Për Beogradin BE-ja vlen më tepër se sa Kosova

Postuar në 25 Tetor, 2011 11:27

Duket se Beogradi zyrtar nuk po i fryn zjarrit në Kosovën Veriore. Të paktën, kjo është ajo që bie në sy në deklaratat e qëndrimet publike. Presidenti Tadiç nuk i ka mbështetur serbët e Kosovës në konfliktin me autoritetet ndërkombëtare të atjeshme. Po kështu dhe të tjerët, që përbëjnë establishmentin që ka nën komandë punët e Serbisë së sotme.

Si shpjegohet? Kërkesës së Serbisë për të filluar vrullshëm procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, eurokratët i janë përgjigjur pak a shumë me fjalët: “Doni ta keni rrugën për në BE më të shtruar? Rrini urtë në Kosovë”. Dhe është kjo ajo që po ndodh. Tadiçi e të vetët janë duke këshilluar serbët, që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës, që të heqin dorë prej kësaj politike që “nuk është realiste”.

Krerët e pakicës serbe në Kosovë janë thirrur në Beograd, dhe aty kanë dëgjuar gjëra që s’do donin t’i dëgjonin: “Nuk shkohet asgjëkund me këtë konflikt me Kfor-in”. Duke shtuar se “rezultati më i keq për kauzën serbe në këto rrethana do të ishte kokëfortësia e udhëheqësve serbë në Kosovë për të vijuar me të tyren e për t’mos iu bindur vendimeve të Beogradit”. Fraza e fundit ka dalë nga goja e shefit të delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviçit, në një intervistë për “Vecernje Novosti”.

Është e qartë se loja “shkop-karrotë” e Brukselit është duke rezultuar e suksesshme. Për Serbët është shumë e rëndësishme të jenë pjesë e BE-së, më e rëndësishme se sa të mbahen pas ëndërrës për ta rekuperuar Kosovën, që në fund ka për të dalë – të gjitha gjasat janë të tilla – një zhgjëndërr.

M.N.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Ata e kane ne terezi, moren dhe stautsin e vendit kandidat, po c&#39;te bejme me kte te tonin qe nuk lahet as me vaj as me uthull!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>&quot;Për Beogradin BE-ja vlen më tepër se sa Kosova&quot;</p><p><font class="Apple-style-span" color="#000000" face="Georgia, 'Times New Roman', Times, serif">Ndersa per Kosoven vlene ma shume Turqia se BE-ja.</font></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.