Ushtarë rusë dhe një prift luten e këndojnë për Kosovën afër urës së Ibrit

Postuar në 24 Tetor, 2011 17:07

Agjencia e lajmeve Kosovapress njofton se njëmbëdhjetë persona të veshur me uniforma të ushtrisë ruse janë parë të lëvizin nëpër qytetin e Mitrovicës. Të hënën rreth mesditës, raporton i njëjti burim, grupi në fjalë ka arritur, hipur në tri automjete, te ura kryesore e lumit Ibër në Mitrovicë. Ata janë ndalur te përmendorja që ndodhet në cepin verior të kësaj ure, ku janë lutur dhe kanë kënduar këngë “për Kosovën”. Kosovapress shkruan se ushtarakët rusë shoqëroheshin edhe nga një prift. I njëjti burim bën me dije se reagimi i forcave të sigurisë ka qenë i menjëhershëm dhe është shtuar prania mbi urë me qëllim parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm. Ata që janë shfaqur si ushtarakë rusë, por që mund të kenë qenë edhe serbë lokalë të veshur si të tillë, pas qëndrimit për rreth gjysmë ore me automjetet e tyre kanë lëvizur në drejtim të Zvecanit, pa u pengur nga forcat e sigurisë.
H.B.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Pse te habitemi per levizjen e ushtarve &quot;rus&quot; tek ura e Mitrovices ?!? Perderisa disa &nbsp;shtetas kosovar musliman, demek &quot;shqiptar&quot;, lidhen me turqit, asht krejte logjike levizja e sllaveve neper keto zona. Pritni ekstremistat islamike tashti &nbsp;te thone se kena nevoje mbrojtjen e Turqise kundra sllaveve. Ky asht rethi vicioz ne te cilen &nbsp;po futen kosovart shqiptar, nga&nbsp;ekstremistat islamike te mbeshtetun dhe te nxitun nga Turqia. Turqia nuk ka pune ne vendet ballkanike, por futja e ketyne ne Europe, e nxjerr jashte Turkine. Atehere Turkia gjene prtekstin e muslimanizmit. Ne kete rast muslimanizmi ne Kosove po lot rrolin politik dhe jo fetar. Kete e verteton edhe fakti qe kryemyftiu i Kosoves Naim Terrnave perkujton vdekjen e sulltan Muratit, i cili pushtoi trojet ballkanike.</p><p>Kosova duhet te shkeputet nga historia e kalueme, ne qoftese don qetesi dhe futje ne Europe. Ne rast te kundert do te bahet perseri &quot;fushe-beteja&quot; ne mes sllaveve dhe turqve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.