Arid Uka përballë ushtarit amerikan, në kokën e të cilit i ngeci arma

Arid Uka (në foton shoqëruese është tok me avokaten e tij) është vënë sot në një gykatë të Gjermanisë përballë ushtarit amerikan, të cilit ai do t'i merrte jetën, por rastësia ia shpëtoi. Nuk dihen emocionet e amerikanit Trevor Brewer, kur është përballur me vrasësin e shokëve të tij, por ndoshta më shumë se gjithçka ka menduar për atë "klikun" e thatë që ka lëshuar këmbëza e pistoletës së Ukës dhe që e ka penguar të shkrehë plumbin që do t'i merrte jetën. Arid Uka, shqiptar nga Kosova me banim në Gjermani, akuzohet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në muajin mars. Trevor Brewer ushtari që i mbijetoi të shtënave fatale i tha gjykatës se kur e pa Arid Ukën në fytyrë, pa “urrejtje në sytë e tij”. Brewer, 23-vjeç, ishte në autobusin transportues të “U.S. Air Force” në aeroportin e Frankfurtit, kur Arid Uka qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë, Nicholas J. Alden, 25-vjeç, nga Karolina e Jugut, dhe Zachary R. Cuddeback, 21-vjeç, nga Virgjinia, më 2 mars. “Kur pashë lart, pistoleta e tij ishte në fytyrën time. Dëgjova fjalët Allah u Akbar dhe pistoleta bëri një ‘klik’”, ka thënë Brewer, sipas Radios Europa e Lirë. I pyetur nga gjykatësi se si do ta përshkruante shprehjen e fytyrës së Ukës atë ditë, Brewer u përgjigj: “Ai po shikonte të na vriste, kishte urrejtje në sytë e tij”.
H.B.
Comments
“Ai po shikonte të na

“Ai po shikonte të na vriste, kishte urrejtje në sytë e tij”. -

Kete urrejtje kundra çlirimtarve te Kosoves e nxisin hoxhallart e Kosoves. Rinia kosovare asht viktime e tyne.

Allah u Akbar !!!!!!

Arid Uka nuk eshte kosovar po

Arid Uka nuk eshte kosovar po gjerman. Nuk eshte formuar ne KOsove po ne Gjermani, po edhe ne Kine te kishte qene, edhe atje do kishte qasje ne interent dhe po aty do radikalizohej. Leri hoxhallaret e Kosocves rehat e mos i fryj tymit

Këta hajvana na e lanë vendin

Këta hajvana na e lanë vendin në agoni - nuk ju ka dalë mjaft 523 vjet pushtimi turk, që nuk na la as gjuhën shqipe ta mësojmë, por duke cuar bythët përpjetë, Allah u Akbar, po vazhdojnë edhe sot të mbështesin injorancën, e cila pjell si rrjellojë kamikazllëk, primitivizëm dhe mungesë zhvillimi. Prandaj zhvillimi tek ne ecën me ritme të ngadalta, sepse konceptet në kokën e shoqërisë sonë janë akoma të paavancuara, primitive. Pse shkon tjetri, djalë i ri, i lindur dhe i rritur në Gjermani e për Allah u Akbarin, vret ushtarë të një kombi aleat si Amerika, që si superfuqi, ka ndihmuar e ndihmon clirimin nga serbët - kjo ka vetëm një emër: cmenduri.

Une vete jam myslyman , por

Une vete jam myslyman , por mendoj se feja myslymane ne Shqiperi dhe Kosove duhet ndaluar me ligj -------Ajo fe eshte absolutisht kunder interesave te kombit shqiptar dhe hoxhallaret duhen ndjekur fare nga tokat shqiptare ---

Ajo fe eshte nje fe Arabe , dhe nuk ka azgje te perbashket me racen shqiptare --

Une vete jam katolik per

Une vete jam katolik per mendoj se feja katolike duhet ndaluar me ligj... kjo fe e Italianeve qe s'ka lidhje me shqiptaret. Kjo fe mizore qe po na i kthen meshkujt ne pedofila e po na rrezikon femijet... :P

Add new comment