u gjuajt dy her ne temple( temth), pra ketu behet loje fjalesh me fjalen temple, ose tempull ne shqip, vendin ku falen besimtaret e fese hebreje. Pak me kualitet ne perkthim Muc.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.