Pranvera arabe: do të fitojë demokracia apo teokracia?

Dje në Bengasi, Libi, u organizua një tubim i madh me pjesëmarrjen e mijra vetëve, të cilëve u foli udhëheqësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Mesazhi kryesor i tij ishte: “Jemi një vend mysliman, dhe kuptohet, sheriati do të jetë burim i legjislacionit; çdo normë ligjore që do të bjerë ndesh me parimet e Islamit nuk do të merret në konsideratë”. Turma dëgjonte, dhe gjasat janë që i miratonte ato fjalë. Ç’është ky sinjal? Po kalohet nga autokracia në teokraci? Apo Libia nuk mund të llogaritet si pjesë e Pranverës Arabe, e cila në perëndim është përkufizuar si lëvizje për liri e demokraci?
E ashtuquajtura Pranverë Arabe nisi në Tunizi, ku dje u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare. Rezultatet ishin befasuese për vëzhguesit e analistët perëndimorë. Në vend të parë doli partia islamike ’Ennhadà. Pritej që kjo të merrte rreth 20% të votave (partia e parë do të ish, gjithësesi), por ajo ka rrezik të ketë marrë mbi 40%. E kanë pranuar këtë dhe kundërshtarët e tyre, laikët e Partisë Demokratike Progresiste.
Disa gazeta kanë zënë qysh tani pra t'i mëshojnë shqetësimit të tyre, se mos demokracia në vendet arabe është e destinuar të shndërrohet në teokraci. Në fakt, është shpejt për ta thënë (islamikët tunizianë pretendojnë se janë të moderuar, ashtu si ata turq të Erdoganit), por sinjalet nuk janë shumë inkurajuese për ata që Pranverën Arabe e kanë parë si një revoluzion demokratik.
E.G.
Comments
Arabet kerkojne SHERIAT-in,

Arabet kerkojne SHERIAT-in, sepse nuk i njohin parimet universale te Drejtave te Njeriut. Shumica e arabve qe jetojne ne Prendim, jane transformue dhe nuk do te durojshin te jetojshin ma ne vendet e tyne te origjines me ligjin arab te SHERIATIT.

Paul, me gjithe respekt, ti

Paul, me gjithe respekt, ti duket se nuk e ke haberin c'eshte Sheriati keshtu qe mos fol per gjera qe nuk din te lutem.

Shpresoj vendet e lira Arabe, Tunizia, Libia e Egjipti, te behen vende plotesisht demokratike me nje Islam te moderuar ku te respektohet Islami por te respektohen te gjitha te drejtat e minoriteteve dhe laikeve. Sheriati nuk pengon askend qe nuk eshte besimtar te respektoje bindjet e veta.

Ne qoftese tunizianet,

Ne qoftese tunizianet, egjptianet, libianet etj do te arrijne te zhvillojne zgjedhje te lira dhe te ndershme, hallal e paçin. Per mendimin tim arabet duhet te ndjekin shembullin e islamizmit te moderuar turk dhe te mos marrin shembull islamizmin radikal te Arabise Saudite apo Pakistanit. Ndryshe do bien nga shiu ne bresher.

Nganjëherë më duket se

Nganjëherë më duket se diplomacia perëndimore bën lojëra të tilla politike, që vendet islamike i kontrollon me njerëz të bindur të tyre, përmes ligjeve të Kur'anit e të Sheriatit, dhe i lë ato vende në mjerimin e tyre kuptimor e konceptual, dhe në kohën kur këto drejtues politikë të emëruar në ato poste (sic ishin Sadam Huseini, Hosni Mubarak, Ben Ali, Gaddafi, etj.) fillojnë të mos binden, atëherë perëndimi vendos t'i largojë ata për mosbindje, dhe për këtë përdor vetë popullin e shtypur nga këta tiranë. Pra, Perëndimi me sa kuptoj unë, nuk është i interesuar për demokraci në këto vende - për rrjedhojë as për Shqipërinë, përderisa na lënë në krye një demon si Saliu, nëse këto vende nuk bëjnë përpjekje vetë, dhe nuk e kuptojnë se duhet një impakt shoqëror dhe bindje shoqërore si dhe përpjekje të klasës politike e jo bythëshitje, për një sistem demokratik. Se nuk di si ta shpjegoj faktin, pse Franca dhe vendet e tjera të Perëndimit donin ta rrëzoni Gadaffin, për arsye se ishte diktator, dhe nga ana tjetër ndihmojnë një person, kryetarin e Koshillit të tranzicionit në Libi, i cili pa e marrë pushtetin akoma, kërkon vendosjen e ligjeve të Shariatit në Libi - pra kthimin në një vend islamik - a nuk zuri mend ky hajvan se cfarë i ndodhi një satrapi përpara tij? E atëherë, për kë investoi Perëndimi? A nuk është e gjitha kjo një lojë, që përmes islamit, të lihen kombet e shtypura në injorancë - sic lihet edhe Shqipëria - dhe ato të shfrytëzohen për interesa ekonomike dhe politike të Perëndimit.

Add new comment