Një lajm interesant: Edi Rama ka shkruar një libër

Postuar në 23 Tetor, 2011 06:54

Një lloj tërheqjeje e Edi Ramës nga jeta publike, pasi i rrëmbyen postin e kryetarit të bashkisë për Tiranën, është shpjeguar me “shock-un prej kopaçes së rëndë që hëngri”. Dhe kjo gjë ka qenë e kuptueshme për këdo. Paranteza e tërheqjes zgjati më tepër se sa duhet, duke vënë në alarm dhe atë që ai e ka qejf ta quajë “popull opozitar”, por e gjitha paska patur dhe një shpjegim tjetër. Ai ka shkruar gjatë kësaj kohe një libër të titulluar “Kurban”, dhe mendja të shkon (sipas Shekullit është 100% e vërtetë) se këtë titull ia ka kallur në kokë mënyra se si disa mbështetës të Lulzim Bashës përuruan startin e mandatit të këtij të fundit si kryetar bashkie. Ju kujtohet, apo jo? Një militant i PD-së kish marrë një dash të kopesë së vet, a e kish blerë në treg, kish zbritur në qendër të Tiranës, dhe mu tek dera e bashkisë e theri në mënyrë spektakolare. Ishte një kurban që iu bë Bashës, në mënyrë që gjërat t’i shkojnë fjollë. Binte era mesjetë e gjithë kjo.

Libri i Ramës del këto ditë në treg. Ka 400 faqe, e në të duhet të ketë për të gjithë. Nuk është çudi që një disfatë, sidomos një disfatë si kjo që ai pësoi, të jetë një rrethanë që të jep gjithë qetësinë e urtësinë e botës. Por nuk është çudi gjithashtu, që të jetë e kundërta, rrjedhimisht të jetë momenti më i papërshtatshëm për të shkruar një libër.

Pasi ta lexojmë do të marrim vesh, sidoqoftë, nëse këtë libër e ka shkruar një Rama i vrerosur, apo një Rama që e ka ditur të lërë pas atë që ka ndodhur, e që është duke parë përpara.

M.N.

Comments

Submitted by XH (not verified) on

MUCO NUK KA NDONJE INFORMACION PER PROMOVIMIN A DALJEN NE TREG

DO I SUGJEROJA EDIT QE TE ARDHURAT NGA LIBRI TI DERGONTE  DIKU SI BAMIRESI BAMIRESI

APO TE [PAGUANTE AVOKATET PER TE NDJEKUR CESHTJEN E PRISHJES SE PROJEKTIT PER SHESHIN E QYTETAREVE

Submitted by katarakti (not verified) on

Kurban, Kanun, Shpellari, Malokeri, Injorance, Korrupsion,Prostitucion, Hajduteri - kjo eshte demokracia e Berishes.

Submitted by Alban (not verified) on

'Pasi ta lexojmë do të marrim vesh, sidoqoftë, nëse këtë libër e ka shkruar një Rama i vrerosur, apo një Rama që e ka ditur të lërë pas atë që ka ndodhur, e që është duke parë përpara' Kete e dime qe tani. Opozita eshte ne Parlament dhe ka shpallur zyrtarisht nje kurs te ri politik me te moderuar dhe te perqendruar tek modeli i qeverisjes qe do ofrojne socialistet kur te vijne ne pushtet. Ne fakt edhe perkunder nje pjese te madhe te 'popullit opozitar' qe eshte mjaft i vrerosur me grabitjen e Tiranes dhe gjithashtu me reagimin e bute te Rames, i cili e justifikon kete pak a shume me argumentin se : un ju thashe dy vjet me rradhe qe saliu e ka mendjen  te vjedhi zgjedhjet ( morri ne konsiderate edhe bojkotimin e zgjedhjeve), shume veta s'me besuan. Tani qe kete e morren vesh te gjithe, te veme mend per her tjeter.

Submitted by efijeni (not verified) on

te ftoj te lexosh faqet e para te atij libri, ne edirama.al. do e kuptosh se sa vrer ka ne themel ai liber. e me kete pergjigje nuk dua te replikoj me ty, perkundrazi, te them se sa keq ky njeri qe ka nje botekuptim aq radikal dhe te guximshem, bie pre e marreveshjeve qe te tjere i diktojne, e nuk del me gjoksin perpara per te udhehequr popullin e tij opozitar

Submitted by Albi (not verified) on

Ka shkruar edhe ky librin e gjelber si Ghadaffi.

E kujt i behet vone se c'shkruan nje diktator si Edi Rama. Ne vend qe te bente zgjedhje demokratike ne parti dhe te tregonte qe e kupton vertete idene e demokracise, lenies se pushtetit, beri zgjedhje qe edhe Berisha do i kishte per krenari.

Per keto fol o Muc, per keto, se keni 2 vjet qe thoni na u vodhen zgjedhjet. Po ky merhumi qe as nuk e di sa ca do te thote te votosh, po ky ja vlen te mbrohet????

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Deshiroj shume qe Edi Rama, te vendose kete liber per lexim ashtu si Blendi Fevziu ka vendosur te vetin "Jeta ime, interviste me Blendi Fevziu"

Submitted by dajtani ermir (not verified) on

Me mire te shkruaj nje liber, se sa te humbase kohen  me ty (M.N.) dhe me ne, qe lexojme dokrrat e tua per "shock e kopace".  Megjithese verejtejet e tua per Ramen, s'kane fare lidhje me te. Ato kane thjesht si qellim te na tregojne: "E shihni ?! As mos t'i  shkoje ne mend njeriu se Muci mund t'i sherbeje, ose ndikohet nga Rama".  Dhe nuk e dime perse sforcohesh per ta bere kete. Mendimi yne, (qe deri me sot nuk ka asnje aresye te lekundet) per nje M.N. rebel, kritik dhe antikonformist kundra cdo padrejtesie, nuk ka arrdhur si pasoje e qendrimit tend kundra Rames, sepse ky qendrim as nuk na intereson (tani per tani).

Submitted by i verteti (not verified) on

O dajtan, nqs. s'te intereson asnje kritike ndaj Rames, mos u merzit fare se Muci apo ndonje lexues i ketij blogu vazhdon ta kritikoje Edi Ramen. Ne s'kemi qellim te merzisim ty. Dhe besoj se as ty s'te plas fare ashtu si e shpreh me larte. Por mos harro se ke xhaxhi Salen i cili j'ua tregon mire qejfin. Po vazhdon ai me j'ua fut trapin deri ne rreze. Dhe te pakten kenaqemi edhe ne qe kemo kurajon qe sfidojme Ramen dhe idhtaret e tij. Ah i lumte Sali Berishes per menyren e shkerdhimit te Edi Rames.

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

..perse kaq brutal , perse me "shkerdhime" dhe "trap.. qe futet deri ne rreze" ?

Nuk mundesh te shprehesh pa keto banalizime ?

Submitted by i verteti (not verified) on

Jo nuk e mbaj dot veten. Sepse pak u shume ne Tirane kush ka sy e sheh qe Edi Rama, per te thene te pakten, po luan nje loje shume te piset ndaj te tera forcave qe tentojne te luftojne mazhorancen e ndyre te Berishes. Kjo vazhdon qe me 2009 pas humbjes se zgjedhjeve e deri me sot. Minimumi qe mund te themi eshte qe ai po pret 2013 me shprese qe Saliu te bjere vete dhe pastaj Edi te behet kryeminister pa u lodhur fare, thjesht se deri atehere do te arrije te ngelet kryetar i PS-se. Dhe nqs. kjo ndodh ai s'do te jete aspak kryeminister me i mire se Saliu (e ka treguar veten ne bashki per 10 vite). Keshtu qe mua qe s'jam as per Saliun as per kete version te Edit, nuk me rrihet dot pa sharre edhe pjesen e votuesve te dy paleve, sidomos ata qe e kuptojne qarte se c'po ndodh (jane nje pakice, keshtu qe nuk po shaj tere bazen PD+PS).

Submitted by pilo (not verified) on

ne te vertete ti "i verteti" po genjen si derr ketu se nga qe nuk pastron dot Salen nga zhuli kerkon te te besh pis edhe Edin qe te duken njesoj,

po i ka dale kallaji kesaj teorie skuthesh

Submitted by Albi (not verified) on

Edi ka pergjegjesi te mundi Berishen. Nqs nuk e ben dot, sic nuk e ka bere 3 here, atehere pergjegjesia eshte e tij. Kjo eshte teoria!

Submitted by Amy (not verified) on

Per Edin ka ardhur koha te zgjedhe:

Ose politikanin, ose shkrimtarin!

Keto kohet e fundit e ka gjetur veten tek shkrimet. Nuk po e shohim te beje ndonje gje konkrete ne politike.  Kjo tregon se duhet te beje nje vendim duke e pare veten me syte e ndergjegjes, e ti bej pyetjen vetes: Ku ndjehem me shume ne dimensionin tim? Tek editorialet dhe librat apo ne politike?

Dhe ne baze te pergjigjes qe i jep vetes, duhet te kete burrnine te beje ate qe eshte e mire per te dhe per kombin. T'i hape rruge te rinjve ne PS, dhe te na kenaqe ne me editoriale e libra. Atehere do ja lexoj me kenaqsi letrat e shkruara. Tashti, po humb respektin per te.

Submitted by backa (not verified) on

bukur te shkruash liber;400 faqe ca si shume...Edhe Stephen King-ut ia shkruajne sekretaret,po Edi e ka roman,autobiografi apo permbledhje te mesazheve twiter?z.Muçi,kam qene ne shkollen e mesme kur kishim nje takim me Kadarene,pas botimit te "Ftese ne studio".I kishin bere ca pyetje te shkruara me pare,dhe ai pergjigjej shume shkurt,sikur ti ikte avioni.Ne ishim ca vjershetare te rinj qe ngrinim duart te thoshim ndonje gje te tonen,po ata me te medhenjte e gazetes na benin me shenje qe gjerat ishin te sistemuara te beheshin ashtu si po beheshin.Pra,shkurt,e tregova se ne ishim zgjedhur per publik,jo per te bere pyetje,qe do mend,mund te ishin jo komode.Mua personalisht me ka pelqyer Kadareja,po isha kurioz pse ne romanet e rinj perdorte shpesh historira te romaneve te vjetra,dhe tamam e kisha nje pyetje te ketij lloji.Sa per madheshtirat e madheshtive te te medhenjve qe zmadhoheshin,asqe e çaja dhe shume dyshemene;ndofta papjekuria eshte simboli me karizmatik i adoleshences.Me vone u tha se Kadareja,sipas versionit te embel te historise,shkroi"Ftese ne Studio"per te njoftuar mendjet e ndritura(se gjithnje gjendeshin atehere pak te iluminuar,qe kuptonin metaforen e vertete te metafores se standartizuar--sot kemi aq shume te iluminuar si çmimi Nobel per letersi,z Fahriu Balliu,saqe Kadareja mjafton te mos beje metafora fare,per t'iu quajtur metafora gjeniale)se ai do ikte...E zgjata kaq,sepse ndoshta duket se Rama po ben nje hap te tille identik.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.