Studimi: Bankierët paguhen më pak se industria medicinale. A e ka gabim shënjestrën Occupy Wall Street?

Postuar në 25 Tetor, 2011 12:18

Një studim i fundit në Amerikë ka zbuluar se 15 për qind të 1 përqindëshit që fiton më shumë të ardhura mujore në Amerikën e këtyre ditëve u përkasin profesioneve që kanë lidhje me mjekësinë dhe farmaceutikën. Shefat ekzekutivë dhe menaxherët e industrive të tjera kapin shifrën e 31 përqindëshit të elitës së të paguarve. Ndërkohë vetëm 14 përqind të atyre në Top një përqind të të ardhurave të larta i përkasin botës së financave. Blogger-at e djathtë kanë përfituar nga ky studim për të bërë ironi me veprimtarët e Lëvizjes Occupy Wall Street, të cilët u janë qepur njerëzve të lagjes së financës. Sipas njërit prej tyre, ata e kanë keq me shënjestrën e tyre, dhe në vend që të pushtojnë Wall Street-in, duhet t'u turren firmave farmaceutike e spitaleve. 
H.B.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Mjeku shpeton jete,(edhe pse bizneset farmaceutike e ekzagjerojne me kostot ), kurse Bankieret jane spekulatore!!!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.