Informacione për blerjen e Tirana Bank nga “Balfin Group”

Postuar në 03 Gusht, 2018 15:19

“Balfin Grup” ka bërë së fundmi një tjetër blerje të rëndësishme. Bëhet fjalë për Tirana Bank, një lajm që përcillet nga operatorë të tjerë bankarë në tregun shqiptar. 

Kjo është një tjetër lëvizje që lidhet me tërheqjen e bankave greke në tregun e Shqipërisë, pasi  Tirana Bank është pjesë e Grupit të Pireut. Në profiling e vet në faqen zyrtare, banka e cilëson veten si “banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri” dhe operon që në vitin 1996.

E kontaktuar nga ResPublica, Zyra e Shtypit e Balfin Group, deklaroi se nuk ka asnjë koment për momentin.

Sektori bankar, lëvizja e Societe Generale

Edhe Societe Generale, banka e madhe franceze ka vendosur të tërhiqet nga Shqipëria ku operon që prej viteve 2000. Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t’i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare.

Sipas Reuters, Societe Generale ka riparë strategjinë e saj, duke u zhvendosut nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe ku fitimet janë të vogla përt'u përqëndruara tek tregjet e rëndësishme. Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë Societe Generale e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro.

Comments

Submitted by Andi (not verified) on

Cili eshte burimi i informacionit?
Burimet nga opetatoret e tjere bankar nuk eshte burim....mund te jene maksimumi thashethem.
Si Tirana Bank Si Balfin jane institucione serioze dhe kane zyrat e tyre te shtypit dhe te komunikimit.
Nuk besoj qe eshte detyra juaj te prononcoheni per veprimtarite e subjekteve private, panvaresisht gjasave qe mund te jete ndodhi ne te ardhmen apo jo. Behuni serioze dhe merni miratimin e te zoteve te punes para se ti permendni ne publik.
Nga media duhet te filloje emancipimi dhe zbatimi i regullave te privacise dhe Jo e kunderta.

Submitted by redaksia on

Per ceshtje qe kane te bejne me veprimtari publike nuk na duhet miratimi i kujt i nderuar zoteri apo zonje. Mos valle donit te thoshnit, te merrnim edhe prononcimin e tyre, jo miratimin? 

Se dyti, institucionet serioze apo edhe cdo institucion, ka te drejten e pergenjeshtrimit te lajmit, apo informacionit dhe ne mandej kemi detyrimin e pasqyrimit te ketij pergenjeshtrimi eventual. 

Se treti, nuk e dinim qe operacioni per blerjen e nje banke, apo filiali, qenka ceshtje privatesie, apo edhe privacie sic shkruani Ju. 

Me gjithe konsideraten per kritiken/keshillen tuaj, mendojme se ka nevoje qe edhe Ju te sqaroni veten per disa nocione apo rregulla. 

Ju falemnderit! 

Submitted by Son of the gun (not verified) on

Balfin dhe Abi Bank jane dy ofertuesit per blerjen mes disa te tjereve. Lajmi qe beni publik nuk eshte i vertete pasi Piraeus Bank Group nuk eshte prononcuar per fituesin pas ofertave. Neser pasneser Balfin mund te jete bleresi sikunder dhe Abi Bank.
Si gjithmone kazani eshte gati te beje bllofin ne te tilla raste.

Submitted by redaksia on

Ne publikuam ate informacion qe kemi dhe iu drejtuam edhe Balfin qe as e mohoi dhe as e pohoi BLERJEN jo faktin se ka qene apo jo ofertues i vetem. Mesa duket ju keni informacione shtese, te cilat ju ftojme t’i ndani me lexuesit. 

Per kete arsye eshte shume e cuditshme qe keto institucione “shume serioze” sic i quan dikush me lart, nuk njoftojne asgje per operacione qe zhvillojne ne treg, nderkohe qe ketu mendojme se preken interesat e shume qytetareve shqiptare. Ndaj infomimi mbi ate qe po ndodh eshte shume me i vlefshem ne kete rast, edhe pse ju e quani Bllof. 

Submitted by Fiks (not verified) on

E paske gjetur fiks se sot u be publike. Me vjen keq qe nuk e bleu ABI

Submitted by redaksia on

Mund te hamendesoj se edhe Abit bashke me ty i vjen keq. Por te shkuara te harruara se Shqiperia e vogel eshte dhe si i thone, dalin te gjithe kusherinj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.