Komisioni i Venecias: Reforma zgjedhore është përparësia nr.1

Postuar në 25 Tetor, 2011 08:25

Ka pas lajme këto ditë për një vizitë të një delegacioni të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR-it, të cilët kanë marrë takime me aktorë të politikës me synimin për t’i nxitur këta të fundit që të ulen pa humbur kohë e të flasin mbi reformën zgjedhore. “Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, dhe mirë është të mos e mbajmë kokën pas”, thanë në thelb ata në një konferencë për shtypin. Dhe në të njëjtën kohë, të djegur më se njëherë nga loja bjerradite e politikës shqiptare që i çon zgjidhjet në kalendat greke, japin sugjerimin që “të niset menjëherë nga puna, të ngrihet një komision parlamentar, dhe të nisë debati mbi bazën e rekomandimeve të dhëna nga OSBE/ODIHR-i”.

Do t’ua vënë veshin, vallë? Momentalisht, ka një ngecje në komunikimin mes palëve. PS-ja ka ofruar një dokument 10 pikësh, ku reforma zgjedhore është një nga pikat, por ku pikat e tjera adresojnë çështje të rëndësishme që kanë të bëjën me ekuilibrin e botës institucionale në Shqipëri. Kryeministri ka pranuar të diskutojë mbi dy pika, të cilat, për shkak të angazhimit e presionit ndërkombëtar, nuk ka fuqi t’i refuzojë: reformën zgjedhore dhe rregullat e reja të funksionimit të Parlamentit.

Ky handicap në diskutim mund të kapërcehet me tërheqjen e njërës prej palëve, ose me lëshime reciproke. Një gjë është e qartë: sugjerimi për të filluar sa më shpejt reformën zgjedhore, edhe pse duket sikur ka kohë në dispozicion, nuk ka të sharë.

E.G.

 

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Si gjithmone , keta te huajt thone :&quot;Harrojini vrasjet, harrojini vjedhjet, harrojini 8 majet, 21janaret, 15marse, 14 shtatoret etj, dhe shikoni perpara&quot; Por si mund te shikojme perpara pa u denuar fajtoret e ketyre krimeve, por si mund te behet nje Kod i Ri Zgjedhor neqoftese nuk percaktohet se cfare gabimesh jane bere ne Kodin e vjeter ne Zgjedhjet e 2009 apo 2011?????? Apo mbyllim syt i harrojme te gjitha marrim nje kod te ri francez a spanjoll a gjerman dhe e provojme edhe kete!!!!!!!!!FUTJANI KOT SI GJITHMONE. NEQOFTESE fajtoret e Shkaterrimit te Shqiperise ne vitin 1997 , dhe ata te 14 Shtatorit 1998 do te ishin denuar(dhe nuk do degjoheshin kta pseudoperendimoret qe japin keshilla boshe) Shqiperia do te ishte shume shume shume shume me perpara sec eshte sot!!!!(Per te mos harruar edhe fajtoret e Krimeve gjate 50viteve komunizem)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.