Vetvendosja po "ua nxin jetën" autoriteteve në Kosovë

Gjatë konferencës mbi “liberalizimin e vizave”, mbajtur në Prishtinë, panelit të big-wig-ëve që ishin caktuar të mbanin ligjërata iu bë jeta disi e vështirë nga disa veprimtarë të Vetvendosjes. Këta të fundit ishin përgatitur të shfrytëzonin rastin që në panel ish dhe ministri jashtëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe kanë shpërndarë fletushka me përmbajtje kritike ndaj tij e kanë ngritur një banner ku ish shkruar “Fiu, fiu po t’fryn….veriu!” “Veriu që fryn” është gjetja e lezetshme metaforike, me anën e së cilës ata kanë dashur të denoncojnë gjendjen në veriun e Kosovës, ku kontrollin nuk e ka as autoriteti legjitim kosovar, as autoriteti i deleguar Eulex, as autoriteti ushtarak Kfor, por banorët serbë të zonës.
Aty ka qenë dhe ambasadori francez, Fitou, i cili e ka konsideruar këtë situatë si shock-ante. “Janë veprime fashiste të kohës së vitit 1943. Nuk mundet të ndalet dikush të flasë atë që mendon”, ka thënë Fitou. E tepron pak, sigurisht. Të ndërpresësh dikë, teksa është duke folur në një veprimtari publike, nuk është një gjest simpatik, aq më pak demokratik, por nuk është ndonjë skandal. Janë forma të protestës që ndodhin edhe në Francën e tij.
Bajram Rexhepi i ka quajtur “fëmijë të përkëdhelur” veprimtarët e Vetvendosjes, dhe ka shtuar me ca vetpëlqim, se “mund t’i mbajë të gjithë sa janë në xhepin e tij
Re.Pu.
Comments
Vetvendosja ben detyren e vet

Vetvendosja ben detyren e vet legjitime, te njejten gje duhet te bejne dhe disa subjkte ne Shqiperi, hapa konkrete, protestea te qeta me qellim te percaktuar, dhe jo thjesht mbledhje brenda kater mureve, ku del nje tip flet nja dy tre ore kot me se koti pa u marr vesh asgje!!!!!!!!!

Serbeve ne veri, nuk ka se

Serbeve ne veri, nuk ka se cfare u ben as kfor, jo me vetvendosja!?

un kisha pas ni koment sa i

un kisha pas ni koment sa i perket amabsadorit fitu qe net kqyr francen qe arbat sa her ju teket i qin nanen e kallin kret edhe skan qa ju bajn e vetevendosja te pakten po lufton per drejtat e shtetit te saj

un kisha pas ni koment sa i

un kisha pas ni koment sa i perket amabsadorit fitu qe net kqyr francen qe arbat sa her ju teket i qin nanen e kallin kret edhe skan qa ju bajn e vetevendosja te pakten po lufton per drejtat e shtetit te saj

Bravo VV. Cdo dite e me shume

Bravo VV. Cdo dite e me shume po fitoni perkrahes. I duhet ndihme ketij populli per ti hapur syte.

Add new comment