Pas dackës në referendum, Perëndimi nis shantazhin ndaj Maqedonisë

Postuar në 02 Tetor, 2018 13:37

Perëndimi është hedhur në një sulm të paprecedentë në Maqedoni, duke synuar që të kapitalizojë si fitore atë që në fakt ishte humbje. Referendum për emrin dhe marrëveshjen e Prespës sinjalizoi zbythjen e dominimit perëndimor në këtë vend ballkanik, të paktën në formën që ajo manifestohej deri më tani.

Ndërkohë që kreu i opozitës maqedonase, kreu i VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski ka kërkuar zgjedhje të reja, përfaqësues të Perëndimit kanë kundërvepruar duke përdorur të dyja gjuhët: ofertën dhe kërbaçin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg ka deklaruar se Maqedonia mund të anëtarësohet në aleancë brenda vitit 2019 nëse vë në zbatim Marrëveshjen e Prespës. Madje sipas tij muaji kufi mund të jetë janari. Sipas tij rezultati është optimist, Po-ja triumfoi, por marrëveshja duhet zbatuar.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka adoptuar një tjetër qasje; sipas tij referendumi nuk është kusht juridik për Marrëveshjen, pasi kjo ishte një gjetje e politikës maqedonase. Tani thotë Kotzias, fjalën e ka Parlamenti. Por në Parlament është e qartë se Zaev, që është në pikën më të ulët të karrierës së vet, duhet të negociojë me VMRO-DPMNE-në, ndërkohë që ende nuk ka një prononcim nga Presidenti i vendit, Ivanov, i cili doli kundër vetë referendumit.

Me një gjuhë të qartë shantazhi ka folur ministri i Jashtëm i LUksemburgut, Jean Asselborn, që në një prononcim për agjencianë maqedonase, MIA, ka theksuar se:

Në mënyrë që të marrësh diçka, duhet të japësh diçka

Me një deklaratë që nuk i shkon për shtat në asnjë rrethanë, Asselborn ka shtuar se:

Fati i shumë maqedonasve të rinjë dhe i vetë Maqedonisë varet nga kjo; ose të qëndrojnë të barrikaduar për një dekadë tjetër, ose të hedhin një hap përpara

Siç mund të vihet re të gjithë aktorët që u përfshinë në mënyrë ilegjitime në proceset politike të Maqedonisë, injorojnë qëllimisht faktin se bojkoti i referendumit është ndër të tjera edhe refleks i mënyrës sesi Perëndimi deformoi vullnetin e zgjedhësve në zgjedhjet e fundit. Sesi Zoran Zaev erdhi në pushtet me makincione dhe intriga që pak kanë të bëjnë me të vërtetën elektorale, na pëlqen ajo apo jo.

Por këtij procesi i mbivendoset edhe një tjetër, më cinik. Sot Perëndimi kërkon të imponojë një Marrëveshje, jo si të tillë në vetvete, pasi herët apo vonë Greqia dhe Maqedonia do ta gjejnë një pikë konsensusi. Marrëveshja për emrin synon inkuadrimin e Maqedonisë multientike në NATO dhe BE, ndërkohë që nga vetë Perëndimi propozohet zhbërja e modelit shumëetnik në Kosovë, ndaj së cilës imponohet shkëmbimi territorial.

Në këtë kuadër vota e maqedonasve është shumë domethënëse dhe cilësisht emancipuese për nga perspektiva servie ballkanike. Vendit sigurisht që do t’i duhet të rigjejë pikat orientuese dhe refereuese, por nëse ka një mësim nga e gjithë kjo është se ndonëse një vend i ri dhe me identitet historik të paqartë, maqedonasit dëshmuan ndjesi sovraniteti shumë më të lartë sesa fqinjët e tyre shqiptarë. Që nuk e kanë gjë të votojnë masivisht edhe për krimin vetëm pse shfaqet i veshur bukur dhe mbështetet nga ca zyrtarë në Bruksel.

Comments

Submitted by uns (not verified) on

Interesant linja juaj editoriale si portal. Ju ndjek shpesh sepse mendoj qe jeni nder te paktat portale opozitare ne treg. Por, me kete artikull me vjen nje dyshim, mos jeni te financuar nga ndonje interes Rus? sepse kjo do ishte e rende dhe tradhetare ndaj shqiptareve.
E keni te kote nqs eshte keshtu, shqiptaret jane perendimore, jo lindor, duam lirine, jo s(k)llavet, jemi populli me pro amerikano-izraelit e armiq te betuar te ruso-sllaveve.
Tung

Submitted by redaksia on

Jeni i/e lire te mendoni ate qe deshironi. Faqja ka mbajtur qendrim te njejte edhe gjate kohes kur ne Maqedoni zhviloheshin zgjedhjet. Dhe eshte per te ardhur me te vertete keq qe edhe opinionet lexohen te kushtezuara perhere nga interesat apo pagesat. Edhe njehere jeni te lire te mendoni c'te doni, madje edhe te investigoni. 

Ju jeni vetem nje njeri dhe nuk besoj se keni tager te flisni me pergjithesime, se cili eshte orientimi i shqiptareve. Do te duhej shumeccka per te mbeshtetur pohime si keto. Por meqenese jemi ketu, edhe sikur te biem dakord qe shqiptaret jane perendimore sic thoni ju, askush ne Perendim nuk do toleronte qe ne krye te silleshin dhe mbeshteteshin politikan-bandite si keta qe kemi ne keto ane. Sepse eshte Perendimi qe i mbeshtet. Mund te jesh perendimor gjithe historine, por kjo nuk perligj mbeshtetjen e politikave si keto, te cilat per me teper edhe po deshtojne. Dhe nuk te ben filorus, lindor apo neootoman pse shkruan hapur ate qe mendon. 

Submitted by Estetika (not verified) on

Dakordohem me argumentin tuaj po ajo pjesa që verbërisht hidhni një ide sikur zgjedhja e Zaevit ishte truk apo bërje “Perëndimore” më bën edhe mua si lexues pak të dyshimtë për motivin e artikullit. Të kesh këndvështrim tjetër është më se e pranuar, po ka dallim mes kësaj dhe sajime krejtësisht të pabazuara. Dhe një gjë: politikanët në pushtet nuk është se “perëndimi” I mbështet ( ju lutem mos përdorni atë fjalë sikur është entitet I huaj se ne jemi vetë perëndimorë dhe krenar për këtë), nuk ka ardh CIA apo Sorosi të bleje vota socialiste, por është fakt që politikanët në pushtet sot janë më të pëlqyer dhe më të afërt me vendet Europiane se ata para atyre. Çao.

Submitted by redaksia on

Zaev nuk i fitoi zgjedhjet. Partite shqiptare refuzuan koalicion paszgjedhor me Gruevskin vetem pas nderhyrjes amerikane. Keto nuk jane sajime. Dhe Zaev nuk do vinte dot ne pushtet pa mbeshtetjen perendimore. 

Sa per perkatesine duhet folur personalisht. Dhe mua me mjafton qe jam shqiptar per ta kuptuar shumecka per veten. Eshte nje gje te jesh ai qe je dhe krejt tjeter te duash te jesh dicka. Ka dallim shume te madh. 

Submitted by Taras (not verified) on

...sepse kam lindur ne lindje ku gjeografikisht Shqiperia qendron. Nuk jam Perendimor sepse ky Perendim ka instaluar bandite qe po5na pijne gjakun si shushunja. Nuk jam Perendimor sepse ky perendim nuk ka shtruar sikur nje cm rruge dhe nuk ka hapur sikur nje febrike. Nuk jam perendimor e amerikanofil sepse nuk jam servil kur shoh se si vuan kjo bote nga dhuna qe NATO perhap ne cdo cep teglobit. Aq me teper nuk jam pro israelit sepse shqiptaret nuk terrorizojne asnje komb e nuk kane pushtuar asnjeshtet. Me israelin nuk na bashkon asgje.
Sefundit, to me duket se shkruan nen efektin e hashashit

Submitted by Uns (not verified) on

E respektoj mendimin tend per veten dhe te tjeret, por per fatin tend te keq ne shqiptaret jemi perendimor ne shpirt e identitet. Per 500 vite nen turqi e 50 nen lindjen komuniste ndenjem e ja pasojat, traumat duan kohe te sherohen. Prandaj nqs do Rusin apo turkun je mese i lire tebikesh e te jetosh ne keto vende te begata. Nqs se ke idene se nga i bie lindja gjeografike un smund te ndihmoj.
Sa per hashashin, pasi lexoj komentet e tua mendoj qe hashashi ska aq shume pasoja per trurin sa budalliqet e tua qe me duhet te lexoj.

Submitted by Taras (not verified) on

Ti dukesh qe je trashegimtar i baballareve te komunizmit qe Partine e punes e kane zevendesuar me "idete e postulateve perendimore". Kerkon te hiqesh me katolik se Papa e nuk sheh se vuan nga5sindroma e Stokholmit. Ti si individ ke humbur ndjenjat humane nga dashuria per Zoterine tuaj, relationship slave v master.
Idealet e njerezimit nuk Jane proamerikanizmi she proisraelizmi yt, as nuk jane te sheumices se shqiptareve sic pretendon ti. Dukesh qe je nje pacavure e Ambasades pink ose e politikes se sotme ne kazanin e qeverise.

Submitted by redaksia on

Kokes i ke rene. Dhe me grusht madje. Por s’kemi ca te bejme. Nuk kemi te gjithe privilegjin e te qenit Media Kazani. 

Submitted by Uns (not verified) on

Faleminderit per mundimin qe merrni te përgjigjeni personalisht, vërtetë. Si portal e si gazetar jeni plotesisht te lire te percjellni informacion nga pikpamje te ndryshme dhe kjo ju nderon.
Por, linja qe ndan nje artikull kritik nga nje tendencioz te sponsorizuar është e holle sa nje fije floku, sidomos per politikat rajonale. Dime fare mire luftën e re hibride qe ben Rusia dhe zakonisht nis me krijime bot-ash ne Twitter apo Facebook, me blerje portalesh apo pseudo-intelektualesh. Me pak fjale soft-power, per te arritur ngadale ne nje zemerim te popullates kunder atyre qe jane zgjedhur (sado te keqij te jene ato).
Me lejoni tju pyes dy gjera,meqe përgjigjeni personalisht :
1-Keni financime ne menyre direkte apo indirekte nga njerez te njohur ose anonim?
2- Merrni artikuj te parapergatitur nga persona te njohur ose anonime?
Faleminderit.
Shqipëria e shqiptarëve...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.