Krimi spektakolar i Lezhës nuk ka ende autor

Në Lezhë ndodhi përpara disa ditësh një krim në mes të ditës, në mes të njerëzve, mu si të ish fjala për një show; mungonin vetëm kamerat. E për më tepër, ky krim ndodhi në oborrin e gjykatës së rrethit. Kush është autori? Nuk dihet. Nuk gjendet. Nuk ka as fytyrë, as emër. Dihet vetëm vetëm viktima, Endri Bejtja.
Policia është duke bërë adetin, dmth po mbledh prova, po pyet dëshmitarë, ka marrë në pyetje njerëz të plagosur që janë ndodhur rastësisht në vendngjarje, por nuk ka arritur në asnjë rezultat. Dëshmitarët janë gojëkyçur. Japin përgjigje të llojit “nuk pashë gjë”, “nuk e njoha autorin”, “u trondita, dhe nuk e pata mendjen të shihja se ç’po ndodhte”, “unë u fsheha nga frika”, etj, etj, Edhe punonjësi i policisë që shërben pranë gjykatës nuk ka parë gjë, pasi “është shtrirë përtokë, poshtë një automjeti, gjatë shkëmbimit të zjarrit”.
Policia dyshon se të gjithë janë porositur nga palët në konflikt që të mos flasin, ngaqë këto të fundit duan t’i bëjnë një zgjidhje të stilit far-ëest kësaj pune. Por s’përjashtohet mundësia që dëshmitarë, të plagosur, policë, etj, të mos duan të përzihen në një sherr “të fortësh” që s’u përket.
Kjo heshtje është shenjë e qartë e mosbesimit ndaj shtetit. Sic!
Re.Pu.
Comments
ish-kryetari pd se Lezhes i

ish-kryetari pd se Lezhes i ka vra

Vetem ju nuk e paskeni marre vesh

Motra e tij eshte sekretare e gjykates

ajo locka atje i ka fut armet ne gjykate

Policia do ta nxjere "vetembrojtje" sepse PD eshte edhe parti edhe shtet edhe gjithcka nga ato ane

Po ju jeni larg.. Mijera km larg.. Ne Tirane dmth

Sic kane ardhur kohet, duhet
Sic kane ardhur kohet, duhet te armatosemi te gjithe se shtet nuk ka.
Add new comment