Ngjarja e Durrësit: Policia ngutet për të folur për vetvrasje?

Sot shtypi ka folur dhe për skenarë të tjerë, të cilët mund të qëllojë të jenë hamendje kuturú, por nuk mund të përjashtohen si pista hetimi (mjaft të mendosh që familja e përjashton vetvrasjen). Policia e ka bërë mendjen top, megjithatë. Policia shqiptare është e vetmja që komunikon me shtypin për t’i dhënë këtij të fundit përfundimet e hetimit vetëm disa orë pas krimit. Kudo, edhe kur krimi duket i qartë dhe autorët e tij vetdeklarohen si të tillë, policia nuk ngutet për të nxjerrë përfundime (për më tepër, nxjerrja e përfundimeve nuk është punë e policisë; është e prokurorisë; është me kushtetutë kështu). Ndërsa policia jonë është në gjendje ta ndriçojë një krim kaq të çuditshëm në harkun e dy orëve, dhe t’i vërë gishtin tak-fak autorit të krimit.Po e mbyllim këtë shkrim prapë me pyetje: e mbani mend kur ka qenë hera e fundit që policia shqiptare ka zbuluar autorin e një krimi, me kusht që autori të mos jetë viktima?
Comments
po e mbaj une mend. ne Rastin
<p>po e mbaj une mend. ne Rastin e Kosta Trebickes. u gjet ne moment.</p>
Personi ne detyre qe ka
<p>Personi ne detyre qe ka urdheruar leshimin e ketij komunikimi per shtypin duhet te vihet nen hetim per implikim ne krim. Bejoj e shpresoj qe ke kete nje dosje ne policine e Durresit me kopje te dokumentacionit te perfolur, derisa personi qe u eliminua eshte nendrejtori i kesaj policie dhe hetimi qe ai po drejtonte nuk eshte privat, por pjese e nje pune ne grup.</p>
Add new comment